Shko te përmbajtja

Fra Angelico

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fra Anxheliko
Fra Angelico
Portret postum nga Luca Signorelli rreth vitit 1501 në Katedraljen e Orvietos, Itali
Lindi
Guido di Pietro

rr.1395
KombësiaItalian
Njohur përPiktura, afresku
Vepra të shquara
Shpallja e Kortonës,
Pjesa e Altarit të Fiezoles,
Pjesa e Altarit të Shën Markut,
Zbritja e Krishtit,
Kapela Nikoline
LëvizjetRilindja
Patron(s)Cosimo de' Medici,
papa Eugjeni IV,
papa Nikolla V

Fra Angelico (1395-18 shkurt 1455) emri i vërtetë i të cilit ishte Guido di Pietro, ishte një piktor i hershëm i Rilindjes Italiane, thënë nga Giorgio Vasari tek Jetët e piktorëve, skulptorëve dhe arkitekëve më të shquar, që kishte një talent të madh dhe të rrallë. Në Itali njihej si engjëlli i lumtur, ai njihej nga bashkëkohësit e tij si Fra Xhovani i Fiezoles (Vëllai Xhovani i Fiezoles). Tek Xhorxho Vasari “Jetët e Piktorëve dhe Artisteve” shkruar në vitin 1555 ai përmendet si Fra Xhovani (Vëlla Xhovani Engjëlli i Parë). Në jetën e tij ose më vonë ai gjithashtu u quajt I Lumturuari (I Bekuari) duke pasur parasysh aftësitë e tij për të bërë piktura me subjekt fetar. Në vitin 1982 papa Gjon Pali II i akordoi statusin e lumturimit, duke e bërë më pas ketë status zyrtar. Fiezole disa herë është keqinterpretuar duke u marre si pjesë e emrit të tij, por kjo ishte thjesht emri i vendit ku ai mori zotimin, përdorur nga bashkëkohësit e tij për ta ndarë nga Fra Xhovanit e tjerë. Ai përmendet në Martirologjinë Romane si Beatus Ioannes Faesulanus, cognomento AngelicusI bekuari Johani i Fiezoles, i ashtuquajturi Engjëllori.

shekullin e XVI-të biografi Giorgio Vasari nënvizoi për të: Por është e pamundur të dhurosh kaq shumë lavdërime për ketë atë të shenjtë, i cili ishte kaq i përulur dhe modest në gjithçka beri dhe tha dhe pikturat e të cilit ishin bërë me aq thjeshtësi dhe devotshmëri.

Jeta e hershme 1395-1436

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Luca Signorelli dhe Fra Angelico në afreskun e Luca Signorelli-t, Predikimi dhe Bëmat e Antikrishtit, në Kapelën e Shën Bricios, Katedralja e Orvietos, 1499

Fra Angelico i lindur si Guido di Pietro në Rupecanina, në zonën e Toskanës të Muxhelos, pranë Fiezoles, drejtë fundit të shekullit të XIV-të dhe vdiq në Romë në vitin 1455. Për prindërit e tij nuk dihet asgjë. Ai u pagëzua si Guido ose Guidolino. Dokumenti më i hershëm persa i përket Fra Angelico daton më 17 tetor 1417, kur ai u bashkua me një grup fetar në Karmine, ende me emrin Guido di Pietro. Ky dokument gjithashtu nxjerr në pah faktin se ai ishte piktor, fakt i cili më pas u konfirmua nga dy dëshmi të pagesave të Guido di Pietro në janar dhe shkurt 1418 për punën e bërë në kishën e Shën Stefanit të Pontes. Dëshmi e parë e Angelico si murg daton më 1423, ku ai njihet si Fra Xhovani, duke ndjekur zakonin e Urdhrave të Shenjte dhe mori emrin e ri. Ai ishte anëtar i Degës Zbatuese të Urdhrit Domenikan në Fiezole. Fra, një shkurtim i vëlla (nga latinishtja frater), një titull tradicional për një oshënar ose vëlla. Fra Angelico si fillim mori mësime si iluminist, duke punuar me vallain e tij të madh Benedetto, i cili ishte gjithashtu një domenikan.

Drejtuesi i tij është i panjohur. Shën Marku përmban dorëshkrime që mendohet të jenë bërë tërësisht ose pjesërisht nga duart e tij. Piktori Lorenzo Monaco ka ndikuar në mësimin e artit të tij, si dhe influenca e Shkollës Sieneze është e dallueshme në punët e tij. Ai ishte i ngarkuar me detyra të ndryshme në rrethin ku jetoi, por kjo nuk e pengoi zhvillimin e artit të tij, i cili shumë shpejt u be i famshëm. Sipas Vasarit pikturat e tij të para ishin pjese altari dhe sipërfaqe të pikturuara për Manastirin Kartuzian në Firence, asgjë prej të cilit nuk ekziston tashmë.

Pllakatë te vendlindja e Fra Angelico-s dhe vëllait të tij Benedetto, në fshatin Rupecanina të komunës Vicchio, Firence

Prej vitit 1408 deri në vitin 1418 ishte në Grupin Domenikan të Cortona-s, ku ai pikturoi afreske, tani të shkatërruara, në Kishën Dominikane dhe ka qenë ndihmës ose pasues i Gherardo Starnina. Ndermjet viteve 1418 dhe 1436 ai ishte në grupin e Fiezoles ku mbaroi disa afreske për kishën, dhe pjesë altari, të dëmtuara, por të restauruara. Disa pjese të altarit ruhen të paprekura në Galerinë Kombëtare, Londër që është një shembull i mrekullueshëm i aftësisë së Fra Angelico. Aty shprehet Krishti në Lavdi, i rrethuar me më shumë se 250 njerëz, përfshi këtu dominikanët e lumturuar.

