Lulëtaria

Lulëtaria ose kultivimi i luleve, është një disiplinë e kopshtarisë që merret me kultivimin e luleve dhe bimëve zbukuruese për kopshte dhe lulishte si dhe për industrinë e luleve. [1]
Lulëtaria përfshinë lulet e shtëpisë, lulet e kopshtit dhe lulet e buqetave.[2] Lulëtaria është e lidhur ngushtë me disa disiplina shkencore, të tilla si botanika dhe dendrologjia dekorative, ushqimi i qelizave bimore, mbarështimin e bimëve, fiziologjia e bimëve, projektimi i zonave të gjelbra, planifikimi dhe rregullimi i materialit bimor. Zhvillimi përmes mbarështimit të varieteteve të reja të luleve, është një profesion mjaft i gjerë. Holanda konsiderohet se është njëri ndër vendet kryesore në fushën e prodhimit të luleve, e njohur sidomos për tulipanët e saj.
Klasifikimi shkencor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lulëtaria është pjesë e botanikës së aplikuar, e cila kryesisht merret me studimin, vetitë morfologjike dhe ekologjike të llojeve të bimëve me lule, si dhe me prodhimin, kultivimin dhe zbatimin e tyre.
Nëndegët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lulëtaria si një degë bujqësore e cila merret me kultivimin e bimëve me lule zbukuruese mund të ndahet në dy nëndegë kryesore:
- Lulëtaria e fushave të hapura dhe
- Lulëtaria e fushave të mbyllura (sera).
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- ↑ "Florikultura – Shqipopédia". 2019-06-17. Marrë më 2025-08-15.
- ↑ "Nga Besnike Aliaj: Sekretet e florikulturës, të shërohesh falë efekteve pozitive të bimësisë". revistapsikologji.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-08-15.