Shko te përmbajtja

Francisco Gento

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Paco Gento
Gento me Real Madrid në vitin 1967
Informacioni personal
Emri i plotë Francisco Gento López
Data e lindjes (1933-10-21)21 tetor 1933
Vendi i lindjes Guarnizo, Spanjë
Data e vdekjes 18 janar 2022 (88 vjeç)
Vendi i vdekjes Madrid, Spanjë
Pozicioni(et) Anësor i majtë
Karriera me të rinjtë
S.D. Nueva Montaña
Union Club Astillero
Rayo Cantabria
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
1952–1953 Racing Santander 10 (2)
1953–1971 Real Madrid 428 (128)
Gjithsej 438 (130)
Karriera ndërkombëtare
1956 Spanja B 1 (0)
1955–1969 Spanja 43 (5)
Karriera menaxheriale
Castilla
1974 Castellón
1977–1980 Palencia
1980–1981 Granada
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Francisco "Paco" Gento López (lindur më 21 tetor 1933Guarnizo, Cantabria) është një ish futbollist spanjoll.

Gento filloi karrierën e tij te Racing Santander në vitin 1952 dhe u transferua te Real Madrid sezonin tjetër. Ai ka luajtur në tetë finale të Kupës Europiane, duke fituar shifrën rekord të gjashtë titujve, dhe sigurisht përfshirë edhe 12 tituj të La Liga-s.

Në karrierën e tij me kombëtaren spanjolle që zgjati 14 vite, Gento ka luajtur plot 43 ndeshje, dhe përfaqsoi Spanjën në Kupat e Botës 1962 dhe 1966.

Ai debutoi në Primera División me Racing Santander në sezonin 1952–53. Vitin tjetër, ai firmosi me Real Madrid dhe u bë një legjendë e klubit, duke veshur fanellën me numrin 11.

Gento luante si anësor i majtë, dhe njihej me pseudonimin Galerna del Cantábrico. Ai kishte një shpejtësi të madhe (ai mund t'i përshkruante 100 metra për vetëm 11 sekonda dhe kishte një kontroll të mirë të topit gjatë kohës kur vraponte). Ai ka qënë kapiten i skuadrës së të rinjëve të Real Madrid, që ndryshe njihej edhe si Ye-yé, për shkak të popullaritetit të The Beatles në atë kohë. Ai është përshkruar si një nga lojtarët më të mirë spanjoll të të gjitha kohërave.

Sëbashku me trofetë e tjerë, Gento ka fituar Kupën Europiane plot gjashtë me Real Madridin herë gjë që është një rekord. Ai gjithashtu ka shënuar 30 Gola në 89 ndeshje europiane me Real Madrid. Ai gjithashtu ka luajtur me Spanjën nga viti 1955 e deri në vitin 1969, duke arritur të luajë 43 ndeshje dhe duke shënuar 6 Gola.

Gento ka luajtur në tetë finale të Kupës Europiane (rekodi është 6–2) (me një paraqitje të nëntë në finalen e 1970–1971 Cup Winners' Cup ku Real Madrid u mposht nga Chelsea. Ai e mban këtë rekord me italianin Paolo Maldini (me një rekord inferior 5–3). Shoku legjendar i Gentos te Real Madrid, Alfredo Di Stéfano, renditet i treti me shtatë finale (rekordi 5–2).

Pasi u tërhoq nga futbolli në vitin 1971, ai deklaroi se do të bëhej trajner. Ai mori drejtimin e disa skuadrave të vogla, siç ishin Castilla, Castellón, Palencia, dhe Granada. Në fund, ai pranoi një post pune nga Real Madrid si ambasor në Europë.

Gento ka dy vëllezë të vegjël që quhen Julio (lindur në vitin 1939) dhe Antonio (lindur në vitin 1940) që gjithashtu kanë që futbollist dhe kanë luantur për Real Madridin, por ata nuk kanë qënë aq të suksesshëm sa vëllai i tyre më i madhë Francisco.

Performanca Liga Kupa Kontinenti Total
SezoniKlubiLiga NdeshjeGola NdeshjeGola NdeshjeGola NdeshjeGola
Spanjë Liga Copa del Rey Europa Total
1952–53Racing SantanderPrimera División1024000142
1953–54Real MadridPrimera División1704000210
1954–552463000276
1955–5629763714211
1956–572772081378
1957–5828751633912
1958–5921752813410
1959–60271452623818
1960–6128983213813
1961–62256941024412
1962–632574121319
1963–64241220933515
1964–652343065329
1965–66281032934015
1966–67201150402911
1967–6824800753113
1968–692682120309
1969–702535132336
1970–71702060150
Total Spanjë 42812873209530606178
Karriera në total 43813077209530620180

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
#DataVendiKundërshtariGoliRezultatiKompedicioni
1.14 tetor 1959Santiago Bernabéu, Madrid, SpanjëFlamuri Polonia3–03–0UEFA Euro 1960 Raundi i 16
2.2 prill 1961Santiago Bernabéu, Madrid, SpanjëFlamuri Franca2–02–0Ndeshje Miqësore
3.30 tetor 1963Windsor Park, Belfast, Irlanda e VeriutFlamuri Irlanda e Veriut0–10–1UEFA Euro 1964 Raundi i 16
4.23 qershor 1966Riazor, A Coruña, SpanjëFlamuri Uruguaji1–11–1Ndeshje Miqësore
5.31 maj 1967San Mamés, Bilbao, SpanjëFlamuri Turqia2–02–0Kualifikueset e UEFA Euro 1968
Real Madrid

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Parardhësi 
Zárraga
Kapiteni i Real Madrid C.F.
1962–1971
Pasardhësi 
Zoco