Kjo periudhë pa pikturimin e disa prej kryeveprave të tij, duke përfshirë një version të Madonës së Përultësisë. Kjo është e ruajtur mirë dhe pronë e muzeut Thyssen-Bornemisza, huazuar Museu Nacional d'Art de Catalunya në Barcelonë. Gjithashtu të realizuara në këtë kohë, ishin një Shpallje dhe një Madonë të Shegës, në Museo del Prado.

San Marco, Firence, 1436–1445

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Portret i Fra Angelico-s në librin e Giorgio Vasarit, Jetët e Piktorëve, Skulptorëve dhe Arkitektëve, botimi i 1769

Në vitin 1436, Fra Angelico ishte pjesë e një numri fretërish nga Fiezole, që u zhvendosën në konventin e sapo ndërtuar të San Markos në Firence. Kjo lëvizje i solli mbarësi, duke e vendosur atë në zemër të jetës artistike të rajonit, duke tërhequr mbështetjen e Cosimo de' Medici. Ai qe një nga anëtarët më të pasur dhe më të fuqishëm të autoriteve qeverisëse të qytetit (Signoria) dhe themelues i dinastisë, që do të mbizotëronte politikën fiorentine përgjatë Rilindjes. Cosimo kishte një qelë të rezervuar për veten e tij në abaci, në mënyrë që të mund të tërhiqej nga bota.

Ishte me nxitje të Cosimo-s, shkruan Vasari, që Fra Angelico nisi detyrën e dekorimit të konventit, duke përfshirë afreskun madhështor të Shtëpisë së Kapitullit, Shpalljen shumë të riprodhuar në krye të shkallëve që të çonin te qelat, Madhështinë (ose Kurorëzimin e Madonës) me shenjtët (qela 9), dhe shumë afreske të tjera devocionale, më të vegjël në në forma, por me një cilësi të lartë ndriçimi, që paraqesin aspekte të Jetës së Krishtit, që zbukurojnë muret e secilës qelë.[1]

Pjesë e Altarit të San Markos

Në vitin 1439, Fra Angelico do të përfundonte një nga veprat e tij më të famshme, Pjesën e Altarit të San MarkosFirence. Ajo ishte një thyerje e re me traditën. Imazhet me Marien në fron me fëmijën, të rrethuar nga shenjtë, nuk ishte e pazakontë. Por zakoni ishte që shenjtët të dukeshin si qiellorë dhe engjëjt të pluskonin si prani eterike sesa si të lëndës tokësore. Por në Pjesën e Altarit të San Markos, shenjtët qëndrojnë të renditur brenda hapsirës, të grupuar në një mënyrë natyrore sikur bashkëbisedojnë rreth dëshmisë së përbashkët të Virgjëreshës në Lavdi. Kjo gjini afresku, Bashkëbisedimet e Shenjta, theksohet në porositë madhore të Giovanni Bellini-t, Perugino-s dhe Rafaelos.[2]

Vatikan, 1445–1455

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shpallja, rr.14401445

Në vitin 1445, papa Eugjeni IV e thirri atë në Romë për të pikturuar afresket e Sakramenteve të Kishës Katolike Romane në Bazilikën e Shën Pjetrit, më vonë të shkatërruar nga papa Pali III. Vasari sugjeron se kjo mund të ketë qenë kur Fra Angelico-s iu ofrua Arkipeshkëvia e Firences nga papa Nikolla V, që e refuzuar, duke rekomanduar një tjetër frat. Historia duket shumë e mundshme, megjithatë, hollësitë nuk dihen. Në vitin 1445, papë qe Eugjeni IV. Nikolla V nuk u zgjodh deri më 6 mars 1447. Arkipeshkëvi në fjalë gjatë viteve 14461459 ishte domenikani Antonini i Firences (Antonio Pierozzi), i kanonizuar nga papa Adriani VI në vitin 1523. Në vitin 1447, Fra Angelico ndodhej në Orvieto me nxënësin e tij, Benozzo Gozzoli, duke realizuar punime për Katedralen e Orvjetos. Ndër nxënësit e tjerë të tij ishin Zanobi Strozzi.[3]

Nga viti 1447 deri në vitin 1449, Fra Angelico qe prapë në Vatikan, duke projektuar afresket për Kapelën Nikoline të Nikollës së V. Skenat nga jeta e dy dhjakëve të martirizuar të Kishës së Hershme të Krishterë, Shën Stefani dhe Shën Lorenci mund të jenë realizuar tërësisht ose pjesërisht me ndihmës. Kapela e vogël, me afresket e sajë të gjalla të mureve dhe dekorimet me fletë ari japin përshtypjen e një kutie xhevahiresh. Nga viti 1449 deri në vitin 1452, Fra Angelico u kthye prapë në konventin e tij të vjetër të Fiezoles, ku ai ishte prior.[1][4]

Adhurimi i Magëve, një tondo e skenës kur magët mbërrijnë nga lindja. I atribuohet Fra Angelico-s dhe Filippo Lippi-t dhe datohet rr. 1440/1460.

