Shko te përmbajtja

Forumi Kombëtar Rom i Finlandës – Fintiko Romano Forum

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Forumi Kombëtar Rom i Finlandës – Fintiko Romano Forum (FRF) është organizata qendrore e shoqatave rome në Finlandë. Qëllimi i veprimtarisë së tij është të zhvillojë aftësitë pjesëmarrëse të organizatave rome, fuqizimin dhe rrjetëzimin e tyre. FRF merr pjesë në punën kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe në promovimin e barazisë.

FRF-ja vepron si përfaqësuese e organizatave anëtare midis grupeve të punës dhe ofron këshilla të ndryshme në pushtetin vendor dhe administratës shtetërore. Ajo ndërmerr nisma, jep opinione dhe merr pjesë në dëgjesa të ndryshme lidhur me çështjet e reformimit të legjislacionit dhe me ndjekjen e zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare të miratuara nga Finlanda.[1]

Faqja zyrtare e FRF-së gjendet në www.romanifoorumi.fi

  1. "Etusivu". Suomen Romanifoorumi ry (në finlandisht). Marrë më 2022-03-01.