Shko te përmbajtja

Fun Camp

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fun Camp
ZhanriProgram fëmijësh, konkurse dhe lojëra edukative
Krijuar ngaLedja Liku
Shkruar ngaLedja Liku
Regjia ngaDrilon Jaku
Prezantuar ngaAleksandër Grami, Ermir Hoxhaj
Në role kryesoreIlija Kaci ("Kërmill Mili")
Shteti i origjinësShqipëri
Gjuha origjinaleShqip
Nr. i episodeve8
Prodhimi
Producenti ekzekutivLedja Liku
KameraDrini Jaku, Erjon Kadillari, Kleudor Marra, Amarildo Rizvani
Montazheri/jaOlsi Vjero
Publikimi origjinal
RrjetiTop Channel
Publikimishtator 13, 2025 (2025-09-13)

Fun Camp (përkth.Kampi i argëtimeve), është një program televiziv për fëmijë, i krijuar nga Fondacioni Dritan Hoxha në bashkëpunim me Top Channel. Programi është i dizenjuar për fëmijë të moshës 5–10 vjeç dhe përfshin lojëra, sfida dhe performanca të ndryshme.

Programi zhvillohet në një fermë të rrethuar nga natyra dhe kafshë, ku dy ekipe konkurrojnë: Ekipi Blu dhe Ekipi Jeshil, të udhëhequra nga aktorët Aleksandër Grami dhe Ermir Hoxhaj. Çdo episod ofron lojëra dinamike, sfida njohurish dhe aktivitete argëtuese që fëmijët mund të riprodhojnë në shkollë, në shtëpi ose në natyrë.[1]

Garën e mbikëqyr personazhi i dashur "Kërmill Mili", i luajtur nga Ilija Kaci, i cili vlerëson lojërat dhe jep pikët për ekipet. Përveç sfidave fizike, fëmijët testojnë njohuritë e tyre në lëndë të ndryshme si historia, gjeografia dhe matematika, si dhe shfaqin talentet e tyre të veçanta, duke kombinuar argëtim, edukim dhe humor çdo të shtunë në mëngjes. [2]

  1. ""Fun Camp" Aventurat e Sandrit, Ermirit, "Kërmill Milit" dhe fëmijët çdo javë në Top Channel!". Timoni.al. 10 shtator 2025. Marrë më 12 shtator 2025.
  2. ""Fun Camp" Aventurat e Sandrit, Ermirit, "Kërmill Milit" dhe fëmijëve çdo shtunë në Top Channel". Gazeta Shqip. 11 shtator 2025. Marrë më 12 shtator 2025.