Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit
Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit, roman
AutorVeli Karahoda
ZhanriRoman
BotoiSh.B. Gjon Buzuku
Faqe560
ISBNISBN 978-9951-08-362-1

Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit është roman i shkruar nga Veli Karahoda.

Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"“Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit” është romani më i ri i Veli Karahodës, i cili po i ofrohet lexuesit nga Botimet Buzuku.

"Një roman klasi, me stil, ndërtim, rrëfim. Zbërthim detajues plotëni karakteresh. Shkurt e shqip: letërsi botërore."

Botimet Buzuku, 2022


"(...) Romani Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit, siç është befasues nga teksti i ngjeshur, fryma që përçon, shprehësia letrare, aq më tepër, është i ndërlikuar si kompozim strukturor, me gjasë edhe zhanror (...) Duke parë faktin që autori është levrues i poezisë, shkrimeve estetike dhe kritike, por më së shumti autor i disa romaneve që kanë tërhequr vëmendjen e lexuesit dhe të studimeve letrare, me një profil të vetin, mund të themi se romani Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit, që e paraljmëron qysh në titull fundin e protagonistit, por me nivelet e shkrimit të prozës, shënon kulmin e të mbërrimeve letrare në krijimtarinë letrare, si dhe përfaqëson një ngjarje të letrave shqipe, për ato situime letrare që ka shenjuar në këtë tekst, si një vepër me nivel estetik të dëshmuar në formësim, në strukturë, në portretizimin e personazheve, e mbi të gjitha në mjeshtërinë e rrëfimit dhe të stilit të përveçëm, si një nga romancierët më të përveçëm të letërsisë së sotme shqipe."

Behar Gjoka, Gazeta letrare Ex Libris, Tiranë, 2023.


"(...) E veçanta e kësaj proze romanore, pos ndërthurjes së saj në mes të klasikes, modernes dhe postmodernes, është edhe një gjuhë e pastër, e rrjedhshme, narracioni i ndërlikuar, por që asnjëherë nuk i humb filli, personazhet e shumtë, përshkrimi i situatave shpeshherë me tensione dhe me pasoja. Kjo e bën edhe me të lexueshëm romanin, që ndahet në kapituj dhe nënkapituj. Vendosja e emrave të personazheve të ndryshëm në kapituj përkufizon një ngjarje të veçantë që do të ndodhë, por në këtë kontekst kemi edhe rrëfime të tjera që gjejnë përshtatje dhe përkufizime brenda po të njëjtit kapitull. Në tërë këtë konglomerat rrëfimesh kemi jetë bizare, yshtje, dashuri, erotikë të shkujdesur, përgjime, dehje, luftëra; janë skena të vendosura me aq mjeshtëri që krijojnë vazhdimisht tension gjatë leximit. Por, fundi i palavdishëm në të vërtetë përmban një etapë prej tre dekadash deri në zagushinë e personazhit që do ta dërgojë drejt vetëvrasjes, që konsiderohej normale në shtetet totalitare (...)

Mërgim Bekteshi, ObserverKult, Prishtinë, 2023, ExLibris, Tiranë, 2023