Flamur Topi
Flamur Topi është mjek, shkrimtar dhe gazetar, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë që nga viti 1970, ka nisur të shkruajë në moshë të re.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1964, botoi të parin tregim fantastiko-shkencor "Zemra trime". Në vitin 1969, në vëllimin me të njëjtin titull, "Zemra trime", përmblodhi të gjitha tregimet fantastiko-shkencore të shkruara deri në atë kohë. Në vitet që pasuan, autori boton veprat: "Tinguj të harruar", "Dashuria e robotëve", "Iliri dhe Turi", "Fitorja e Mirës", "Lufta për jetën", "Tregime për shëndetin tënd", "Një mision i vështirë", "Miqtë e padukshëm", "Ditë vere", "Gara e jetës", "Green Peace", "Tregimet e Aids-Sida-s". Përveç kontributit në letërsi, veçanërisht në gjininë fantastiko-shkencore, Flamur Topi ka shkruar edhe skenarë filmash artistikë, si: "Guximtarët", "Tinguj lufte", "Me hapin e shokëve", "Në ditët e pushimeve", "Shokë të një skuadre", "Lufta për jetën".Me motivet e novelës "Iliri dhe Turi" , në bazën e skenarit të shkruar nga regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti, regjisori po ashtu i suksesshëm Pirro Milkani, realizoje filmin "Fraktura". Veprat e tij janë nderuar me çmime në konkurset kombëtare të letërsisë për fëmijë, por edhe për të rritur[1].
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tinguj të harruar - 1970
- Një natë jetë - 2009
- Rruga e mundimshme e demokracisë" (2005)
- Dita kur vdiq komunizmi" (2001)
- Pasdite me Zotin" (2010)
- E fshehta e natës" (2008)
- Dashuria e Roboteve (2021)
- Lufta për Jeten (2020)
- Ngjarje në trup (2020)
- Tregime për ''Shendetin Tend'' (2019)
- Tinguj të Harruar (2020)
- Zemra Trime (1964)
- Tregimet e Aids-Sidia-s
- The race of life (2022)
- Miqtë e padukshem (1991
- Fusha (1994)
- Iliri dhe Turi (2017)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Topi, Flamur (2021). Ngjarje në trup. Onufri. ISBN 9789928313812.