Fushë Kosova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Fushë Kosova
Vendndodhja
[[Figura:|280px|Qendra e qytetit]]
Statistika
Popullsia
-dendësia
34,718 banorë
412.8 banorë/km²
Sipërfaqja 99* km²
Administrata
Shteti Kosova Kosova
Qarku Prishtina
Adresa e kuvendit Rr.ABC 00
Kodi postal 12000
Prefiksi telefonik 0381 38
Faqe zyrtare KK Fushe Kosova
Politika
Kryetar Burim Berisha
Partia udhëheqëse LDK
*Është vetem për qendren e komunës

Fushë Kosova është qytezë dhe komunë në pjesën qendrore të Kosovës. Komuna i takon Regjionit të Prishtinës ajo është formuar në vitin 1989 nga një pjesë e Komunës së atëhershme të Prishtinës. Sot është një nga komunat më dinamike e cila po përjeton ndryshime të mëdha urbanistike.

Qyteza ndodhet përafërsisht 6 km në jug-perëndim të qendrës së Prishtinës. Demografia e kësaj komune ka ndryshuar në dekadat e fundit. Në kohët e fundit e sidomos pas trazirave të marsit popullsia serbe është kocentruar në fshatrat Uglare Bresje dhe Graçanicë.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kushtet relativisht të mira natyrore në të kaluarën, pozita e mirë gjeografike, pasuritë natyrore dhe kushtet e përshtatme klimatike për zhvillimin e gjuetisë, blegtorisë, bujqësisë dhe më vonë edhe të degëve të tjera, si dhe relievit që mundësonte sigurinë, lokaliteti i këtij vendbanimi ishte i banuar që në kohët më të lashta, në shekullin e VII p.e.r (Bardhi i Madh), neoliti (Harilaçi) etj. nga banorët vendës iliro-dardanët. Pastaj i banuar edhe nga koha antike e mesjetare si Ulari (Uglari), Kumanova (afër Vragolisë), Bardhi i Vogël, Harilaçi etj. Këtë e dëshmojnë gjetjet e shumta arkeologjike në lokalitetet e kësaj komune.[1]

Sikurse edhe vendbanimet tjera të Kosovës ashtu edhe në territorin e kësaj komune gjatë të kaluarës historike, janë zhvilluar ngjarje të ndryshme. Ky territor që nga lashtësia ishte i banuar me popullatë autoktone iliro-dardane. Nga fundi i shek. XII u pushtua nga serbët. Ndërsa në të shekullit XIV u pushtua nga osmanet. Në territorin e Livragolisë(Vragoli), u zhvillua edhe Lufta e Dytë e Kosovës, në vitin 1448, ndërmjet ushtrisë osmane dhe hungareze.[2][3]

Gjatë kësaj periudhe, vendbanimet e kësaj komune, kanë luajtur një rol me rëndësi, pasi që kanë pasur një pozitë të mirë gjeostrategjike. Duhet theksuar se në Kosovë, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, janë vendosur disa familje çerkeze, të dëbuara nga atdheu i tyre Çerkestani në Kaukaz[4]. Ato u vendosen në Kosovë në mes të viteve 1860-1864. Disa nga ato familje u vendosën edhe në territorin e sotëm të komunës së Fushë Kosovës, siç janë fshati Sllatina e Madhe, Miradi e Epërme, Bardhi i Madh, Fushë Kosovë, Mesbardh, Uglar etj.[2].

Qyteti i Fushë Kosovës

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo komunë shtrihet rreth koordinantav gjeografike 42°63 V dhe 21°12 L. Komuna e Fushë Kosovës shtrihet ne 99 km2. Komuna e Fushë Kosovës përbëhet nga këto njësi kadastrale: Fushë Kosovë, Albanë e vogël, Albanë e madhe, Bardh i madh, Bardh i vogël, Mesbardh, Harilaq, Henc, Gurshkabë, Miradi e poshtme, Miradi e epërme, Livragonë, Lismir,Nakaradë , Kuzmin. Në përputhje me propozimin e Ahtisaarit Kuvendi i Kosovës ka nxjerr ligj me të cilin fshatrat Uglarë dhe Batuse shkëputen nga teritori i komunës.

