Flaka e Shenjtë

Flaka e Shenjtë (Greqisht: Ἃγιον Φῶς- "Drita e Shenjtë") është një ceremoni që zhvillohet çdo vit në Kishën e Ngjalljes në Jerusalem të Shtunën e Madhe, një ditë para Pashkës Ortodokse. Gjatë ceremonisë, kryhet një lutje, pas së cilës ndizet një zjarr brenda edikulave, ku disa besojnë se mund të ketë qenë vendosur Varri i Jezuit. Sipas besimit, flaka shfaqet mrekullisht dhe ndizet nga Fryma e Shenjtë. Të krishterët ortodoksë besojnë se kjo është drita e bekuar e Krishtit të ngjallur, i cili u jep atyre ngushëllim, gëzim dhe paqe nëpërmjet saj.[1]
Ceremonia e Flakës së Shenjtë kryesohet nga Patriarku Ortodoks Grek i Jerusalemit dhe zakonisht marrin pjesë priftërinj dhe besimtarë të besimeve të ndryshme të krishtera. Pasi ndezjes së zjarrit, ai shpërndahet në kisha të ndryshme kombëtare dhe transportohet në selitë e tyre (Athinë, Sofje, Moskë, Beograd, Bukuresht, etj.)
Përshkrimi brenda besimit ortodoks
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Sipas traditës ortodokse, mrekullia e Flakës së Shenjtë ndodh çdo vit një ditë para Pashkës Ortodokse. Në të kaluarën, thuhej se dilte një dritë blu nga varri i Jezusit, e cila ngrihej nga pllaka e mermerit që mbulonte shtratin e gurtë që mendohet se është ai mbi të cilin u vendos trupi i Krishtit për t'u varrosur. Pllaka e mermerit tanimë ndodhet në Kishën e Ngjalljes në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit. Më parë, besohej se drita formonte një kolonë zjarri, nga e cila ndizeshin qirinj. Sot përdoret çakmak ose shkrepëse për të ndezur qirinjtë e klerikëve dhe pelegrinëve të pranishëm.[2] Thuhet gjithashtu se zjarri flaka ndez në mënyrë spontane llamba dhe qirinj të tjerë rreth kishës.[3] Pelegrinët dhe klerikët thonë se Flaka e Shenjtë nuk djeg.[4][5]
Përpara se të ndizet flaka, Patriarku ulet në gjunjë përpara gurit, brenda kishëzës, me turma të mbledhura jashtë. Në momentin e ndezjes së flakës, Patriarku del nga kisha me dy llambadhe. Mijëra pelegrinë, si dhe të krishterë vendës të të gjitha denominacioneve mblidhen në Jerusalem për të marrë pjesë dhe për të qenë dëshmitarë të këtij eventi të përvitshëm.[6][7]
Flaka e Shenjtë transportohet në Greqi me fluturim të posaçëm, po ashtu dhe në vende të tjera ortodokse ose pjesën më të madhe të popullsisë orthodhokse, si Jordania, Siria, Gjeorgjia, Bullgaria, Libani, Rumania, Egjipti, Qiproja, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bjellorusia, Ukraina dhe Rusia, duke u pritur nga udhëheqësit e kishave dhe të shteteve.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historiani Eusebius shkruan në veprën e tij “Jeta e Kostandinit”, e cila daton rreth vitit 328 pas Krishtit, për një ngjarje interesante në Jerusalem ditën e Pashkës në vitin 162. Kur rojat e kishës do të mbushnin llambat për t'i bërë gati për të festuar ngjalljen e Krishtit, ata vunë re se nuk u kishte mbetur më vaj. Peshkopi Narcis i Jerusalemit u dha atyre porosi që t'i mbushnin llambat me ujë. Më pas, u tha rojave t’i ndiznin, dhe papritmas, që të gjitha flakëruan sikur të ishin mbushur me vaj të pastër. Sipas traditës së krishterë ortodokse, kjo mrekulli, e cila ka ndodhur përpara ndërtimit të Kishës së Ngjalljes në shekullin e 4-t, lidhet me mrekullinë e Flakës së Shenjtë, megjithëse doktrina shpreh dallime midis të dyjave, pasi e para ishte një ngjarje e vetme, ndërsa mrekullia e Flakës së Shenjtë është një ngjarje vjetore, pra që ndodh vit pas viti. Megjithëkëtë, ato kanë të përbashkët premisën se Perëndia ka prodhuar zjarr në mënyrë të mrekullishme, gjë që, logjikisht, nuk duhet të kish ndodhur.
Rreth vitit 385 pas Krishtit, Egeria, një grua fisnike nga Spanja, udhëtoi për në Palestinë. Në rrëfimin e udhëtimit të saj, ajo flet për një ceremoni pranë Varrit të Shenjtë të Krishtit, ku emetohet një dritë (ejicitur) nga kishëza që rrethon varrin, me anë të së cilës e gjithë kisha mbushet me një dritë të pafundme (lumen infinitum).
