Jump to content

Formati i letrës

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Formati i letrës është shenjë që tregon madhësinë dhe proporcionet e faqes së letrës (për letër në rolne format caktohet me gjerësinë e rolnes). Nga viti 1920, në Gjermani filluan të zbatoheshin formatet standarde të letrës, të cilat u zbatuan në industrinë e letrës.

Formatet standarde

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Formatet standarde të letrës që quhen edhe formate normale janë sipas sistemit ISO 216 (më parë : DIN), ku gjithmonë ana e shkurtër e faqes (m) është në proporcion me të gjatën (M), si e madhja me dy herë me të voglën e faqes :

kjo jep raportin .

Prandaj, sipas kësaj, nëse e ndajmë për gjysmë një format të letrës apo i bashkojmë dy formate standarde të letrës, përsëri fitojmë format me proporcione të njëjta. Formatet standarde të letrës përfshijnë rendin kryesor A dhe rendet ndihëse B, C, dhe D. Çdo rend është i ndarë në klasë nga 0 deri në 12, kurse çdo njëra prej tyre përfitohet nëse bëhet ndarja nga ana e gjatë për gjysmë, pra në sipërfaqe përfitohen dy klasë fqinjë sikurse 2 : 1 Formatet shënohen me milimetra, kurse në Angli dhe SHBA me inça.

A0 84,1 x 118,9 mm
A1 59,4 x 84,1 mm
A2 42,0 x 59,4 mm
A3 29,7 x 42,0 mm
A4 21,0 x 29,7 mm
A5 14,8 x 21,0 mm
A6 7,4 x 10,05 mm
A7 5,2 x 7,4 mm
etj.
B0 84,1 x 118,9 mm
B1 70,7 x 100,0 mm
etj.
C0 91,7 x 129,7 mm
C1 64,8 x 91,7 mm
etj.