Forcat e Ginjus

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Logoja e Forcave të Ginjus

Forcat e Ginjus (ギニュー特とく戦せん隊たい Ginyū Tokusenta) janë një grup në ushtrinë e Frizës që u punësuan për ta pushtuar planetin. Ata u paraqitën në anime dhe manga Dragon Ball krijuar nga Akira Toriyama.

Antarët e grupit ishin trupa speciale të Klasës së Nivelit të Lartë Ekzekutiv në ushtrinë galaktike të Frizës. Kapiteni i forcave, Ginju është poashtu krahu i djathtë i Frizës.

Antarët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kapiteni Ginju[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kapiteni Ginju ((ギニュー隊長 Ginyū-taichō) është kapiten i grupit dhe krahu i djathtë i Frizës. Ai ka aftësi të ndryshoj trupat. Ai është i vetmi antarë i grupit që nuk është vrarë, pasi Goku mendon se ai nuk është më i rrezikshëm pasi ai është në trupin e një bretkose.

Ai kthehet në Dragon Ball Super dhe arriti të marrë trupin e Tagomës dhe lufton pësëri kundër armiqëve të tij të vjetër. Me arritjen e Gokut dhe Vexhitës, ky i fundit i jep fundit një herë e përgjithmonë Ginjus pasi nuk deshi ndërhyrjen e tij gjatë betejës kundër Frizës.

Xhis[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Xhis (ジース Jīsu) është zv.kapiten i grupit. Kapiteni Ginju më së miri e përshkruan atë si një mutant jashtëzakonisht të shkëlqyeshëm dhe me bjonde të bardhë. Ai ka nofkën “Magma i Kuq”.

Bërter[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bërter (バ ー タ Bāta) është anëtari më i shpejtë i grupit. I quajtur "Uragani Blu", ai shpesh kryen sulme të kombinuara me Xhis. Ai është shumë arrogant, mburrës, dhe ka tendencë të flasë me kundërshtarët e tij.

Rikum[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rikum (リクーム Rikūmu) është anëtari më i shkëlqyeshëm pasi ai është parë duke goditur më shpesh në betejë se vetë Kapiteni Ginju, dhe përgjithësisht duke u sjellur në mënyrë mashtruese. Ai me lehtësi luftoi me Vexhitën, niveli që kishte 30,000. Kur Kapiteni Ginju analizoi nivelin e fuqisë së Gokut që ishte rreth 60,000, Xhis bërtet duke i thënë Rikum se ai nuk ka shancë kundër Gokut.

Guldo[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Guldo (グ ル ド Gurudo) është anëtari më i vogël dhe më pak i fuqishëm fizikisht i Forcës Ginju. Guldo posedon disa aftësi psikike, duke përfshirë edhe mundësinë për të ndalur kohën për aq kohë sa ai mund të mbajë frymën e tij; kjo duket të jetë një nga arsyet kryesore që ai ka arritur anëtarësimin në Forcën e Ginjus. Në betejë, Guldo është frikacak dhe i dëshpëruar, duke u mbështetur në taktika të ndryshme për të mposhtur armiqtë e tij.

Kuriozitete[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Të gjithë anëtarët e Forcës Ginju janë vrarë nga Vexhita, megjithëse Vexhita gjithashtu kishte një shans për të kunguar dhe vrarë kapitenin Ginju (si një bretkocë), por vendosi të mos e bëjë atë. Megjithatë, në Dragon Ball Super, Vexhita përfundimisht vrau Ginjun, i cili ishte në trupin e Tagomas. Me vdekjen e Ginjus, të gjithë antarët e grupit u vritën nga Vexhita.