Shko te përmbajtja

Fuqia e dëshirave

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fuqia e dëshirave ose Dëshira
Logoja origjinale e filmit
RegjiaChris Buck
Fawn Veerasunthorn
Shkruar nga
  • Jennifer Lee
  • Allison Moore
ProducentëPeter Del Vecho
Në role kryesore
  • Ariana DeBose
  • Chris Pine
  • Alan Tydik
KinematografiaRob Dressel
Adolf Lusinski
MontazhiJeff Draheim
Muzika
  • Dave Metzger
  • Julia Micheals
  • Benjamin Rice
Prodhuar nga
Walt Disney Animation Studios
Shpërndarë ngaWalt Disney Motion Pictures
Premiera
  • 22 nëntor 2023 (SHBA)
  • 14 mars 2024 (Shqipëri, në Tring)
  • 15 mars 2024 (Shqipëri, në DigitAlb)
Kohëzgjatja95 minuta
ShtetiShetet e Bashkuara të Amerikës
GjuhaAnglisht
Buxheti200 milionë dollarë
Fitimi255 milionë dollarë

Fuqia e dëshirave ose Dëshira (titulli origjinal: Wish) është një film vizatimor amerikan i vitit 2023. Filmi, i cili është i prodhuar nga kinostudioja “Walt Disney Animation Sudios”, është realizuar nën regjinë e Chris Buck dhe Fawn Veerasunthorn.

Filmi është realizuar për të kremtuar 100-vjetorin e kinostudios dhe përfaqëson klasikun e 62-të të “Disney”-it. Stili artistik ndërthur vizatimin me kompjuter me vizatimin tradicional me dorë. Fuqia e dëshirave merr përsipër tematikën kryesore e shumë filmave “Disney”, e cila është ndjekja dhe konkretizimi i dëshirave dhe ëndrrave vetjake.

Filmi është shpërndarë nga “Walt Disney Pictures”-i në kinematë e SHBA-së më 22 nëntor 2023. Në Shqipëri, janë realizuar dy dublime të këtij filmi.

Në mbretërinë e Rosës, e vendosur larg brigjeve të gadishullit iberik, një vajzë e re 17-vjeçare, Asha, ndien një zymtësi që askush tjetër nuk përjeton. Kjo ndjenjë e shtyn t’iu drejtohet yjeve në një moment të vështirë. Një yll i vërtetë i ardhur nga qielli i përgjigjet thirrjes së Ashës. Ajo do të përpiqet t’i kundërvihet mbretit Manjifiko për të ndaluar planin e tij keqbërës.

Në Shqipëri janë shpërndarë dy dublime të ndryshme të këtij filmi.

Dublimi i parë, i dalë në treg me titullin Fuqia e dëshirave, është prodhuar nga studioja “PIKO Studio” dhe është transmetuar për herë të parë në televizionin “Tring Tring” më 14 mars 2024.

Dublimi i dytë, i dalë në treg me titullin Dëshira, është prodhuar nga studioja “Studio Suprem” dhe është lëshuar në platformën “Digitalb” më 15 mars 2024.

Disa dublues janë të pranishëm në të dyja versionet. Këngët e filmit nuk janë dubluar.

Personazhet Dublimi origjinal

(anglisht)

Dublimi i parë shqip

(PIKO Studio)

Dublimi i dytë shqip

(Studio Suprem)

Asha Ariana Debozë[1] Xhoana Karaj Megi Mysliu
Mbreti Manjifiko Kris Pajn[2] Valdrin Hasani Valdrin Hasani
Valentino Alan Tydik[3] Julian Canameti Lorenc Kaja
Mbretëresha Amaja Anzhelikë Kabral[4] Ejona Torba Albana Aliu
Sabino Viktor Garber[5] Vladimir Sabiu Xhelil Aliu
Sakina Natasha Rothuell[6] Albana Aliu Sonjela Leço
Gabo Harvi Gijen[7] Silvio Goskova Jurgen Caka
Dahlia Xhenifer Kumijama[8] Bruna Belaj Suela Xhonuzi
Hal Niko Vargas Mirela Naska ?
Simon Evan Piters[9] Andi Begolli Kristen Shalavaci
Safi Rami Jusef[10] ? Rei Beka
Bazima Dela Saba[11] Suela Xhonuzi ?
Dario Xhon Rudnicki[12] ? ?
  1. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura ":2"
  2. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura ":3"
  3. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura ":4"
  4. Angelique Cabral
  5. Victor Garber
  6. Natasha Rothwell
  7. Harvey Guillén
  8. Jennifer Kumiyama
  9. Evan Peters
  10. Ramy Youssef
  11. Della Saba
  12. Jon Rudnitsky