Fletërrufe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Fletërrufeja gjatë regjimit komunist në Shqipëri ishte zakonisht një letër e madhe si afishe, kishte në krye, me shkronja thuajse gjithnjë të kuqe e si titull, vetë fjalën "Fletërrufe" dhe më pas emrin e personit të cilit i drejtohej. Fletërrufeja varej zakonisht në mur, në hollet e hyrjes së shkollave e ndërmarrjeve, por edhe jashtë, nëpër rrugë e sheshe, ndonjëherë edhe në trungje pemësh. Shumë njerëz u vunë në shënjestër e u nxorën thuajse në bankën e të akuzuarve për "krime" të ndryshme, nëpërmjet fletërrufeve.[1]

Më 6 shkurt Enver Hoxha mbajti të ashtuquajturin "Fjalimi i 6 shkurtit". Fill pas këtij në shkolla, në qendra pune e kudo shpërtheu një stuhi revolucionare, e shoqëruar me dhunë verbale e psikologjike kundër të ashtuquajturave shfaqje të huaja, borgjeze etj. Kjo dhunë në shumicën e rasteve bëhej me shkrim dhe afishohej publikisht, në rrugë, sheshe, shkolla, ndërmarrje, lagje e kudo. Fjala "fletë-rrufe" nuk ishte dëgjuar më parë, fjalë e cila shpejt, nga përdorimi i shpeshtë, u përngjit në "fletërrufe". Fjala është përkthim i kinezes "dacibao", pak a shumë me të njëjtin kuptim.[2]

Persona të caktuar viheshin në shënjestër "me urdhër nga lart". Por kishte gjithashtu edhe shumë raste kur njerëzit përfitonin nga rasti për të shfryrë mllefe e xhelozira. Për "t'ia hedhur" e për të mos rënë viktimë e ndonjë mase të rëndë, fletërrufesë i duhej përgjigjur flakë për flakë, duke pranuar si të drejtë kritikën e bërë në të, sado absurde që të ishte, sidomos po të kishte ngjyrime politike. Autokritika jo gjithmonë kishte sukses.[3]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Çabej, Brikena (2018-07-20). "Fletërrufetë kundër Eqrem Çabejt, sulmet e kolegëve në vitet '67-'68". Koha.net. Marrë më 2018-07-20. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Çabej, Brikena (2018-07-20). "Fletërrufetë kundër Eqrem Çabejt, sulmet e kolegëve në vitet '67-'68". Koha.net. Marrë më 2018-07-20. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Çabej, Brikena (2018-07-20). "Fletërrufetë kundër Eqrem Çabejt, sulmet e kolegëve në vitet '67-'68". Koha.net. Marrë më 2018-07-20. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)