Gëzim Hoxha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Prof. dr. Gëzim Hoxha arkeolog shqiptar. Është arkeolog në departamentin e antikitetit të vonë dhe mesjetës në Akademinë e Studimeve Albanologjike. Ka 38 vite pune dhe përvojë në kërkimet dhe sudimet arkeologjike. Pas përfundimit të studimeve universitare në Tiranë u dërgua për një kualifikin pasuniversitar në Universitetin e Marburg-ut. Fitoi gradën doktor i shkencave në vitin 2000 dhe titullin profesor në vitin 2009. Ka marrë pjesë dhe ka drejtuar 56 ekspedita dhe survey-e arkeologjike. Nga viti 2002 është anëtar korrespondent i Institutit Arkeologjik Gjerman. Pjesëmarrës aktiv në 32 aktivitete ndërkombëtare dhe mbi 50 aktivitete kombëtare për arkeologjinë dhe historinë e vjetër të Shqipërisë. Autor i 9 botimeve monografike apo teksteve. Një monografi me bashkautorësi në proces botimi në Berlin. Autor i 100 artikujve shkencorë, nga të cilët 76 si autor i vetëm. Ka botuar 9 artikuj në gjuhë të huaj. Rreth 30 shkrime të tij janë botuar gjermanisht, frëngjisht, anglisht, italisht e serbokroatisht, disa prej të cilëve në revista arkeologjike prestigjoze në Europë. Gëzim Hoxha është redaktor përgjegjës i revistës Iliria (në vitet 2001-2021) dhe përgatitës i botimeve voluminoze me akte të dy aktiviteteve ndërkombëtare në arkeologji. Është mësimdhënës i arkeologjisë në universitetet Shkodër e Tiranë dhe hartues i 5 programeve arkeologjike. Drejtues shkencor i 10 tezave doktorale. Është Kandidat për titullin akademik i asociuar në fushën e arkeologjisë.