Floriana Garo
Floriana Garo eshte nje figure shume e njohur e medias ne Shqiperi, zedhenese e Partise Demokratike, dhe Miss World Albania 2012. Ajo eshte drejtuesja e emisionit "Elevate by Floriana Garo" ne YouTube, dhe ka drejtuar per 5 vite me nje sukses te madh programin "Jo Vetem Mode” ne TV Klan.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Elevate by Floriana Garo
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Floriana nisi kete emision te sajin ne Maj te 2025, me qellim lartesimin dhe frymezimin e audiences se saj online duke sjelle biseda te thella me personalitete te botes publike ne Shqiperi. [1]
Jo Vetem Mode
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Floriana ka qene autorja dhe drejtuesja e emisionit Jo Vetem Mode per 5 vite rresht, nje program i perjavshem info-argetues ne TV Klan ku ajo ka sjelle per publikun profile ekskluzive te personaliteteve te famshem si Behgjet Pacolli, Lorik Cana, Odeta Nishani, Majlinda Bregu, Foto Strakosha, etj. si dhe e ka argetuar publikun me me te rejat e botes se lifestyle dhe modes.
Prezantime te tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Floriana eshte prezantuesja e pare dhe e vetmja e motit ne ABC News qe nga prilli i vitit 2011.
- Floriana ka prezantuar Miss Globe 2013 se bashku me Gent Bejko.
- Floriana ka prezantuar Festivalin e 51 te Kenges ne RTSH se bashku me Enkel Demi ne dhjetor te 2012.
- Floriana ka prezantuar koncertin e 100 vjetorit te Pavaresise.
- Floriana ka prezantuar Panairin e 13 te Librit ne Tirane.
Karriera si Modele
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Floriana ka perfaqesuar Shqiperine ne Miss World Albania 2012 ne Ordos, Kine. Kjo eksperience I dha nje shtyse te fuqishme karrieres se saj ne televizion.
- Floriana ka marre pjese ne sfilatat vjetore te Geraldina Sposa ne vitet 2012, 2013.
- Floriana ka qene ne kopertinat e revistave Shije, Mapo Madame, Jeta, Klan.
Jeta Private
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Floriana eshte vajza e Profesor Sofokli Garos dhe mjekes Teuta Garo dhe ka nje vella 7 vite me te madh. Ajo ka lindur ne Durres me 15 shkurt 1987. Ne vitin 2002 Floriana dhe familja e saj u shperngulen ne SHBA ku ajo jetoi per 8 vjet. Ajo eshte diplomuar per Marredhenie Nderkombetare ne City College of New York dhe ka luajtur volejboll per ekipin e Universitetit, ku ka marre 2 here titullin “Lojtarja e Vitit” ne vitin 2007, 2009.
Ne 2010 Floriana u rikthye ne Tirane ku zhvilloi karrieren e saj ne televizion.
Me pas, ne vitin 2017 Floriana u largua edhe njehere nga Shqiperia, kete here ne Gjeneve te Zvicres, ku u martua me avokatin zviceran Enis Daci, me te cilin ka 2 femije, Adia dhe Priam.
Qe nga viti 2021 Floriana eshte rikthyer bashke me bashkeshortin dhe femijet e saj ne Tirane ku eshte perfshire ne politike si Zedhenesja e Partise Demokratike, nderkohe qe drejton edhe emisionin e saj Elevate by Floriana Garo ne YouTube. [2]
- ↑ "Elevate by Floriana Garo". YouTube. Marrë më 2025-06-23.
- ↑ "Floriana Garo - Partia Demokratike e Shqipërisë". pd.al. Marrë më 2025-06-23.