Territori i Fushë Kosovës ,sipas shënimeve të vitit 1987,përfshinë 16 zona kadastrale me sipërfaqe 9.573 ha, 63 ari, 24 m2, përkatësisht 96 km2.[5] Komuna e Fushë Kosovës zë pozitën qendrore të Rrafshit të Kosovës. Shtrihet në përendim të qendrës të Kosovës - Prishtinës,rreth 4–5 km,larg saj, apo më mirë të themi, tani është bashkuar me të. Kufizohet në lindje me komunën e Prishtinës, në jug me komunën e Lipjanit, në përendim me komunën e Drenasit dhe në veri me komunën e Kastriotit. Fushë Kosova është nyja kryesore e komunikacionit hekurudhor të Kosovës. Nga qendra komunale degëzohen rrugët hekurudhore për në Mitrovice e më tutje në veri,për në Shkup e më tutje në jug, në verilindje për në Prishtinë, trevën e Llapit e më tutje në verilindje me Nishin, në përendim për në Pejë dhe në jugpërendim në Prizren. Tani kjo komunë është edhe qendër e komunikacionit ajror. Në fshatin Albanë e Madhe ( Sllatinë e Madhe) që nga viti 1965 është hapur Aeroporti i Prishtinës.

Lartësia mesatare mbidetare e territorit të kësaj komune është 530–550 m. Relievi është kryesisht fushor që shtrihet rreth lumit Sitnica dhe Drenica, kurse një pjesë e vogël e territorit në përendim është kodrinoro-malor, që përfshinë malin Golesh (Harilaq), Blinishtë (Albanë e Madhe) dhe Gospojë (Bardhi i Madh). Nga aspekti pedologjik ,tokat në këtë territor janë më tepër toka të zeza të quajtura smolicë,rreth lumit janë disa rrafshina aluviale dhe disa teraca liqenore. Pra, tokat janë mjaft pjellore dhe të përshtatshme për zhvillimin, kryesisht të bujqësisë.

Kjo trevë ka klimë të theksuar kontinentale. Veçoritë themelore të kësaj klime janë se stinët e verës e bëjnë me temperaturë të lartë dhe të thatë, ndërsa ajo e dimrit është e ftohtë dhe relativisht më e lagështë. Pranvera dhe vjeshta janë stinë të ndryshueshme. Në territorin e kësaj komune kalon lumi Sitnica, ku në fshatin Livragonë derdhen në të, Lumi Drenica dhe Gracanka, kurse afër fshatit Kuzmin - Prishtevka. Këta lumenj janë elemente të rëndësishme të fizionomisë së peizazhit të territorit të Fushë Kosovës.[6]

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Një pjesë e zonës industriale e Prishtinës gjendet në teritorin e Komunës së Fushë Kosovës. Para luftës komuna ka pasur disa objekte industriala si KBI Miradia, Fabrika e Mishit por pas privatizimit nuk janë në prodhim.

Komuna e Fushë Kosovës është e pasur me begatintë natyrore të cilat paraqesin bazën objektive për zhvillimin e përshpejtuar të kësaj treve. Kjo komunë posedon me sipërfaqe tokësore: tokë punuese 7670 ha, kopshte 591 ha, pemtari 97 ha, livadhe-kullosa 522 ha,pyje 3670 ha2.[7] Shikuar nga mënyra e shfrytëzimit të hapësirës,konstatohet se pjesa më e madhe e territorit është tokë bujqësore me mbi 60%, ku zhvillimi i bujqësië si sektor i poasçëm në komunën e Fushë Kosovës ka parakushte reale për një zhvillim më të sukseshëm, meqenëse boniteti i tokës është mjaft pjellor. Roli i bujqësisë në zhvillimin e komunës është i madh,e sidomos kur dihet lidhëmeria e saj me kapacitetet prodhuese dhe përpunuese të industrisë së komunës. Sipërfaqja poseduese e livadheve,terreni i përshtatshëm për kullosa si dhe interesimi i vazhdueshëm i fermerëve për blegëtorinë dhe shpezëtarinë janë potenciale të rëndësishme për zhvillimin ekonomik në fshat.