Vdekja dhe lumturimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1455, Fra Angelico do të vdiste ndërsa po qëndronte në një konvent domenikan në Romë, ndosht në mënyrë që të punonte për Kapelën e papa Nikollës së V. Ai do të varrosej në kishën e Santa Maria sopra Minerva.[1][4][Shpjegimi 1]

Varroshi i Fra Angelico-s, në Bazilikën e Santa Maria sopra Minerva, Romë, vepër e Antonio da Sangallo i Riu

Nga varri i mermertë, një nder i jashtëzakonshëm për një artist në atë kohë, është akoma edhe sot e dukshme pllaka e varroshit, pranë altarit madhor. Mbi të u shkruan dy epitafe, me gjasa nga Lorenco Valla. I pari, i humbur, duhet të gjendej në një gur të murit, që recitonte:

«Lavdia, pasqyra, zbukurimi i piktorëve, Xhovani Fiorentini ruhet në këtë vend. Fetar, ai qe frat i Urdhrit të Shën Domenikut, dhe qe ai vetë një shërbëtor i vërtetë i Zotit. Dishepujt e tij qajnë vdekjen e një piktori të shquar, që nuk kishte të njëjtë në artin e tij.» (Epigrafi i Parë për Fra Angelico-n)

Një epigraf i dytë është shkruar në varroshin e mermertë, ku gjendet një reliev i trupit të piktorit me veshje domenikane, brenda një kamareje rilindase:

«Këtu pushon i piktori i bekuar Fra Giovanni i Urdhërit të Predikuesve. Që unë të mos lavdërohem se dukesha një tjetër Apeles, po pse ia dhashë të gjitha pasuritë e mia, o Krisht tyjë. Për disa veprat e mbijetuara mbi tokë, për të tjerë në qiell. Qyteti i Firences. më lindi mua, Giovanni-n» (Epigrafi i dytë për Fra Angelico-n)[1][Shpjegimi 2]

Krishti i Kryqëzuar (hollësi)

Shkrimtari dhe kritiku anglez, William Michael Rossetti shkroi për fratin: «Nga tregimet e ndryshme të jetës së Fra Angelico-s, është e mundur të marrësh një kuptim se pse ai e meritonte kanonizimin. Ai zhvilloi një jetë të përkushtuar dhe oshënare prej një frati domenikan, dhe nuk u ngrit kurrë mbi atë rang; ai ndoqi diktatet e urdhrit në kujdesin për të varfërit; ai ishte gjithmonë me humor të mirë. Të gjitha prej shumë pikturave të tij ishin subjekte hyjnore, dhe duket se ai nuk i ndryshoi apo retushoi kurrë ato, ndoshta nga një bindje fetare se pikturat e tij ishin me frymëzim hyjnor, ato duhet të ruanin formën e tyre origjinale. Ai donte të thoshte se ai që ilustron bëmat e Krishtit duhet të jetë me Krishtin. Thuhet se ai nuk e merte furçën pa një lutje të ethshme dhe se ai qante kur pikturonte një Kryqëzim. Gjyqi i Fundit dhe Shpallja ishin dy subjektet që ai trajtoi më shpesh[5][4]

Papa Gjon Pali II do ta lumturonte Fra Angelico-n më 3 tetor 1982, dhe në vitin 1984 e shpalli atë patron të artistëve katolikë.[6]

«Angelico raportohet se ka thënë se "Ai që kryen punën e Krishtit, duhet të qëndroi gjithmonë me Krishtin". Kjo moto bëri që atij ti jepej epiteti "Angelico i Bekuar", për shkak të integritetit të përkryer të jetës së tij dhe bukurisë pothuajse hyjnore të imazheve që ai pikturoi, në një shtrirje madhështore të atyre të Virgjëreshës së Shenjtë Mari.» — papa Gjon Pali II

Dita e Gjykimit, paneli i sipërm i një pjese altari, Shën Marku, Firence

Fra Angelico punoi në një kohe kur stili i pikturës ishte duke ndryshuar. Ky proces ndryshimi kishte filluar rreth njëqind vjet përpara me punimet e Giotto-s dhe bashkëkohësve të tjerë, i famshmi Giusto de’Menabuoi ku të dy ishin krijues të punëve madhore në Padova, gjithashtu Giotto kishte marre mësime nga artisti i madh i stilit Gotik, Cimabue, dhe pikturoi afreskun e kupolës të Shën Françeskut në Kapelën Bardi në Santa Croce. Giotto kishte shumë pauses entuziaste, që imituan stilin e tij në afreske, disa prej të cilëve, si i shquari Lorenzetti, arritën suksese të mëdha.[2]

Përkrahësit (patronazhi)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Tebaida, duke paraqitur jetët e shenjtëve, pikturë e Fra Angelico-s, 1420

Përkrahësit e këtyre artistëve ishin më së shumti institucionet fetare ose familje të pasura që ndihmonin me para kishën. Për arsye se pikturat kishin qëllime devotshmërie, blerësit e tyre pëlqenin të qëndronin konservatore. Zakonisht, dukej se, klienti më i pasur, piktura më e moderuar. Për këtë ishte një arsye e fortë. Pikturat e porositura përbënin një kontratë me padronin. Pra sa më shumë fletë ari që i paraqiteshin, aq më shumë kjo do të thoshte për lavdinë e piktorit.

Kushtet e tjera të vlefshme në kutinë e bojërave ishin lapis lazuli dhe e kuqja e flakte. Pikturat e bëra me këto ngjyra nuk e linin vetveten në një trajtim tonal. Ngjyra blu e kaltërt bërë me ngjyra të pluhurosura lapis lazuli duhet të aplikohej në sipërfaqe. Si me fletët e arit, i lihej thellësisë dhe ndriçimi i ngjyrave, ishte një tregues i rëndësisë së padronit. Kjo megjithatë, e kufizonte stilin e përgjithshëm krahasuar me atë të një shekulli më parë. Kështu, përshtypjet e lëna nga pjesët e altarit ishin më konservatore sesa ato të arritura nga afresket. Këto, në dallim, ishin shpesh figura pothuajse të madhësisë natyrore. Për ta arritur efektin, ata mund kapitalizonin mbi një stad të përditësuar cilësi përcaktimi, në vend që të ktheheshin në një paraqitje të pasur, por të vjetër.[7]

