Forcat e Operacioneve Speciale (Ukrainë)
Forcat e Operacioneve Speciale (ukrainisht: Си́ли спеціа́льних опера́цій Збро́йних сил Украї́ни, shkurtuar ukrainisht: ССО) janë forcat speciale të Ukrainës dhe një nga pesë degët e Forcave të Armatosura të Ukrainës, me seli në Kiev.
Forca Speciale ka role të ndryshme, midis së cilave ndërhyrje e drejtpërdrejtë në raste cënimi të sigurisë, zbulimi special dhe kundër-zbulim, mbledhja e inteligjencës, sabotimi dhe lufta psikologjike. Ata nuk janë të vetmet njësi të forcave speciale në Ukrainë. SSO u krijua në vitin 2016, pas reformave të ndryshme të Forcave të Armatosura të Ukrainës për shkak të dështimeve në luftën në Donbas, dhe grupet e forcave speciale të Ukrainës u trajnuan sipas modelit të forcave të reagimit të NATO-s.[1][2]
Ky degëzim u formua bazuar në njësitë ushtarake të Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës të Ukrainës (HUR) dhe forca nga shërbimi i inteligjencës ushtarake, të krijuara fillimisht nga GRU-ja Sovjetike Specnaz, me qendër në Ukrainë (atëherë SSR e Ukrainës).
Në vitin 2014, Komanda e Forcave Speciale numëronte mbi 4000 operativë të quajtur specnaz, të cilët të gjithë janë ushtarë profesionistë. [3][4] [5] [6]
Forca Detare e Ukrainës mban gjithashtu regjimentin e saj të vogël Specnaz. Detashmenti është quajtur Seals sipas Marinës së Shteteve të Bashkuara SEAL dhe ka për detyrë të njëjtin qëllim.[7]
Ndërkohë që forcat nga Ministria e Brendshme janë të përfshira shpesh në gjetjen e spiunëve dhe diversantëve, njësitë Specnaz të Ministrisë së Mbrojtjes janë të përfshirë më drejtpërdrejtë në raste lufte.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Українська частина сертифікована як Сили швидкого реагування НАТО" [Ukrainian unit certified as NATO rapid reaction forces]. MIL.IN.UA (në ukrainisht). 24 qershor 2019. Marrë më 24 qershor 2019.
- ^ "Ukrainian spec-ops forces unit passes NATO certification, first time in history". www.unian.info (në anglisht). 24 qershor 2019. Marrë më 2019-06-24.
- ^ "Новини Хмельницького "Є"". 7 mars 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Іловайськ: цифри і факти". 29 gusht 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "3 окремий полк спеціального призначення".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Первомайское: История села: Парашютка". may1.narod.ru.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Чому це важливо?". .narodniy.org. Arkivuar nga origjinali më 2014-11-20. Marrë më 2019-03-09.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)