Pavarësisht nga rastet e lartpërmendura, besohet se Flaka e Shenjtë është regjistruar për herë të parë nga pelegrini i krishterë, Bernardi i Urti (Bernardus Monachus), në vitin 867.[8][9][10]
Periudha e Kryqëzatave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nën Balduinin I, kleri latin mori përsipër Varrin e Shenjtë, dhe sipas Kristofor Tierman, kleri grek u rivendos " pas dështimit të mrekullisë së përvitshme të Flakës së Shenjtë nën kujdesin latin në vitin 1101, rituali vjetor në prag të Pashkëve kur Flaka e Shenjtë supozohet të zbresë nga qielli për të ndezur qirinjtë e priftërinjve në edikulën e Kishës së Varrit të Shenjtë. Me sa duket, të sapoardhurit nuk ia kishin marrë dorën kësaj."[11]
Megjithatë, sipas disa burimeve të tjera, Flaka e Shenjtë u shfaq në varrin e shenjtë të dielën (ditën e Pashkëve), kur kryepeshkopi latin Daimbert nuk ishte në Kishën e Ngjalljes dhe procesi u krye nga grekët dhe të krishterët e tjerë ortodoksë. Varri i shenjtë u mbyll gjatë kësaj periudhe nga Daimberti.[12]
Periudha osmane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1834, në prani të guvernatorit Ibrahim Pasha të Egjiptit, pelegrinët krijuan rrëmujë në kishën të mbushur me tym dhe të mbipopulluar, që u përkeqësua më tej nga rojet e pashait, të cilët hapën rrugën për të dalë përmes turmës. Katërqind vetë humbën jetën sipas një dëshmitari okular, duke iu referuar fjalëve të udhëtarit anglez të Lindjes së Afërt, Robert Curzon.
Periudha moderne
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ceremonia nuk shkoi siç duhet në vitin 2002 kur ndodhi një mosmarrëveshje midis Patriarkut Grek dhe peshkopit shoqërues armen se kush duhet të dilte i pari nga varri i Krishtit me Flakën e Shenjtë, gjë që solli një "luftë" midis fraksioneve. Për shkak të konfliktit, Patriarku grek ia shuajti dy herë qiriun armenit gjatë ceremonisë, ndërsa Patriarkut grek iu vodh njëra këpucë. Në fund, policia izraelite hyri në ambientet e ndërtesës për të rivendosur rendin.[13]
Kritikat dhe kundërshtimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1009, kalifi fatimit Al-Hakim bi-Amr Allah urdhëroi shkatërrimin e Kishës së Ngjalljes dhe ndërtesave të lidhura me të, me sa duket i indinjuar nga ajo që e konsideronte si mashtrim të praktikuar nga murgjit në zbritjen "e mrekullishme" të Flakës së Shenjtë. Kronisti Jahia tha se "vetëm ato gjëra që ishin shumë të vështira për t'u shembur u kursyen". Procesionet u ndaluan dhe thuhet se, disa vite më vonë, të gjitha manastiret dhe kishat në Palestinë u shkatërruan ose u konfiskuan. Në vitin 1238, Papa Gregori IX e denoncoi Flakën e Shenjtë, duke e quajtur mashtrim dhe ua ndaloi françeskanëve të merrnin pjesë në ceremoni.[14] Në mënyrë të ngjashme, shumë të krishterë kanë mbetur të pabindur nga kjo ndodhi.[15] Sipas Shihab al-Din al-Qarafi, sundimtari Ayyubid i shekullit të 13-të Al-Muazzam Turanshah (mbretëroi 1249–1250), përmendet si personi që zbuloi mashtrimin e Flakës së Shenjtë; megjithatë, ai i lejoi murgjit të vazhdonin mashtrimin e tyre në këmbim të parave.[16] Udhëtari osman, Evliya Çelebi (1611–1682), tha se një murg derdhte pika nafte nga lart nga një kavanoz me anë të një zinxhiri.[17] Edward Gibbon (1737–1794), shkroi ashpër rreth fenomenit të supozuar në vëllimin përmbyllës të Historisë së Rënies dhe të Shkatërrimit të Perandorisë Romake.
Ky mashtrim fetar, i shpikur fillimisht në shekullin e nëntë, u prit me devotshmëri nga kryqtarët latinë dhe përsëritet çdo vit nga kleri i sekteve greke, armene dhe kopte, të cilët u imponohen spektatorëve naivë për përfitimin e tyre dhe atë të tiranëve të tyre.
Thomas Tegg, një anglez i shekullit të 19-të, përfshiu një rrëfim të ngjarjes në Enciklopedinë e Londrës, të botuar në vitin 1828, duke spekuluar se ndodhia është thjesht natyrore dhe e motivuar nga interesi financiar.
