Fjale të urta nga Tirana
Jump to navigation
Jump to search
![]() |
![]() |
---|
Kjo është nje list nga Fjale të urta nga Tirana. Lista per gjith Shqipërin është tek Fjale të urta.
- Kjo listë nuk është e plotë; Ju mund të ndimoni në zgjerimin e saj.
- I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat.
- Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë.
- Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua.
- Mëngjesi është më i mençëm se nata.
- Mos merr si pushka e jevgut.
- Uthulla e fortë plas gurin.
- Pas lufte të gjithë bëhen trima.
- Rrufeja nuk bie në hale.
- Dinaku hyn në pus e del pa lagur.
- Një punë që s'e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë.
- Mirë se të gjej, o hija e madhe!- mirë se vjen o dembel hamë- A kamë leje të rri pak? Po pate me hangër rri sa të duash.
- Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë.
- Mos pyet sa vjeç je, po ç'shëndet ke.
- S'vjen koha pas teje, shko ti pas kohës.
- Goja të idhnon, goja të gëzon.
- Ai q'i ban kotruven, din me i vu edhe vegjën.
- Mos u ngref si sorra në gjem.
- Kush unj qafën i bie zverkut.
- S'kam hall se vdes, kam hall se nxe ves.
- Sa pushon qeni s'lehuri, pushon gënjeshtari s'rrejtuni.
- Kur jep borxh, mendohu: mikun ose paranë.
- Qerozit kur i dol një qime, çau festen që t'ia shikonin.
- Kali q'ka zemër s've mish kurrë.
- Edhe mjalti i ëmbël është, por kur e zjen, xjerr raki.
- Jeta asht e atij që din me e grahë.
- Më i rëndë bishti se sqepari.
- Dorëholli e ka fatin e shkurtër.
- Shpejt hidhet guri në lumë, por kollaj dot s'qitet
- N'daç të prishesh me mikun, epi punën që s'mund ta baj
- Ca janë gatuar me sheqer, e ca me zeher
- Ha bukën e kaut, ba kujdesin e shqaut
- Mur mur behet kalaja.