Fra Angelico ishte bashkëkohës i Gentile da Fabriano. Pjesët e altarit të Gentiles të Adhurimi i Magëve, 1423, në Galeria degli Uffizi, është parë si një nga punët më madhështore të stilit të njohur si Gotiku Ndërkombëtar. Në kohën kur ishte bërë kjo pikturë, një artist tjetër i ri, i njohur si Masaccio, ishte duke punuar me afresket për Kapelën Brancacci në Kishën e Carmine-s. Masaccio kishte përvetësuar më së miri implikimet e artit të Giotto-s. Disa piktorë në Firence e vunë re qëndrueshmërinë e tij, fytyrat emocionuese që dukeshin si të gjalla dhe mbetën të pandikuar nga to. Kolegu i tij i punës ishte një piktor i vjetër, Masolino, i së njëjtës gjeneratë me Fra Angelico. Fatkeqësisht, Masolino vdiq më 1427, duke e lëne punimin të pambaruar.[2]

Konvertimi i Shën Palit, Messale 530, dorshkrim i miniuar i Fra Angelico-s, Museo nazionale di San Marco, rr.1430

Formimi si miniator

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bashkë me vëllain e tij Benedetto, pak më të vogël, zgjodhën jo vetëm rrugën e fretërve, por edhe atë të piktorëve dhe miniaturistëve[8] Pas një shegertie fillestare në Muxhelo, trajnimi i tij artistik u zhvillua në Firence në punishtet e Lorenzo Monaco-s dhe Gherardo Starnina-s: nga i pari mori si përdorimin e ngjyrave të ndezura dhe të panatyrshme, ashtu dhe përdorimin e një drite shumë të fortë, të aftë të anullonte hijet, duke marrë pjesë në misticizmin e skenës së shenjtë, të gjitha tema që hasen në prodhimtarinë miniaturistike dhe në tavolat e tij të para.

Arti i miniaturës së dorëshkrimeve ishte një disiplinë e përpiktë, që i shërbeu shumë Fra Angelico-s në veprat e tij të mëvonshme. Me një veprimtari të tillë, krijoi në shkallë minimale figura me stil të përsosur dhe të paarritshme. shpesh duke përdorur pigmente të kushtueshme, si bluja e lapislazulit dhe fletët e arit, të dozuara me kujdes të skajshëm, pasi çdo kontratë specifikonte sasin për tu përdorur. Në disa dokumente të janarit ose shkurtit 1418 kujtohet si Guido di Pietro dipintore.

Miniaturat
  • Graduale 558, rr. 1425, dorëshkrim i miniuar në Konventin e Shën Domenikut, Museo Nazionale di San Marco, Firence
  • Salterio 530, 1446-1454, dorëshkrim i miniuar, Museo Nazionale di San Marco, Firence
  • Salterio 531, 1446-1454, dorëshkrim i miniuar, Museo Nazionale di San Marco, Firence
  • Messale 533, 1446-1454, dorëshkrim i miniuar, Museo Nazionale di San Marco, Firence
  • Messale Gerli 54, Biblioteca Nazionale Braidense, Milano
  • Crocifissione di Santa Trinita, fletë e izoluar e miniuar, Museo di Vallombrosa
  • San Benedetto tra i santi Mauro e Placido, bas-de-page (fragment i brendshëm faqeje të miniuar), koleksion privat
  • Corale 43, Biblioteca Medicea Laurenziana, Firence
Kurorëzimi i Virgjëreshës, pjesë altari, temperë në panel, mes 1434-1435, Uffizi

Pjesët e altarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Veprat e Fra Angelico-s tregojnë elemente që janë si konservatore të gotikut, ashtu dhe progresive të Rilindjes. Në pjesët e altarit të Kurorëzimit të Virgjëreshës, të pikturuar për kishën fiorentine të Santa Maria Novellas, janë të gjithë elementet që priteshin nga një pjese shumë e kushtueshme altari e shekullit të XIV; një sfond saltësosjt o artë, shumë e kaltër dhe shumë e kuqe e ndezur. Punimi i breroreve të arta dhe skajet e arta të rrobave janë të përkryera dhe të gjitha shumë gotike. Ajo që e bënë atë një pikturë të Rilindjes, përkundër kryeveprës së Gentile da Fabriano-s, është soliditeti, tre-përmasëria dhe natyralizmi i figurave dhe mënyra realiste, në të cilën varen ose mbështillen rrobat përreth tyre. Megjithëse këto figura qëndrojnë në re dhe jo në tokë, ato e bëjnë këtë me peshë.[2]

Seria e afreskeve që Fra Angelico pikturoi për fretërit domenikanë në San Marco lënnë të kuptohet përparimi i bërë nga Masaccio dhe e çonin atë më tej. Largë nga kufizimet e klientëve të pasur dhe kufizimet e pikturave në panele, Fra Angelico qe i aftë të shprehte adhurimin e tij të thellë për Zotin si dhe diturinë dhe dashurinë e tij njerëzore. Afresket përsiatësore në qelat e konventit japin një cilësi qetësie përreth tyre.