Disa grekë kanë qenë kritikë ndaj Flakës së Shenjtë, si studiuesi Adamantios Korais (1748–1833), i cili e konsideronte mashtrim fetar në traktatin e tij "Mbi Dritën e Shenjtë të Jerusalemit". Ai iu referua ngjarjes si "makinacione të priftërinjve mashtrues" dhe dritës "së pabesë" të Jerusalemit si "një mrekulli përfituesish". Në vitin 2005, në një demonstrim të drejtpërdrejtë në televizionin grek, Michael Kalopoulos, autor dhe historian i fesë, zhyti pesë qirinj në fosfor të bardhë. Qirinjtë u ndezën spontanisht pas afërsisht 10 minutash për shkak të vetive të vetëndezjes së fosforit të bardhë kur bie në kontakt me ajrin.[18] Sipas faqes së internetit të Kalopoulos:
Nëse fosfori tretet në një tretës organik të përshtatshëm, vetëndezja vonohet derisa tretësi të ketë avulluar pothuajse plotësisht. Eksperimentet e përsëritura treguan se ndezja mund të vonohet për gjysmë ore ose më shumë, në varësi të dendësisë së tretësirës dhe tretësit të përdorur.
Kalopoulos thotë gjithashtu se reaksionet kimike të kësaj natyre ishin të njohura mirë në kohët e lashta, duke cituar Strabonin, i cili shprehet kështu: "Në Babiloni ka dy lloje burimesh nafte, një i bardhë dhe një i zi. Nafta e bardhë është ajo që ndizet me zjarr." (Gjeografia e Strabonit 16.1.15.1-24) Më tej thotë se fosfori është përdorur nga magjistarët kaldeas në fillim të shekullit të pestë para Krishtit, dhe nga grekët e lashtë, në një mënyrë të ngjashme me përdorimin e tij të supozuar ditët e sotme nga Patriarku Ortodoks i Jerusalemit.[19]
Skeptiku rus Igor Dobrokhotov[20] ka analizuar gjerësisht provat për një mrekulli të supozuar në faqen e tij të internetit, duke përfshirë burimet e lashta[21] dhe fotot e videot bashkëkohore.[22] Dobrokhotov dhe kritikë të tjerë, përfshirë studiuesin ortodoks rus Nikolai Uspensky, Dr. Aleksandr Musin e Sorbonës dhe disa Besimtarë të Vjetër citojnë fragmente nga ditarët e Peshkopit Porfir(Uspensky) (1804–1885),[23] të cilat tregonin se kleri në Jerusalem e dinte që Flaka e Shenjtë ishte mashtrim.
Në librin e tij, gazetari Dimitris Alikakos paraqet një intervistë me Kryepeshkopin Isidor të Patriarkanës së Jerusalemit, në të cilën ky i fundit pranon se "Qiriu i pagjumë", e vendos vetë ai në Kishën e Varrit të Shenjtë gjatë mëngjesit të së Shtunës së Madhe, dhe ai ndizet prej tij me një çakmak.[24]Ish-skeuofilaksi Kryepeshkopi Niqifor bën të njëjtën deklaratë, veçse ai tha se përdorte shkrepëse.Në të njëjtin libër, Kryepeshkopi Gerasin Theofanis thotë se Flaka e Shenjtë nuk ndizet mrekullisht, por natyralisht, dhe më pas bekohet nga Patriarku. Ai shton se: "ne i mashtrojmë besimtarët duke i lënë të besojnë se është një mrekulli. Kjo është e papranueshme dhe ndikon negativisht".[24]Sipas Theofanit, "mrekullia" u shpik nga kryqtarët katolikë para disa shekujsh dhe më vonë u vazhdua nga Patriarkana Ortodokse Greke e Jerusalemit.[25][26] Përveç kësaj, Mitropoliti Kornilios i Petras, zëvendës i Patriarkanës së Jerusalemit në vitin 2001, konfirmoi një intervistë më të vjetër, duke thënë se edhe ai kishte ndezur qirinjtë e Zjarrit të Shenjtë me një qiri natyral dhe përshkroi me hollësi atë që pa kur hyri në Kishën e Varrit të Shenjtë.[24]Së fundmi, në librin e tij, gazetari përmend fshirjen e fjalës "mrekulli" nga faqja zyrtare e Patriarkanës më 23 qershor 2018, me urdhër të Patriark Teofilit III.[24]
Një nga mbajtësit armenë të pishtarëve, një detyrë që zakonisht kalohet nga babai te djali (ose nga një anëtar tjetër mashkull i familjes së pishtarmbajtësit), ka pranuar se i ati i zbuloi se burimi i zjarrit ishte i lashtë dhe simbolik, por jo një mrekulli. Ai tha që: "Priftërinjtë grekë sjellin një llambë – një që është mbajtur ndezur për 1500 vjet – për të prodhuar Flakën e Shenjtë. Për pelegrinët plot besim që vijnë nga jashtë, është një zjarr nga Qielli, një mrekulli e vërtetë. Por jo për ne.”[27]
Peshkopi armen i Kishës së Varrit të Shenjtë, Samuel Agoyan, ka marrë pjesë në ceremoninë e Flakës së Shenjtë së bashku me Patriarkun Grek në tre raste. Në një segment lajmesh të transmetuar në Kanalin Izraelit 12 më 10 mars 2018, Agoyan tregoi se gjatë përfshirjes së tij, Patriarku Grek ndezi zjarrin me ndihmën e një llambe.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "The Patriarch received the Holy Fire: Christ is the Joyful light, Who shows His love to those who look for Him".
