Flaka e përjetshme

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Flaka e përjetshme është një zjarr, llambë ose pishtar që digjet vazhdimisht për një periudhë të pacaktuar. Shumica e flakëve të përjetshme janë ndezur nga dora e njeriut me një qëllim të caktuar, por disa prej tyre janë fenomene natyrore të shkaktuara nga rrjedhjet e gazit natyror, zjarret torfe dhe zjarret e qymyrgurit. Të gjitha zjarret natyrore mund të jenë ndezur fillimisht nga rrufeja, piezoelektriciteti ose aktiviteti njerëzor, e ku disa prej të cilave kanë vazhduar të digjen për mijëra vjet pandërprerë.

Në kohët e lashta, flakët e përjetshme furnizoheshin nga lënda djegëse e drurit ose vaji i ullirit; shembujt modernë zakonisht përdorin një furnizim të lëndës djegëse të propanit ose gazit natyror. Flakët e përjetshme të krijuara nga njeriu më shpesh përkujtojnë një person ose një ngjarje me rëndësi kombëtare, shërbejnë si një simbol i një natyre të qëndrueshme siç është një besim fetar, ose një kujtesë e përkushtimit ndaj një qëllimi të përbashkët, siç është diplomacia.

Shiko gjithashtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]