Afresku Marrja e Jezusit dhe tradhëtia e Judës, qela 33 e Konventit të San Markos, 1437-1447, Firence

Ato janë vepra të përulura, në ngjyra të thjeshta. Ka më tepër rozë mëllagore sesa të kuqe dhe bluja e ndezur dhe e shtrenjë pothuajse mungon tërësisht. Në vendin e saj është e gjelbra e shuar si dhe e zeza dhe e bardha e rrobave domenikane. Nuk ka asgjë luksoze, asgjë që të shpërqëndron nga përjetimet shpirtërore të njerëzve të thjeshtë, që janë paraqitur brenda afreskeve. Secili ka efektin e sjelljes së një ndodhie të jetës së Krishtit në praninë e shikuesit. Ato janë si dritare në një botë paralele. Këto afreske mbeten një dëshmi e fuqishme e përshkushtimit të njeriut që i krijoi ato.[2]

Vasari tregon se Cosimo de' Medici duke këto vepra, e frymëzoi Fra Angelico-n të krijonte një skenë të madhe Kryqëzimi me shumë shenjtë për Sallën Kapitolare. Si me afresket e tjera, patronazhi i pasur nuk e ndikonte shprehjen artistike të fretërve me paraqitjen e pasurisë.[1]

Masaccio u angazhuar në perspektivë me krijimin e tij të një kamare të pikturuar në mënyrë realiste në Santa Maria Novella. Në vijim, Fra Angelico tregoi një kuptim të perspektivës lineare, veçanërisht në pikturat e tij të Shpjalljes të vendosura brenda llojit të arkadave që Michelozzo dhe Brunelleschi krijuan në San Marco dhe sheshin përballë tij.[2]

Shën Lorenci duke shpërndarë lëmosha 14471450, afresk, Kapela e Nikollës V, Vatikan.[9] Kjo pikturë përfshin pigmente të shtrenjta, fleta ari dhe dizajn të përpunuar, tipike të porosive të Vatikanit.

Jetët e Shenjtëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur Fra Angelico dhe ndihmësit e tij shkuan në Vatikan për të dekoruar Kapelën e papa Nikollës, artisti konfrontua prapë me nevojën për të kënaqur klientë shumë të pasur. Për rrjedhojë, duke ecur në kapelën e vogël, të duket sikur shkel në një kuti xhevahiresh. Muret janë dekoruar me ngjyra të ndezura dhe arë siç shihen në krijimet më luksose të piktorit gotik Simone Martini në Kishën e Poshtme të Shën Françeskut të Asizis, njëqint vjet më herët.

Shpëtimtari duke Bekuar (1423)

Megjithatë, Fra Angelico ka arritur në krijimin e dizajneve që vazhdojnë të tregojnë shqetësimin e tij mbi njerëzimin, me përultësinë dhe me mëshirën. Figurat, në rrobat e tyre luksoze të praruara, kanë ëmbëlsinë dhe butësinë për të cilën punimet e tij janë të famshme. Sipas Giorgio Vasarit: «Në qëndrimin dhe shprehjen e tyre, shenjtët e pikturuar nga Fra Angelico i afrohen më shumë të vërtetës sesa figurat e krijuara nga ndonjë artist tjetër[1]

Ka të ngjarë që shumë prej pikturave janë realizuar nga ndihmësit e tij, sipas dizajnit të tij. Si Benozzo Gozzoli ashtu dhe Gentile da Fabriano ishin piktorë tepër të arrirë. Benozzo e çoi artin e tij më tej, drejtë stilit plotësisht të zhvilluar të Rilindjes me portretet e tij ekspresive dhe natyrore në kryeveprat e tij që paraqesin Udhëtimin e Magëve, të pikturuar në kapelën private të Mediçve në pallatin e tyre.[10]

Virgjëresha dhe Fëmija me Shenjtë, hollësi, Fiezole (14281430)

Trashëgimia artistike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nëpërmjet shegertit të Fra Angelico-s, Benozzo Gozzoli, portretura e kujdesshme dhe ekpertiza teknike në artin e afreskeve shihet një lidhje me Domeniko Girlandaio, i cili nga ana tjetër pikturoi skema të gjera për padronë të pasur të Firences, dhe nëpërmjet Girlandaios, te shegerti i tij, Mikelanxhelo dhe Rilindja e Lartë.

Përveç lidhjes lineare, sipërfaqësisht mund të duken pak lidhje me priftin e përulur me Madonat e tij të ëmbla dhe të bukura dhe Kryqëzimet te shprehjet e krijimeve dinamike masive të Mikelanxhelos. Por të dy këta artistë i morën porositë e tyre më të rëndësishme nga padronët më të pasur dhe më të fuqishëm nga të gjithë padronët, Vatikani.

Kurorëzimi i Virgjëreshës (rr.1432)

Kur Mikelanxhelo mori porosinë e Kapelës Sistine, ai ishte duke punuar me një hapsirë që tashmë ishte dekoruar gjerësisht nga artistë të tjerë. Rreth mureve u pikturua Jeta e Krishtit dhe Jeta e Moisiut nga një gamë artistësh, duke përfshirë mësuesin e tij, Girlandaion, mësuesin e Rafaelos, Perugino dhe Botticelli. Ato ishin vepra të shkallës së madhe dhe saktësisht lloji i trajtimit luksoz që pritej në një porosi të të Vatikanit, që garonin me njëri-tjetrin në kompleksitetin e dizajnit, numrin e figurave, përpunimin e hollësive dhe përdorimin e zotë të fletave prej ari. Mbi këto punime qëndronte një rresht pikturash të papëve në brokada të ndezura dhe tiara të arta. Asnjë prej këtyre mrekullive nuk kanë vend në punimin të cilin krijoi Mikelanxheloja. Mikelanxhelo, kur iu kërkua nga papa Juli II të zbukuronte rrobat e apostujve në mënyrën e zakonshme, u përgjigj se ata ishin njerëz shumë të varfër.[2]

Brenda qelave të San Marco-s, Fra Angelico ka treguar se aftësitë piktoruese dhe interpretimi personal artistik ishin të mjaftueshme për të krijuar vepra të shquara arta, pa elementet e kushtueshme në blu dhe arë. Në përdorimin e teknikës së afreskeve të pazbukuruara, ngjyrat e hapura të ndezura pasteli, organizimin e kujdesshëm të pak figurave domethënëse dhe përdorimin e zotë të shprehjeve, lëvizjeve dhe gjesteve, Mikelanxhelo tregoi se ishte pasardhësi artistik i Fra Angelico-s. Frederick Hartt e përshkruan Fra Angelico-n si "profecia e misticizmit" të piktorëve si Rembrandt, El Greco dhe Francisco de Zurbarán.[2]