Shumë banorë serbë e malazezë,kolonë të vendbanimeve kolone sllave,në Drenicë por edhe të fshatrave të tjera, për shkak të kushteve më të mira për jetesë,mundësia e punësimit e tjerë ndikoi që ata të vendosën në Fushë Kosovë dhe në vitet e para të Jugosllavisë Socialiste shtohet numri i serbVve dhe malazezëve. Nga aspekti ekonomik, në vitet e para të ish Jugosllavisë Socialiste,sikurse edhe vendbanimet tjera,ishte një fazë e stagnimit,apo të një zhvillimi të ngadalshëm. Mirëpo, me zhvillimin e komunikacionit, Fushë Kosova u shndërrua në nyje kryesore të komunikacionit hekurudhor të Kosovës. Nga ky vendbanim degëzoheshin të gjitha rrugët hekurudhore të Kosovës, si në veri e jug, ashtu edhe në verilindje e perëndim etj. Edhe pasuritë xehtare me xehen e linjitit në Bardh të Madh,ndikuan në zhvillimin e xehtarisë. Në vitet e fundit u ngrenë edhe disa kapacitete të industrisë së tekstilit. Në këtë peridhë, vendbanimet e kësaj komune përjetusn njv transformim të zhvillimit ekonomik, shoqëror, kulturor, arsimor, shëndetsor etj. Kështu që Komuna e Fushë Kosovës krijoi kapacitete të konsiderueshme për prodhim,për përpunim dhe për qarkullim.

Në territorin e kësaj komune,përkatësisht në fshatin Albanë e Madhe (Sllatinë e Madhe) është ndërtuar aeroporti, i cili në deceniet e fundit është shndërruar në një qendër ndërkombëtare të komunikacionit ajror.

Gjatë viteve të shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta pati ndryshime të ndjeshme të strukturës ekonomike, në favor të zhvillimit të industrisë, gjë që bëri të mundshme nxitjen e mëtutejshme të veprimtarive ekonomike dhe joekonomike. Kjo ndikoi në rritjen e të punësuarve në organizatat ekonomike dhe joekonomike, të cilat realizonin të ardhura të konsideruara, rezultate afariste e më këtë edhe përmirësimin e standardit të banorëve në përgjithësi. Me suspendimin e autonomisë së Kosovës dhe pushtimin klasik nga forcat ushtarake e policore, më 1989 nga Serbia, filluan të rrënohen të gjitha të arriturat e deriatëherëshme. Me vendosjen e masave të dhunshme, filloi largimi nga puna, së pari i kuadrave, e pastaj pothuajse i të gjithë shqiptarëve të punësuar në objektet ekonomike, joekonomike, në administratë etj. Me anë të integrimeve të ndryshme të ndërmarrjeve në territorin e Kosovës, edhe në këtë komunë me ato tV Serbisë, me qëllim të shfrytëzimit dhe të plaçkitjes së pasurisë të krijuar me mund për shumë vite, filloi shkatërrimi i bazës materiale. Në këto kushte të rënda gjendja e banorëve të kësaj komune u keqësua tepër, filloi të bie standardi jetësor etj.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko : Lista e ardhacakëve - Fushë Kosovë

Në strukturën demografike të komunës së Fushë Kosovës përpos dyndjeve natyrale dhe ekonomike kanë luajtur një rol të madhe dhe vendosja e popullatës për shkaqe të tjera si kolonizimi serb rreth 396 familje dhe vendosja e popullsisë refugjate nga Toplica e pjesë tjera të perandorisë Osmane si Sanxhaku i Tregut Ri dhe Bosnja.

Në tabelat e më poshtme janë mbledhur disa shënime dhe të dhëna që tregon shkallen e manipulimit me numrin e popullsisë gjatë viteve. Kështu p.sh edhe pse regjistrimi i popullsisë në vitin 1991 nga popullsia shqiptare ishte bojkotuar agjencia e statistikave të regjimit Jugosllav në Beograd e ka prezantuar një regjistrim të imagjinuar politik në të cilin siq shihet nga tabela më se 2,960 banorë të etnive tjera janë regjistruar si serbë dhe në të njëjten kohë është fryer numri i banorve serbë dhe zvogluar numri i shqiptarëve të imagjinuar në regjistra. Llogaritet që me mbështetjen e agjencive ndërkombëtare agjencisë kosovare për statistika është arritur një nivel evropian në këtë lëmi dhe numrat e prezantuara nga kjo agjenci janë njëherit më të besueshëm edhe pse kjo agjenci ende nuk ka arritur të bëjë regjistrimin e popullsisë dhe pasurisë së patundshme.

