Shko te përmbajtja

Florian Semani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Florian Semani
Zëvendësministër i Financave
Titullar
Në detyrë
mars 2025
MinistriPetrit Malaj
Të dhëna vetjake
U lind më2 korrik 1981 (44 vjeç)
Lezhë, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptar
ArsimimiSimon Fraser University
New York University
ProfesioniEkonomist, pedagog,

Florian Semani (lindur më 2 korrik 1981) është ekonomist dhe zyrtar i administratës publike. Që nga muaji mars 2025, ai ushtron detyrën e zëvendësministrit të Financave të Shqipërisë.[1]

Semani ka ndjekur studimet universitare në degët e ekonomikut dhe matematikës në Simon Fraser University, në Vankuver, Kanada, me bursë të plotë. Më pas, ai ka përfunduar studimet e doktoratës në ekonomiks në New York University, po ashtu me bursë të plotë, duke u specializuar në makroekonomi dhe ekonomi financiare. Gjatë kësaj periudhe, ai është trajnuar nga ekonomisti fitues i Çmimit Nobel, Thomas J. Sargent.

Para emërimit në detyrën e zëvendësministrit, nga gushti i vitit 2024 deri në shkurt 2025, Semani ka punuar si ekonomist i lartë në Departamentin e Thesarit Amerikan. Në këtë funksion, ai është marrë me auditimin e korporatave me asete të mëdha dhe me çështje që lidhen me hetimet tatimore nga Internal Revenue Service, në raste të paraqitura përpara Gjykatës Tatimore të Shteteve të Bashkuara.

Më herët, ka qenë menaxher në ekipin e çmimeve të transfertës dhe taksimit ndërkombëtar në kompaninë Andersen Tax USA, duke u angazhuar në projekte që përfshijnë analizën, planifikimin dhe dokumentimin e strategjive tatimore ndërkombëtare.

Gjithashtu, ka qenë lektor i jashtëm në New York University, ku ka dhënë mësim në lëndë të ndryshme si Ekonomi Ndërkombëtare, Makroekonomi, Organizim Industrial dhe Teoria e Lojërave e Aplikuar.

  1. "Emërohet zëvendësministri i ri i Financave". financa.gov.al. Marrë më 10 korrik 2025.