Hollësi e Palës së Fiezoles (1424-1425) Fiezole, Kisha Shën Domenikut. Konsideruar si vepra e parë e njohur e Fra Angelico-s

Veprat e heshme, 1408–1436

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1418, pak para se të bënte betimin në konventin e Shën Domenikut në Fiezole, duke hyrë në Urdhrin Domenikan, realizoi një palë altari për Kapelën Gherardini në Santo Stefano al Ponte në Firence (tashmë e humbur), në kuadrin e një projekti dekorativ të besuar Ambrogio di Baldese, ndoshta mësuesi i Angelico-s. Në vijim hyri në domenikanët vrojtues, një rrymë minoritare e formuar në brendësi të Urdhrit Domenikan, në të cilin ndiqeshin rregullat origjinale të Shën Domenikut, që kërkonte varfëri dhe asketizëm absolut. Nuk dihet data e saktë kur bëri betimin, por mund të vendoset midis viteve 1418 dhe 1421, pasi fillestarëve nuk u lejohej të pikturonin vitin e parë dhe dokumenti pasues i një vepre të tij është pikërisht në vitin 1423.

Transfigurimi paraqet drejtpërdrejtësinë, thjeshtësinë dhe paletën e kufizuar, tipike të këtyre afreskeve. I vendosur në një qeli murgu në Konventin e Shën Markut, qëllimi i tij i dukshëm është të inkurajoi përkushtimin privat.

Në atë vit do të pikturonte një kryq për Spitalin e Santa Maria Nuova dhe tregohet nga dokumentet si frates Giovanni de' frati di San Domenico di Fiesole; kuptohet në këtë mënyrë se tashmë e kishte kryer betimin në urdhrin e fretërve predikues. I vitit 1424 është një San Girolamo në mënyrën mazaçeske. Ndërsa urdhri priftëror i përket intervalit 1427-1429.

Viteve 1428-1429 u përket Triptiku i Shën Pjetrit Martir, kërkuar nga religjozet e manastirit të vjetër të San Pietro Martire në Firence. Në këto vepra Angelico tregon njohjen dhe vlerësimin si të risive të Gentile da Fabriano-s, ashtu dhe të Masaccio-s, dhe priret të gjejë një pajtim midis të dyve, duke përqafuar të dytin gradualisht gjithmonë e më tepër përgjatë viteve, por duke zhvilluar shpejtë një stil personal, duke nisur nga vitet tridhjetë. Nëse te Giovanni tregohet një magjepsje e pamohueshme drejtë zbukurimit, hollësisë së çmuar, figurat elegante dhe të zgjatura (si në artit të vonë gotik), nga ana tjetër interesohet ti vendos në një hapsirë të gjerë dhe të thellë realiste, të matshme, siç sugjeron vendosja e këmbëve të shenjtëve në gjysmë-rreth.

Zbritja nga Kryqi, Museo Nazionale di San Marco

Midis veprave të tjera të atribuara kësaj periudhe, janë Madona me Fëmijën në muzeun kombëtar të Shën Markut dhe një Madonë me fëmijën dhe dymbëdhjetë engjëj në Städelsches Kunstinstitut të Frankfurtit mbi Majn.

Vend i panjohur
  • Predella e Shën Jakut dhe Shën Luçisë, pesë panele, temperë, rreth viteve 1426 deri në 1428
Romë
  • Kryqëzimi, panel, rreth viteve 14201423, Metropolitan Museum of Art, Nju Jork.[11] Me gjasa vepra e vetme e firmosur e Fra Angelico-s.[12]
Cortona
  • Shpallja e Kortonës, rreth vitit 1430, Diocesan Museum, Cortona
Fiezole
  • Kurorëzimi i Virgjëreshës, pjesë altari me predella të Mrekullive të Shën Domenikut, Kisha e Shën Domenikut, Louvre, Paris
  • Virgjëresha dhe Fëmija midis Shenjtëve Thoma Akuinasi, Barnaba, Domenik dhe Pjetër Martirit, San Domenico, 1424
  • Krishti në Madhështi, predella, National Gallery, Londër.
Madona në fron me Shenjtët Kozma dhe Damian, Shën Markun dhe Shën Gjonin, Shën Lorencin dhe tre domenikanë, Shën Domeniku, Shën Tomas Akuinasi dhe Shën Pjetër Martiri; San Marco, Firence
Firence, Bazilika e Shën Markut
Firence, Santa Trinita
  • Zbritja e Krishtit, prej Vasarit thuhej se ishte "pikturuar nga një shenjt ose një engjëll", Museo Nazionale di San Marco, Firence.
  • Kurorëzimi i Virgjëreshës, rreth vitit 1432, Galleria degli Uffizi, Firence
  • Kurorëzimi i Virgjëreshës, rreth viteve 14341435, Luvër, Paris
Firence, Santa Maria degli Angeli
  • Gjykimi i Fundit, Accademia, Firence
Firence, Santa Maria Novella

