Jump to content

Blerja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Fleteporosi)

Fletëporosia është një letër afariste në të cilën blerësi kërkon nga shitësi të dërgoj një sasi dhe cilësi të caktuar të mallit në kushte të caktuara të shitjes.

Porosia dërgohet në bazë të :

  • Ofertës së marr,
  • Porosive të mëhershme dhe
  • Nga marrdhëniet e rregullta afariste.

Porosia mund të bëhet përmes telefonit, internetit dhe mjeteve tjera. Gjatë porositjes së mallit duhet t’i eliminojmë mosmarrëveshjet eventuale, për t’iu larguar mosmarrëveshjeve atëherë porosia duhet të jetë e saktë, e qartë dhe t’i përmbaj elementet e nevojshme.

Ndër elementet kryesore te porosisë janë :

  1. Lloji, sasia dhe cilësia e mallit,
  2. Çmimi, afati dhe mënyra e pagesës,
  3. Mënyra e paketimit dhe transportit.

Pas dërgimit të fletëporosisë për të mos pas mosmarrëveshje blerësi duhet të ketë të qartë se çfarë shkruan në përshkrimin e porosis.

Pas dërgimit të fletëporosisë duhet të bëhet pranimi nga ana e shitësit.

Nëse ndodh që blerësi e ka ndërruar mendjen për atë porosi që ka bërë, atëherë ai është i obliguar për ta lajmëruar shitësin para afatit të dërgimit sepse nëse nuk lajmërohet atëherë shitësi do të krijoj shpenzime të panevojshme psh, shpenzimet e transportit, shpenzimet e paketimit, shpenzimet e fuqisë punëtore, humja e kohës etj.