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Alikakos, Dimitris (2019). Λύτρωση - Περί του Αγίου Φωτός. Athens. ISBN 9786185076276.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ↑ "Description of the Miracle of Holy Fire that happens every year in Jerusalem". holyfire.org.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Niels Christian Hvidt (1998). "The Miracle of the Holy Fire in Jerusalem". Orthodox Christian Information Center.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Photos and videos of the Holy Fire miracle". holyfire.org.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Christian pilgrims gather in Jerusalem for 'holy fire' ritual". The Times of Israel.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Holy Fire Rite Brings Thousands to Jerusalem - Jerusalem Articles". Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2017. Marrë më 2017-01-30.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Guy Le Strange (2010). Palestine Under the Moslems: A Description of Syria and the Holy Land from A.D. 650 To 1500 (bot. reprint). Cosimo, Inc. fq. 202. ISBN 9781616405212.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Hunt Janin (2002). Four Paths to Jerusalem: Jewish, Christian, Muslim, and Secular Pilgrimages, 1000 BCE to 2001 CE (bot. illustrated). McFarland. fq. 77. ISBN 9780786412648.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Christopher Macevitt (2009). The Crusades and the Christian World of the East: Rough Tolerance (bot. illustrated). University of Pennsylvania Press. fq. 212. ISBN 9780812220834.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Tyerman, Christopher (2006). God's War: A New History of the Crusades. Harvard University Press. ISBN 9780674023871 – nëpërmjet Google Books.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Marcel Picaud; C W Wilson (1888). The pilgrimage of the Russian abbot Daniel in the Holy Land, 1106-1107 A.D. London: [Palestine Pilgrims' Text Society].
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - ↑ Clark, Victoria (25 prill 2003). "Holy Fire sets Orthodox rivalry ablaze in Jerusalem". Marrë më 11 gusht 2018 – nëpërmjet telegraph.co.uk.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Sparks from the Holy Fire". 3 maj 2003. Arkivuar nga origjinali më 14 shkurt 2012.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Hunt Janin (2002). Four Paths to Jerusalem: Jewish, Christian, Muslim, and Secular Pilgrimages, 1000 BCE to 2001 CE (bot. illustrated). McFarland. fq. 77. ISBN 9780786412648.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Diego R. Sarrió Cucarella (2015). Muslim-Christian Polemics across the Mediterranean: The Splendid Replies of Shihāb al-Dīn al-Qarāfī, Parts 684-1285. Brill. fq. 61. ISBN 9789004285606.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Jerusalem: The Biography, page 305, Simon Sebag Montefiore, Weidenfeld & Nicolson, 2011. ISBN 978-0297852650
- ↑ Archived at Ghostarchive and the "Μιχάλης Καλόπουλος πείραμα - Άγιο Φως". YouTube. Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2012. Marrë më 5 mars 2026.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!): "Μιχάλης Καλόπουλος πείραμα - Άγιο Φως". YouTube.{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "The "Holy" Light of Jerusalem". Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2010. Marrë më 24 janar 2009.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Igor Dobrokhotov" (në rusisht).
- ↑ "ИСТОРИЯ БЛАГОДАТНОГО ОГНЯ" (në rusisht).
- ↑ "ОБСУЖДЕНИЕ ФОТОСВИДЕТЕЛЬСТВ" (në rusisht).
- ↑ "Епископ Порфирий" (në rusisht).
- 1 2 3 4 Alikakos, Dimitris (2019). Λύτρωση - Περί του Αγίου Φωτός. Athens. ISBN 9786185076276.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ↑ Gabim citimi: Etiketë
<ref>e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura "auto" - ↑ "Κύμα αντιδράσεων από τις μαρτυρίες για την Αφή του Αγίου Φωτός – Binteo". enikos.gr (në greqisht). 20 mars 2019. Marrë më 2019-08-07.
- ↑ "Mystery of Jerusalem's Holy Fire comes to light". www.telegraph.co.uk. 16 prill 2001.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)