Fokat me veshë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Foka me veshë)
Shko te: navigacion, kërko
Fokat me veshë
Luani i detit australian (Neophoca cinerea)
Luani i detit australian (Neophoca cinerea)
Klasifikimi shkencor
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Mammalia
Rendi: Carnivora
Nënrendi: Caniformia
Mbifamilja: Pinnipedia
Familja: Otariidae
Gray, 1825
Gjinitë

Arctocephalus
Callorhinus
Eotaria
Eumetopias
Neophoca
Otaria
Phocarctos
Pithanotaria
Proterozetes
Thalassoleon
Zalophus

Fokat me veshë (lat. Otariidae) janë një nga tre grupet kryesore të gjitarëve mishngrënës brenda mbifamiljes së këmbëlopatave (lat. Pinnipedia). Sot, ka 15 lloje të gjalla të fokave me veshë të grupuar në shtatë gjini dhe zakonisht njihen si luanët e detit ose fokat me gëzof, të dallueshëm nga fokat e vërteta (Phocidae) dhe trikekët (Odobenus). Fokat me veshë janë përshtatur me një jetesë gjysëmdetare, duke u ushqyer dhe migruar në ujë, por duke u çiftuar dhe pushuar në tokë ose akull.

Banojnë në të gjithë ujrat nënpolar, të butë dhe ekuatoriale të oqeaneve Paqësor dhe Jugor, si dhe në pjesët jufore të oqeaneve Indian dhe Atlantik. Dukshëm, nuk gjenden në veri të Atlantikut.

Fjala Otariidae vjen nga greqishtja otarion, që do të thorë "vesh i vogël"[1], duke iu referuar llapave të vogla, por të dukshme të veshit, që i dallon ato nga fokat pa veshë (fokat e vërteta).

Shiko dhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ "Otary, n., etymology of" The Oxford English Dictionary. 2nd ed. 1989. OED Online. Oxford University Press. http://dictionary.oed.com/ Accessed November 2007