Përbërja etnike
Viti/Etnia Shqiptar  % Serb  % Ashkali  % Romë  % Të tjerë  % Total
1991 regj i pavlefshëm 17,374 53.4 8,346 25.7 - - - - - - 32,500
1998 23,600 59 9,600 24 - - - - - - 40,000
korrik 2000 34,000 84 4,000 10 2,600 6.4 300 0.7 60 0.14 40,500
prill 2002 34,000 85 3,239 8 2,259 5.6 388 1 21 <0.5 40,000
Ref: OSCE ( PDF/ HTML )

Nisur nga fakti se territori i Komunës së Fushë Kosovës gjithmonë ishte një hapësirë gjeografike, që ofronte mundësi të mëdha ekzistenciale, është e qartë se edhe lëvizjet e popullsisë drejtoheshin për vendosje dhe për të jetuar në këtë trevë. Këtë e dëshmojnë faktet pothuajse gjatë periudhave historike, e posaçërisht në deceniet e fundit. Pozita e mirë gjeografike, afërisa me qendrën administrative, kulturore, universitare etj. me Prishtinën,qendrën industriale Kastriotin (ish Obiliqin),Mihjen Sipërfaqësore në Bardh të Madh,mundësia për punësim, ndikoi që Fushë Kosova dhe fshatrat përreth të rriten dhe të zgjerohen. Kështu Fushë Kosova shndërrohet në qendër industriale, nyje e komunikacionit dhe me këtë u bë edhe tërheqës për gravitimin e popullsisë, sidomos nga viset e ndryshme të Kosovës, të Kosovës Lindore, të Maqedonisë etj. Edhe në fshatrat e afërta po ashtu u vendos një numër i madh i banorëve nga viset e ndryshme të Kosovës dhe jashtë saj. Pra, të gjitha ato ndikuan që territori i Fushë Kosovës të ketë një dendësi më të madhe të popullsisë në Kosovë.

Në anën tjetër,disa kolonë serbë e malazezë, duke gjetur vende më të mira të punës, banesa në Prishtinë si dhe në qendra të Serbisë,duke e shitur pasurineë, që ia kishte dhuruar pushteti agrar,me çmime të majme popullatës shqiptare, fillori ta lëshoj Fushë Kosovën dhe disa vendbanime tjera. Në vend të tyre vendoset popullata shqiptare e ardhur nga viset e ndryshme të Kosovës, e sidomos të Kosovës Lindore. Kështu që sot, popullata shqiptare e Fushë Kosovës dhe e disa fshatrave të tjera është nga viset e ndryshme,sidomos nga Presheva, Medvegja, Gallapi, Llapi, Anadrini, Llapusha, Drenica etj.

Zhvillimi i hovshëm i këtij vendi vendbanimi, ndikoi në rritën e tij.Kështu që vendbanimet e tanishme Bresja,Uglari,por edhe Nakra, Lismiri tani edhe Prishtina janë bashkuar me të. Në kohën e Jugosllavisë Socialiste,pas ndryshimeve kushtetutare,kur gjendja politike dhe e sigurisë u ndryshua,disa banorë serbë e malazezë, filluan t'i shesin pronat, disa nga ato të marra nga pushteti agrar falas dhe të shpërngulen në qendrën e Prishtinës,kurse disa edhe jashtë Kosovës, në rajonet dhe në qytetet e ndryshme të Serbisë. Numri i banorëve të qendrës komunale të Fushë Kosovës, sidomos të atij shqiptar disa më ditë shtohej, ndëra i atyre serbe e malazeze,për shkak të shpërnguljes pakësohej. Kjo më së miri vërehej me shtimin e numrit të nxënësve shqiptarë në shkollat fillore të këtij vendbanimi. Sipas regjistrimit serb të vitit 1991 dhe në bazë të parashikimeve në territorin e Komunës së Fushë Kosovës kishte 32.500 banorë, nga të cilët 17.357 shqiptarë, 8.346 serbë, 898 malazezë, 1.675 myslimanë, 49 turq, 37 kroat dhe 3.384 romë.\ Në kushtet e krijuara politiko-shoqërore të pozitës së Kosovës në ish federatën jugosllave, vendbanimet e kësaj komune përjetojnë një transformim të dukshëm, i cili zgjati deri në fund të viteve të tetëdhjeta.

