Flutra Açka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Flutra Açka
Fotoporteti
Emri Flutra
Mbiemri Açka
Lindur më 1966
Lindur në Elbasan
Kombësia shqiptare
Shtetësia shqiptare
Profesioni shkrimtare, ekonomiste

Flutura Açka lindi në qytetin e Elbasanit, më 1966. Është poeteshë, shkrimtare dhe botuese shqiptare. Është diplomuar për Statistikë në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës më 1988 dhe për Gjuhë-Letërsi më 2001 në Universitetin e Elbasanit. Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe më pas administratore dhe redaktore e botimeve në shtëpi botuese. Më 2001, bashkë me të shoqin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese me qendër në Tiranë. Flutura Açka është shumë e njohur me poezinë e saj. Në vitin 1997 ajo mori çmimin ndërkombëtar "Lira e Strugës" në Netët e Poezisë Strugane ku e ka përfaqësuar poezinë shqipe për disa vite. Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë evropianë të gjeneratës së re në konkurrimin për çmimin e madh Tivoli-Europa në Itali. Përfaqësohet me poezitë e saj në pjesën më të madhe të antologjive të poezisë shqipe në gjuhë të huaj dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në shumë gjuhë. Edhe proza e saj po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, edhe jashtë vendit. Romani i saj Vetmi gruaje është përkthyer në gjuhen bullgare nga Viktor Genkov[1].

Tituj të veprave[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Vetmi gruaje - Tiranё, 1998 - roman
përkthyer në bullgarisht - nga Viktor Genkov : Самотата на една жена [2]

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Albanologjia në Bullgari - Përkthime
  2. ^ Myzhden Mehmedova (Мюжден Мехмедова) : Самотата на една жена