Gërshani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gërshania (Dita e Gërshanisë) është një veprimtari rituale burimore shqiptare e cila kryhet me rastin e qethjes së fëmijës nga kumbara. Nëpërmjet këtij rituali të stërlashtë, familjet që e kryejnë atë, vendosin apo forcojnë lidhjen e tyre miqësore, pra, përtej kuptimeve alegorike, ai mund të shihet si një mjet i mirëfilltë për të shtuar dhe fuqizuar harmoninë dhe solidaritetin kombëtar midis shqiptarëve.