Duke shfrytëzuar gjendjen e krijuar politike në atë kohë, në Jugosllavinë Socialiste, sidomos pas vitit 1981, atëherë pushteti serb me metoda të ndryshme perfide mundohet të pengonte këtë zhvillim. Ajo ,me moton e kthimit të serbëve dhe të malazezëve të shpërngulur nga Kosova,përdori masat më radikale ndaj rinisë e intelegjencës shqiptare,me burgosje,me vrasje dhe me largimin nga puna e deri te marrja e autonomisë,kurse në fund edhe të zbatimit të territorit më të egër ndaj popullatës shqiptare në vitet 1998-99. Popullata shqiptare ,edhe pse ishte në pozitë më të vështirë,në krahasim me travat tjera të Kosovës,në forma të ndryshme i bëri rezistencë kësaj politike shoviniste serbe,të udhëhequr nga disa lider serbo-malazezë të dirigjuar nga beogradi. Shumë të rinjë nga kjo popullatë u inkuadruan në rezistencë të armatosur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,disa prej tyre ranë dëshmorë të kmbit. Pushteti serb, policia, ushtria dhe paramilitarët e saj,përveç masakrave,vrasjeve,dhunimeve etj.,ndaj popullatës shqiptare,filluan dëbimin masovik të banorëve shqiptarë nga vatrat e tyre. Popullata me dhunë u dëbua nga shtëpitë,u dërguan kryesisht në Shqipëri,Maqedoni e gjetiu. Nga aty u shpërndan nëpër vende të ndryshme të botës. Nga popullata e Fushë Kosovës, një pjesë e vogël, e sidomos e fshatit Bardhi i Vogël, ishte zënë peng në fshat. Ndaj popullatës së kësaj treve,sikurse edhe të trevave tjera të Kosovës,u bë një pastrim etnik. Mirëpo, pushteti serb edhe përkundër kësaj, nuk arriti qëllimin e caktuar. Falë angazhimit edhe përkrahjes së forcave progrescive botërore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleancës Veriatlantike- NATO-s,angazhimit dhe kontributit të Ushtrisë sonë Çlirimtare,popullatës në tërësi, ushtria,policia e forcat paramilitare serbe të mundura e lëshuan Kosovën, e bashkë me ta edhe kriminelët dhe vendorët,që kishin bashkëpunuar me ta. Popullata shqiptare u kthye në vatrat e veta. Filloi një jetë e re në Kosovë. Atë jetë të lirisë që me mijëra vjet e dëshironin dhe luftonin për te. Edhe popullata e kësaj komune u kthye në vratrat e veta duke vazhduar jetën e re, në kushtet e reja të krijuara, në liri. Filloi faza e rindërtimit dhe e zhvillimit. Mirëpo,lufta në këtë trevë si dhe në tërë Kosovën la pasoja të tmerrshme. Sipas disa burimeve, nga pasojat e luftës së fundit, të vitit 1999, nga ana e agresionit, sipas Raportit të Këshillit Komunal, Komisionit për HCL dhe persona të humbur[8] në territorin e Komunës së Fushë Kosovës është një gjendje e tmerrshme. Janë të vravë dhe të humbur 165 persona civil per fatin e të cilëve nuk dihet asgjë (23 të vrarë dhe të djegur në 8 shtëpi), 62 të vravë dhe të varrosur, 18 të vravrë dhe të pavarrosur, 61 të zhdukur.

Pas kthimit të poullatës në shtëpitë e veta, ende pa filluar të arrijnë ndihmat nga Bashkësia Ndërkombëtare, banorët filluan punën rreth ndërtimit dhe meremetimit të shtëpive të banimit. Me fillimin e arritjes së ndihmave nga Oragnizatat Qeveritare dhe Organizatat Joqeveritare ndërkombëtare të shumë vendeve të botës, puna në këtë drejtim u intensifikua edhe më shumë. Kështu që sot shumë vendbanime kanë marrë pamjen e mëparshme. Menjëherë,pas kësaj,në kushtet e reja të krijuara politike u bë konstituimi i organeve komunale. Tani,komuna është njësi territoriale - administrative në të cilën qytetarët realizojnë vetëqeverisjen e tyre në pajtim me dispozitat e Rregullores mbi vetëqeverisjen lokale të Kosovës nr.2000/45. Pra,Komuna rregullon dhe udhëheq çështjet publike në territorin e vet dhe siguron një jetë të qetë dhe normale për të gjithë banorët e territorit të saj. Fushë Kosova në vitin 2001 ka pasur këtë gjendje: 7 vendbanime, 5.866 banorë, 479 shtëpi, 19 shkolla etj.[9] Pas mbarimit të luftës, organizimit të pushtetit dhe funksionimit të organece komunale dhe të oragnizmave të tjerë, një prej objektivave të organizmave vendore dhe atyre qendrore shkencore,kulturore,politike etj. të Kosovës ishte edhe standradizimi i emrave të vendbanimeve të Kosovës. Në nivel të Kosovës është formuar Komisioni Qendror për Standrardizimin e Emërvendeve, ndërsa në nivel të Asambleve komunale janë formuar komisionet komunale. Në bazë të studimeve të gjithanshme shkencore, historike,gjuhësore etj. komisionet në fjalë kanë aprovuar Listën e merave të vendbanimeve të Komunës së Fushë Kosovës.