San Marco, Firence, 1436–1445

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kurorëzimi i Virgjëreshës, medalion, vitet 1450
  • Pjesë altari për persbiterin – Virgjëresha me Shenjtët Kozma dhe Damian, të ndjekur nga Shenjtët Domenik, Pjetër, Françesku, Mark, Gjon Ungjillori dhe Stefani. Kozmai dhe Damiani ishin padronë të Mediçve. Pjesa e altarit u porosit në vitin 1438 nga Cosimo de' Medici. Ajo u hoq dhe u çmontua gjatë rinovimit të kishës konvent në shekullin e XVII. Dy nga nëntë panelet predella mbeten në konvent; shtatë janë në Uashington, Mynih, Dublin dhe Paris. Në mënyrë të papritur, në vitin 2006, dy panelet e fundit që mungonin, shenjtët domenikanë nga panelet anësore, dolën në rezidencën e një koleksionisti modest në Oksfordshajër, i cili i kishte blerë ato në Kaliforni në vitet 1960.[14]
  • Pjesë altari ? – Madona dhe Fëmija me dymbëdhjetë engjëj (në përmasa natyrore); Galleria degli Uffizi.
  • Pjesë altari – Shpallja
  • Pjesë altari e San Marco-s
  • Dy versione të Kryqëzimit me Shën Domenikun; në manastir
Shpallja, interior riprodhon atë të qelës në të cilën gjendet.
  • Kryqëzimi me Virgjëreshën dhe 20 shenjtë, shumë i madh; në Sallën Kapitolare
  • Shpallja; në krye të shkallëve të fjetinës. Kjo me gjasa është piktura më e riprodhuar nga të gjitha pikturat e Fra Angelico-s.
  • Virgjëresha në fron me katër shenjtë; në kalimin e fjetinës

Secila qelë është e dekoruar me një afresk, i cili përkon në përmasa dhe formë me një dritare krye rrethore përkrahë saj. Afresket në dukje kanë qëllime kontemplative. Ato kanë një bukuri të zbehtë, të qetë, jo tokësore. Shumë nga punimet më të arrira dhe të riprodhuara të Fra Angelico-s janë midis tyre. Disa nga subjektet me cilësi më pak frymëzuese dhe me subjekte përsëritëse, ndodhen veçanërisht në radhën e brendshme të qelave, ndoshta të realizuara nga ndihmësit.[2] Shumë piktura përfshijnë shenjtë domenikanë, si dëshmi e skenës së secili në një nga nëntë posturat tradicionale të lutjes të paraqitura në De Modo Orandi. Fretërit që përdornin qelën mund ta vendosnin veten në skenë.

  • Adhurimi i Magëve
  • Transfigurimi
  • Noli me tangere
  • Tre Mariet te varri.
Kryqëzimi me Shën Domenikun, rr.1442, manastiri i San Marco-s
  • Rruga për në Emaus, me dy domenikanë si dishepuj
  • Tallja e Krishtit
  • Ka shumë versione të Kryqëzimit

Punime të vona, 1445–1455

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Katedralja e Orvietos

Tre segmente të tavanit në Kapela Nuova, me ndihmën e Benozzo Gozzoli-t:

  • Krishti në Lavdi
  • Virgjëresha Mari
  • Apostujt
Kapela Nikoline

Kapela e papa Nikollës së V, në Vatikan, me gjasa u pikturua me shumë ndihma nga Benozzo Gozzoli dhe Gentile da Fabriano. E tërë sipërfaqja e murit dhe tavanit është pikturuar në mënyrë madhështore. Ka shumë fleta ari për skajet dhe dekorimin, si dhe një përdorim të madh të blusë së ndezur të marrë nga lapislazuli:

  • Jeta e Shën Stefanit
  • Jeta e Shën Lorencit
  • Katër Ungjillorët

Zbulimi i veprave të humbura

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Panelet e Armadio degli Argenti, me skena nga jeta e Krishtit, krijuar nga Fra Angelico, rr. 1451-1453, Museo Nazionale di San Marco

Shtypi botëror raportoi në nëntor të vitit 2006, se dy kryevepra të munguara nga Fra Angelico ishin zbuluar, duke qenë në dhomën e tepërt të ndjerës Jean Preston, në shtëpinë e saj me tarracë në Oksford, Angli. I ati i saj i kishte blerë ato për £100 sterlina secilën në vitet 1960, pastaj do tia linte ato asaj në trashëgim, kur do të vdiste.[15] Preston, një eksperte medievaliste, i njohu ato si të cilësisë së lartë të Rilindjes Fiorentine, por nuk e kuptoi se ato ishin vepra të Fra Angelico-s, deri sa ato u identifikuan në vitin 2005, nga Michael Liversidge i Bristol University.[16]

Gjatë viteve 1960 pothuajse nuk kishte kërkesa fare për artin mesjetar and asnjë sipërmarrës arti nuk tregonte interes, kështu që i ati i Prestonit i bleu ato pothuajse pa rëndësi bashkë me disa dorëshkrime. Pikturat janë dy nga tetë panelet anësore të një pjese të madhe altari të pikturuar në vitin 1439 për manastirin e Fra Angelico-s në San Marco, i cili më vonë u copëzua nga ushtria e Napoleonit. Ndërsa seksioni qendror është akoma në manastir, gjashtë panelet e tjera të vogla ndodhen në muze gjermanë dhe amerikanë.

Këto dy panele konsideroheshin të humbur përgjithmonë. Qeveria Italiane kishte shpresuar ti blinte ato, por ato ishin shitur në ankand më 20 prill 2007 nga një koleksionues privat për £1.7 Miljon stërlina.[15] Të dy panelet tani janë restauruar dhe ekspozohen në Museo di San Marco në Firence.

  1. Varri është bërë më i dukshëm që nga lumturimi i tij.
  2. Apeles ishte një piktor tepër i shquar i Greqisë së Lashtë, prodhimtaria e të cilit, tani tërësisht e humbur, mundohet se përqëndrohej rreth viteve 330 p.e.s..
  1. 1 2 3 4 5 6 Giorgio Vasari (1965). Lives of the Artists (në anglisht). Penguin Classics.
  2. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 Frederick Hartt (1970). A History of Italian Renaissance Art (në anglisht). Thames & Hudson. ISBN 0-500-23136-2.
  3. "Strozzi, Zanobi" (në anglisht). The National Gallery, London. Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2007.
  4. 1 2 3 Rossetti, William Michael (18 mars 2016). "Fra Angelico" (në anglisht). orderofpreachersindependent.org.
  5. Rossetti 1911, f. 7.
  6. Matthew Bunson; Margaret Bunson (1999). John Paul II’s Book of Saints (në anglisht). Our Sunday Visitor. fq. 156. ISBN 0-87973-934-7.
  7. Michael Baxandall (1974). Painting and Experience in Fifteenth Century Italy (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 0-19-881329-5.
  8. Orlandi 1964, ff. 2–5, 174–179.
  9. Zuffi, Stefano; Hyams, Jay; Seppi, Giorgio; Pauli, Tatjana; Scardoni, Sergio (2003). The Renaissance: 1401-1610: The Splendor of European Art (në anglisht). Nju Jork: Barnes & Noble Books. ISBN 978-0-7607-4200-6. OCLC 53441832.
  10. Paolo Morachiello (1990). Fra Angelico: The San Marco Frescoes (në anglisht). Thames and Hudson. ISBN 0-500-23729-8.
  11. The Crucifixion in the online databank of the MET.
  12. Ross Finocchio në një essay on Fra AngelicoThe Met's Heilbrunn Timeline of Art History në 2006.
  13. "Dormition of the Virgin" (në anglisht). WikiArt.
  14. "San Marco Altarpiece" (në anglisht). Web Gallery of Art.
  15. 1 2 Morris, Steven (20 prill 2007). "Lost altar masterpieces found in spare bedroom fetch £1.7m". The Guardian (në anglisht).
  16. Morris, Steven (14 nëntor 2006). "A £1m art find behind the spare room door". The Guardian (në anglisht).
  • Rossetti, William Michael (1911). "Angelico, Fra". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Vëll. 2. Andros – Austria (bot. i 11-të). fq. 6–8.
  • William Hood. Fra Angelico at San Marco. Yale University Press, 1993. ISBN 978-0-300-05734-8
  • Morachiello, Paolo. Fra Angelico: The San Marco Frescoes. Thames and Hudson, 1990. ISBN 0-500-23729-8
  • Frederick Hartt. A History of Italian Renaissance Art, Thames & Hudson, 1970. ISBN 0-500-23136-2
  • Giorgio Vasari. Lives of the Artists. first published 1568. Penguin Classics, 1965.
  • Donald Attwater. The Penguin Dictionary of Saints. Penguin Reference Books, 1965.
  • Luciano Berti. Florence, the city and its Art. Bercocci, 1979.
  • Werner Cohn. Il Beato Angelico e Battista di Biagio Sanguigni. Revista d'Arte, V, (1955): 207–221.
  • Stefano Orlandi. Beato Angelico; Monographia Storica della Vita e delle Opere con Un'Appendice di Nuovi Documenti Inediti. Florence: Leo S. Olschki Editore, 1964.
  • Nathaniel Silver (ed.), Fra Angelico: Heaven of Earth, Isabella Stewart Gardner Museum, Boston 2018
  • Gerardo de Simone, Il Beato Angelico a Roma. Rinascita delle arti e Umanesimo cristiano nell'Urbe di Niccolò V e Leon Battista Alberti, Fondazione Carlo Marchi, Studi, vol. 34, Olschki, Firenze 2017
  • Cyril Gerbron, Fra Angelico. Liturgie et mémoire (= Études Renaissantes, 18), Brepols Publishers, Turnhout 2016. ISBN 978-2-503-56769-3;
  • Gerardo de Simone, "La bottega di un frate pittore: il Beato Angelico tra Fiesole, Firenze e Roma", in Revista Diálogos Mediterrânicos, n. 8, Curitiba (Brasil) 2015, ISSN 2237-6585, pp. 48–85 – http://www.dialogosmediterranicos.com.br/index.php/RevistaDM
  • Gerardo de Simone, "Fra Angelico: perspectives de recherche, passées et futures", in Perspective, la revue de l'INHA. Actualités de la recherche en histoire de l'art, 1/2013, fq. 25–42
  • Gerardo de Simone, "Velut alter Iottus. Il Beato Angelico e i suoi 'profeti trecenteschi'", in 1492. Rivista della Fondazione Piero della Francesca, 2, 2009 (2010), fq. 41–66
  • Gerardo de Simone, "L'Angelico di Pisa. Ricerche e ipotesi intorno al Redentore benedicente del Museo Nazionale di San Matteo", in Polittico, Edizioni Plus – Pisa University Press, 5, Pisa 2008, fq. 5–35
  • Gerardo de Simone, "L'ultimo Angelico. Le "Meditationes" del cardinal Torquemada e il ciclo perduto nel chiostro di S. Maria sopra Minerva", in Ricerche di Storia dell'Arte, Carocci Editore, Roma 2002, fq. 41–87
  • Creighton Gilbert, How Fra Angelico and Signorelli Saw the End of the World, Penn State Press, 2002 ISBN 0-271-02140-3
  • John T. Spike, Angelico, New York 1997.
  • Georges Didi-Huberman, Fra Angelico: Dissemblance and Figuration. University of Chicago Press, Chicago 1995. ISBN 0-226-14813-0 Discussion of how Fra Angelico challenged Renaissance naturalism and developed a technique to portray "unfigurable" theological ideas.
  • J. B. Supino, Fra Angelico, Alinari Brothers, Florence, undated, from Project Gutenberg

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]