Sot territorin e Komunës së Fushë Kosovës e përbëjnë këto vendbanime:

  1. Albana e Madhe (Sllatina e Madhe)
  2. Albana e Vogël(Sllatina e vogël)
  3. Bardhi i Madh
  4. Bardhi i Vogël
  5. Batusa
  6. Bresja
  7. Fushë Kosova
  8. Grabosi
  9. Harilaçi
  10. Henci
  11. Kuzmini
  12. Lismiri
  13. Livragona (Vrogolia)
  14. Mesbardhi (Pomozotini)
  15. Miradia e Epërme
  16. Miradia e Poshtme
  17. Nakra (Nakarada)
  18. Uglari

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Fushë Kosovës ka pasur 4 biblioteka publike me një numër prej gjithsejt 49.250 librash. Biblioteka kryesore ka pasurr 19.500 libra, kurse degët në Bardh i Madh, Sllatinë… kanë pasur 29.750 libra, por gjatë luftës, "dora e zezë" serbe ka zhdukur 13.500 libra dhe biblioteka në Bardhi i Madh nuk ekziston më fare. Po ashtu, bibliotekat në Fushë-Kosovë dhe Sllatinë janë të dëmtuara.

Klubet dhe Infrastruktura sportive në Komuneë e Fushë Kosovës :

Klubet:

  1. Klubi I Futbollit ”Fushë Kosova”
  2. Klubi I Futbollit ”Ardhmëria”
  3. Klubi I Boksit ”Fushë Kosova”
  4. Klubi I Basketbollit ”Fushë Kosova”
  5. Klubi I Volejbollit(F) ”Fushë Kosova”
  6. Klubi I Karates ”Fushë Kosova”
  7. Klubi I Kick-Box-it “Fushe Kosova”
  8. Klubi I Atletikës ”Fushë Kosova” Fushë Kosovë
  9. Klubi I Atletikës ”Kalaja” Bardh I Madh
  10. Klubi I shahut ”Fushë Kosova”

Objekte sportive:

  1. Salla e Sporteve Fushë Kosovë - Fushë Sportive me bari
  2. Salla e sporteve Fushë Kosovë(paraperfundimit) -Fushë Sportive me bari
  3. Salla e sporteve Bardh I Madh(paraperfundimit) - Fushë Sportive me bari
  4. Salla e Sporteve Sllatinë e Madhe (para perfundimit)
  5. Kompleksi I fushave Sportive-Sllatina e vogël
  6. Tri fusha sportive me bari sintetik ne Fushe Kosove
  7. Fushë Sportive me bari sintetik Vrogoli
  8. Fushë Sportive me bari sintetik –Harilaq
  9. Fushë Sportive me bari sintetik-Sllatina e Madhe
  10. Fushë Sportive me bari sintetik- Bardhi i Madh

Aktivitetet:

  • Konferenc prezantimi I Planit të Veprimit
  • Shperndarja e pamfletave kunder dukurive negative
  • Mbrëmje argetuese per te rinjet
  • Shtrimi I nji iftari per vullnetaret

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Burim i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

/

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Historiku i qytetit. Komuna e Fushë Kosovës
  2. ^ a b Dr. Jusuf Osmani, "Vendbanimet e Kosovës", 2003
  3. ^ Skënderbeu dhe Lufta e Dytë e Kosovës. Koha Ditore
  4. ^ Historiku i qyteti, Komuna e Fushë Kosovës
  5. ^ Shënimet e marra nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, 2002
  6. ^ Dr. Jusuf Osmani , "Venbanimet e Kosovës",2003
  7. ^ UNMIK-Vlerësimi i zhvillimit të shpejtë strategjik,PIP,Komuna e Fushë Kosovës,2001
  8. ^ Raporti i Këshillit Komunal,Komisioni HCL dhe persona të humbur,2000
  9. ^ Drejtoria për Zhvillimin Ekonomik,Industri dhe Tregti, Fushë Kosovë,2001

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Sistemi shtetrorë në Kosovë

Coat of arms of Kosovo.svg
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Stema e qeverisë KS.gif
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaj*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Kllokoti  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Kastrioti  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Ranillugu  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj