Shko te përmbajtja

Kompania Holandeze e Indisë Perëndimore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga GWIC)
Kompania Holandeze e Indisë Perëndimore
Native name
Geoctrooieerde Westindische Compagnie
Company typekompani karte
Founded3 qershor 1621 (1621-06-03)
FounderJoannes de Laet Edit this on Wikidata
Defunct1 janar 1792 (1792-01-01)
Headquarters
Number of locations
5 (Amsterdami, Hoorn, Roterdami, Groningen dhe Middelburg)
Area served
Amerika, Oqeani Paqësor, Afrika Perëndimore
Key people
Heeren XIX
ProductsTregtia e skllevërve, transporti i administratorëve, fermerëve dhe ushtarëve, si dhe sjellja e kripës, lëkurëve të lundërzave, argjendit, sheqerit, duhanit, kafes, coçinilës, dru Haematoxylum campechianum dhe Brosimum guianense

Kompania Holandeze e Indisë Perëndimore (Geoctrooieerde Westindische Compagnie) ishte një kompani karte holandeze që u themelua në vitin 1621 dhe u shua në vitin 1792. Mes themeluesve të saj ishin Reynier Pauw,Willem Usselincx (15671647) dhe Jessé de Forest (15761624).[1] Më 3 qershor 1621, asaj iu dha një kartë për tregti monopolisteInditë Perëndimore Holandeze nga Republika e Shtatë Vendeve të Ulta të Bashkuara dhe iu dha juridiksion mbi pjesëmarrjen në tregtinë atlantike të skllevërve, Brazilin, Karaibet dhe Amerikën Veriore.

Zona ku kompania mund të operonte përbëhej nga Afrika Perëndimore (midis Tropikut të Gaforres dhe Kepit të Shpresës së Mirë) dhe Amerikës, që përfshinte Oqeanin Paqësor dhe përfundonte në lindje të Ishujve Maluku, sipas Traktatit të Tordesillas. Qëllimi i shprehur i kartës ishte të asgjësonte konkurencën, veçanërisht spanjolle ose portugeze, midis stacioneve të ndryshme tregtare të themeluara nga tregtarët. Kompania u bë një instrument i Kolonizimit Holandez të Amerikës gjerësisht jetëshkurtër (që përfshinte Vendet e Ulta të Reja) në shekullin e XVII.

Nga viti 1624 deri në vitin 1654, në pikëpamjen e Luftës Holandezo–Portugeze, GWC mbajti territorin portugezBrazilin veri-lindor, por u dëbuan nga Brazili Holandez në vijim të një rezistence të ashpër.[2] Pas mjaft përmbysjeve, GWC u riorganizua dhe iu dha një kartë e re në vitin 1675, gjerësisht mbi fuqinë në tregtinë atlantike të skllevërve. Ky version "i ri" zgjati për më shumë se një shekull, deri pas Luftës së Katërt Anglo–Holandeze, gjatë të cilës ajo humbi shumicën e aseteve të saj.

Shtëpia e Indisë Perëndimore, selia e Kompanisë Holandeze të Indisë Perëndimore nga v. 1623 deri në v. 1647

Kur Kompania Holandeze e Indisë Lindore (VOC) u themelua në vitin 1602,[3] disa tregtarë në Amsterdam nuk i pranuan politikat monopolistike. Me ndihmën e Petrus Plancius, një astronom, hartograf dhe klerik holandezo-flamand, ata kërkuan për një askes veri-lindor ose veri-perëndimor në Azi për ta anashkaluar monopolin e VOC-ut. Në vitin 1609, eksploratori anglez Henry Hudson, i punësuar nga VOC-u, zbarkoi në brigjet e Anglisë së Re dhe lundroi përgjatë atij që tani njihet si Lumi Hudson në kërkimin e tij për Kalimin Veri-Perëndimor për në Azi.[4] Megjithatë, ai dështoi ta gjente kalimin. Rrjedhimisht, në vitin 1615, Isaac Le Maire dhe Samuel Blommaert, të ndihmuar nga të tjerë, u përqëndruan në gjetjen e një rruge jug-perëndimor përreth arkipelagutTokës së ZjarrtëAmerikës Jugore në mënyrë që të anashkalonin monopolin e VOC-ut.

Një nga lundërtarët e parë, që u përqëndrua në tregtinë me Afrikën, ishte Balthazar de Moucheron. Tregtia më Afrikën ofronte mjaft mundësi për të krijuar stacione tregtare ose agjensi tregtare, një pikë e rëndësishme nisjeje për bisedime. Qe Blommaert, megjithatë, ai që e nisi atë, në vitin 1600, tetë kompani lundruan përgjatë brigjeve të Afrikës, duke konkuruar me njëra tjetrën për furnizimin e bakrit, nga Mbretëria e Loangos.[5] Pieter van den Broecke u punësua nga një nga këto kompani. Në vitin 1612, një fortesë holandeze u ndërtua në Mouree (Gana e tanishme), përgjatë Bregut të Artë Holandez.

Reinier Pauw, portret nga Jan Anthonisz van Ravesteyn

Tregtia me Karaibet, për kripë, sheqer dhe duhan, pengohej nga Spanja dhe vonohej për shkak të bisedimeve të paqes. Spanja ofroi paqe me kushtin që Republika Holandeze të tërhiqej nga tregtia me Azinë dhe Amerikës. Spanja refuzonte ta nënshkruante traktatin e paqes, nëse do të themelohej një kompani e Indisë Perëndimore. Në këtë kohë, po zhvillohej Lufta Holandeze e Pavarësisë (15681648) midis Spanjës dhe Republikës Holandeze. Pensionaari i Madh Johan van Oldenbarnevelt ofroi ta pezullonte tregtinë me Inditë Perëndimore në shkëmbim të Armëpushimit Dymbëdhjetë Vjeçar.[6][7] Ai mori propozimin e themelimit të Kompanisë së Indisë Perëndimore jashtë tavoline. Rezultati ishte që, gjatë pak viteve, holandezët lundruan nën një flamur të huaj për në Amerikën Jugore. Megjithatë, dhjetë vjetë më vonë, stadtholderi Maurice i Oranzhit, propozoi të vazhdonin luftën me Spanjën, por gjithashtu të largonin vëmendjen nga Spanja te republika. Në vitin 1619, kundërshtarit të tij, Johan van Oldenbarnevelt iu pre koka dhe, kur në prill 1621 armëpushimi përfundoi, holandezët mund ta krijonin Kompaninë e Indisë Perëndimore.

Kompania e Indisë Perëndimore e mori kartën e saj nga Shtetet e Përgjithshme (Parlamenti i Bashkuar Holandez) në qershor të vitit 1621, duke i dhënë një monopol 24-vjeçar mbi tregtinë dhe kolonizimin që përfshinte brigjet amerikane midis Njufaundlandit dhe Ngushticës së Magelanit.[8] Një nga promovuesit ishte Reynier Pauw, që do të caktonte dy nga djemtë e tij si menaxherët e saj të parë në vitin 1621; të dy, Pieter dhe Michiel Reyniersz Pauw ishin në post për pesëmbëdhjetë vjetë.[9] Reynier Pauw II, Cornelis Bicker dhe Samuel Blommaert u caktuan në vitin 1622.[10]

Willem Usselincx, bashkë-themelues i Kompanisë Holandeze të Indis Perëndimore

Kompania Holandeze e Indisë Perëndimore u organizua ngjashmërisht me Kompaninë Holandeze të Indisë Lindore (VOC). Ashtu si VOC-u, GWC-ja kishte pesë zyra, të quajtura dhoma (kamers), në Amsterdam, Roterdam, Hoorn, Middelburg dhe Groningen, prej të cilave, dhomat në Amsterdam dhe Middelburg kontribuonin më shumë për kompaninë. Bordi përbëhej prej 19 anëtarësh, të njohur si Heeren XIX (nëntëmbëdhjetë zotërinjtë,[11] në ndryshim nga Heeren XVII, që kontrollonin Kompaninë e Indisë Lindore). Struktura institucionale e GWC-së ndiqte strukturën federale, që krijonte diskutime të gjera për çdo vendim, me përfaqësi rajonale: 8 nga Amsterdami; 4 nga Zelanda, 2 nga secili prej Noorderkwartier (Hoorn dhe Enkhuizen), Maas (Roterdami, Delfti dhe Dordrecht-i), rajoni i Groningenit dhe një përfaqësues nga Shtetet e Përgjithshme (parlamenti i përgjithshëm i Holandës). Secili rajon kishte dhomën dhe bordin e tij të drejtorave.[12] Vlefshmëria e kartës ishte vendosur për njëzet e katër vjetë.

Financimi u organizua vetëm në vitin 1623, pasi mjaft ofertues u vunën nën trysni. Shtetet e Përgjithshme të Holandës dhe VOC-u grumbulluan një milion guldenë në formën e kapitalit dhe mjeteve. Megjithëse shkrimtarët iberik thonë se kripto-judejtë ose Marranos-it luajtën një rol të rëndësishëm në formimin si të VOC-ut ashtu dhe të GWC-së, studimet kanë treguar se fillimisht ata luajtën një rol minor, por u shtuan gjatë periudhës së holandezëveBrazil. Emigrantët kalvinistë nga Vendet e Ulta Spanjolle, përbënin investime domethënëse në GWC.[13] Investitorët, në vitin 1621, nuk nxituan ti vendosnin paratë e tyre në kompani, por Shtetet e Përgjithshme i shtynë bashkitë dhe institucionet e tjera të investonin. Shpjegimet për investimet e ngadalta nga individët ishin se aksionerët "nuk kishin kontroll mbi politikën e drejtorëve dhe zotërimi i parave të investitorëve të zakonshëm", që qe një "zhvatje" për të furnizuar "poste të rehatshme për drejtorat dhe të afërmit e tyre, në kurriz të aksionerëve të zakonshëm".[14] Drejtorët e VOC-ut investuan parë te GWC-ja, pa i këshilluar më parë aksionerët e tyre, duke shkaktuar mospajtime mes një numri aksionerësh. Në mënyrë që të tërhiqte aksionerë të huaj, GWC-ja ofroi të drejta të barabarta për investitorët e huaj me holandezët, duke rezultuar në aksionerë nga Franca, Zvicra dhe Venicia. Një transaksion i kartës origjinale të vitit 1621 u shfaq në anglisht, Orders and Articles granted by the High and Mightie Lords the States General of the United Provinces concerning the erecting of a West-Indies Companie, Anno Dom. MDCXII.[15] nga viti 1623, kapitali i GWC-së prej 2.8 milionë florinësh nuk ishte aq i madh sa kapitali fillestar i i VOC-ut prej 6.5 milionë florinësh, por gjithësesi ishte një shumë thelbësore. GWC-ja kishte 15 anije për të bartur tregtinë dhe transportin e rregullt në brigjet afrikano-perëndimore dhe Braziliane.[16]

Kolonia Zwaanendael përgjatë Delauerit

Ndryshe nga VOC-u, GWC-ja nuk kishte të drejta për të vendosur trupa ushtarake. Kur Armëpushimi Dymbëdhjetë Vjeçar, në vitin 1621 kishte mbaruar, Republika kishte dorë të lirë për të zhvilluar luftë me Spanjën. NJë Groot Desseyn (projekt i madh) u planifikua për të zaptuar Kolonitë PortugezeAfrikë dhe Amerikë, në mënyrë që të mbizotëronte tregtinë e sheqerit dhe skllevërve. Kur ky plan dështoi, korsaria u bë një nga synimet kryesore të GWC-së. Armatimi i anijeve tregtare me topa dhe ushtarë për të mbrojtur veten kundër anijeve spanjolle kishte rëndësi të madhe. Në pothuajse të gjitha anijet në vitin 1623, u vendosën 40 deri në 50 ushtarë, mundësisht për të ndihmuar në rrëmbimin e anijeve të armikut.[17] Është e paqartë nëse ekspedita e parë ishte ekspedita e Jacques l'Hermite për në brigjet e Kilit, Perusë dhe Bolivisë, e organizuar nga stadtholderi Maurice me mbështetjen e Shteteve të Përgjithshme dhe VOC-ut.

Kompania fillimisht ishte një dështim i rrëmujshëm, në këndvështrimin e projekteve të para të kushtueshme, dhe drejtorët e saj e zhvendosën theksin nga pushtimi i territorit në ndjekjen e plaçkitjes së anijeve transportuese. Suksesi më spektakolarë për GWC-në ishte kapja nga Piet Heyn-i i Flotësa Spanjolle të Argjendit, që bartëte argjend nga kolonitë spanjolle për në Spanjë. Ai kapi edhe një ngarkesë sheqeri nga Brazili dhe një galeon nga Hondurasi me kakao, indigo dhe mallra të tjera të çmuara. Korsaria ishte veprimtaria e saj më fitimprurëse në fundin e viteve 1620.[18] Megjithë suksesin e Heyn-it në plaçkitje, drejtorët e kompanisë e kuptuan se ajo nuk ishte një bazë e mirë për të ndërtuar fitime afat-gjata, duke i çuar atë në rinovimin e përpjekjeve për të zaptuar territorin iberik në Amerikë. Ata vendosën se shënjestra e tyre duhet të ishte Brazili.[19] (Ripushtimi i Bahias)

Përfshirja në Brazil

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Piet Heyn, admirali i GWC-së që kapi flotën spanjolle të argjendit në vitin 1628.

Pati konfliket midis drejtorave nga zona të ndryshme të Holandës, me zonën e më pak bashkëpunues të kompanisë në Amsterdam. Qytetet jo bregdetare, duke përfshirë Haarlemin, Leidenin dhe Goudën, bashkë me Enkhuizenin dhe Hoornin ishin entuziaste rreth zaptimit të territoreve. Ata dërguan një flotë në Brazil, duke zaptuar Olindën dhe Pernambuco-n në vitin 1630, në përpjekjen e tyre fillestare për të krijuar Brazilin Holandez, por nuk mundën ti mbanin ato për shkak të një rezistence të fortë portugeze.[20] Anijet e kompanisë vazhduan të kryenin korsariKaraibe, ashtu si dhe zaptimin e burimeve jetësore tokësore, veçanërisht kriporet.[21] Mungesa e përgjithshme e suksesit të kompanisë i pa aksionet e saj të binin dhe holandezët dhe spanjollët e rinovuan bisedimet e armëpushimit në vitin 1633.[22]

Në vitin 1629, GWC-ja i dha leje një numri investitorësh në Holandën e Re për të financuar patroneri, duke u lejuar nëpërmjet Kartës së Lirisë dhe Përjashtimit nga Taksat, që u ratifikua nga Shtetet e Përgjithshme Holandeze më 7 qershor 1629. U krijuan patroneri për të ndihmuar në popullimin e kolonisë, duke u dhënë investitorëve grante që u jepnin tokë për afërsisht 50 banorë "mbi 15 vjeç", për grant, kryesisht në rajonin e Holandës së Re.[23] Investitorët patronë mund ta zgjeronin sipërfaqen e tokës së dhënë deri në 4 milje, "përgjatë brigjeve detare ose përgjatë brigjeve të një lumi të lundrueshëm..." Patroneria Rensselaerswyck ishte më e suksesshme e Kompanisë Holandeze të Indisë Perëndimore.[11]

Fortesat e Bregut të Artë (hartë rr. v. 1700)

Zona e Holandës së Re, që përfshinte Amsterdamin e Ri, që mbulonte pjesë të Nju Jorkut, Konektikatit, Delauerit dhe Nju Xhersit të tanishëm,[11] me Manhattanin dhe Fortesën Amsterdam që shërbente si kryeqyteti i parë i saj.[24] Ngulime të tjera u krijuan në Antilet Holandeze dhe Amerikën Jugore, në Brazilin Holandez, Surinam dhe Guajana. Në Afrikë, vendosjet u krijuan në Bregun e Artë (tani Gana), Bregun e Skllevërve (tani Benini) dhe shkurtimisht në Loango-Angolën Holandeze. Ishte një sistem neo-feudal, ku padronëve u lejoheshin fuqi të konsiderueshme për të kontrolluar koloninë përtejdetare. Në Amerikë, gëzofi (në Amerikën Veriore) dhe sheqeri (në Amerikën Jugore) ishin mallrat më të rëndësishme tregtare, ndërsa në ngulimet afrikane tregtia e skllevërve (e destinuar kryesisht për plantacionet e Antileve dhe Surinamit), ari, bakri dhe fildishi.

Recife ose Mauritsstadi – kryeqyteti i Nieuw Holland

Amerikën Veriore, kolonizuesit Albert Burgh, Samuel Blommaert, Samuel Godijn, Johannes de Laet patën pak sukses me popullimin e kolonisë së Holandës së Re dhe për ta mbrojtur kundër ameridianëve vendas. Vetëm Kiliaen Van Rensselaer arriti ta mbante vendbanimin e tij në veri, përgjatë lumit Hjudson. Blommaert fshehtas u përpoq të siguronte interesat e tij me themelimin e një kolonie të Suedisë së Re në kurriz të SuedisëDelauer në jug. Vëmendja kryesore e GWC-së në këtë kohë shkoi drejtë Brazilit.

Kompania e Indisë Perëndimore arriti të pushtonte pjesë të Brazilit nga Portugalia në vitin 1630. Po atë vit, u themelua kolonia e Hollandës së Re, me kryeqytet në Mauritsstad (Recife e tanishme). Ndërkohë, lufta kërkonte aq shumë nga forcat e saj, sa kompania u desh të operonte nën një kërcënim të vazhdueshëm falimentimi.[25] Në fakt, GWC-ja në vitin 1636 do të falimentonte dhe të gjitha përpjekjet për rehabilitimin u destinuan të dështonin.[26] Në vitin 1636, Kompania Holandeze e Indisë Perëndimore do të zaptonte Saint Eustatiusin, Sint Maartenin, dhe Saban, që të gjitha ranë nën kontrollin holandez. Nga viti 1678 për të qeverisur të tre ishujt u vendos një komandant në Saint Eustatius.

Depoja e GWC-së më Rapenburg

Për shkak të luftës në zhvillim në Brazil, situata për GWC-në në vitin 1645, në fund të kartës, ishte shumë e keqe. Një përpjekje për të kompensuar humbjet e GWC-së me fitimet e VOC-ut dështoi, pasi drejtorat e VOC-ut nuk deshën.[27] Në vitin 1645, pjesëmarrësit kryesorë të GWC-së ishin anëtarë të Familjes Trip.[28] Bashkimi i dy kompanive nuk ishte i realizueshëm. Amsterdami nuk kishte dëshirë të ndihmonte, pasi ai kishte tepër interesa në paqen dhe shëndetin e marëdhënieve tregtare me Portugalinë. Kjo sjellje mospërfillëse e Amsterdamit qe arsyeja kryesore politikës së ngadaltë me gjysmë zemre, që në vazhdim do të çonte në humbjen e kolonisë.[29] Në vitin 1647, kompania bëri një rifillim, duke përdorur 1.5 milionë gulden nga kapitali i VOC-ut. Shtetet e Përgjithshme morën përgjegjësinë për luftën në Brazil.

Pikturë e Johannes Vingboons si të Kështjellës Elmina ashtu dhe Fortesës Nasau, Gana (rr. v. 1665)

Për shkak të Paqes së Vestfalisë, sulmet mbi anijet transportuese spanjolle iu ndaluan GWC-së. Portugezët arritën të rimarrin Angolën. Shumë tregtarë nga Amsterdami dhe Zelanda vendosën të punonin me marinën dhe tregtarët nga Perandoria e Shenjtë Romake, Danimarka-Norvegjia, Anglia dhe vende të tjera evropiane. Në vitin 1649, u themeluan një kompani konkuruese e Suedeze e Afrikës; GWC siguroi monopolin e arit dhe skllevërve afrikanë me mbretërinë e Akras (Gana e tanishme). Kështjella Elmina ishte porti kryesor. Në vitin 1654, holandezët ishin dëbuar nga Brazili, pas rimarrjes së Recifes. Në vitin 1656, kompania nënshkroi Traktatin e Butres (Bregu i Artë Holandez). Në vitin 1659 u themelua Kompania Daneze e Indisë Perëndimore, një sipërmarrje holandeze e mbuluar.[30] (Në vitin 1660 u themelua Kompania Mbretërore Afrikane, e drejtuar nga Duka i Jorkut).

Në vitin 1662, GWC-ja mori mjaft nënkontrata asiento me Kurorën Spanjolle, nën të cilat holandezët lejoheshin të dërgonin 24 000 skllevër afrikanë.[31] GWC-ja e bëri Curaçao-n një qendër të Tregtisë Atlantike të Skllevërve, duke sjellë skllevër nga Afrika Perëndimore në ishull, para se ti shiste diku tjetër në Karaibe dhe Mejnin Spanjoll.[32] Ndikimi i GWC-së në Afrikë ishte i kërcënuar gjatë Luftërave të Dyta dhe të Treta Anglo–Holandeze, por përpjekjet e angleze për ti shpërngulur holandezët nga rajoni në fund doli e pasuksesshme.[33]

Kompania e parë e Indisë Perëndimore vuajti një agoni të gjatë dhe fundi i saj në vitin 1674 qe pa dhimbje.[34] Arsyeja pse GWC-ja mundi të zvarritej për 27 vjet duket se kanë qenë zotërimet e saj të çmuara afrikano-perëndimore, për shkak të skllevërve.

Pikturë e shkatërrimit të Shtëpisë së Indisë Perëndimore në v. 1817, nga Gerrit Lamberts (17761850),

Kompania e Dytë e Indisë Perëndimore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur GWC-ja nuk mundëte të paguante borxhet e saj në vitin 1674, kompania u shpërbë. Por për shkak të kërkesave të mëdha për tregti midis Afrikës Perëndimore dhe kolonive holandeze në Amerikë (kryesisht trektia e skllevërve), një kompani e dytë e Indisë Perëndimore, e njohur si Kompania e Re e Indisë Perëndimore, u krijua nëpërmjet kartës të njëjtin vit.[35] Kjo kompani e re kontrollonte të njëjtën zonë tregtare si e para, por korsaria nuk ishte më një veprimtari. Të gjitha anijet, fortesat, etj. zotëroheshin nga kompania e re. Askush nuk u shkarkua, por numri i drejtorëve u pakësua nga 19 në 10 dhe numri i guvernatorëve nga 74 në 50. Nga viti 1679, GWC-ja e re kishte pak më shumë se 6 milionë guldenë, që ishin furnizuar gjerësisht nga Dhoma e Amsterdamit. Në vitin 1687, për shkak të zotërimeve asiento nga Balthasar Coymans, kompania pagoi dividentët më të lartë.[36]

Nga viti 1694 deri në vitin 1700, GWC-ja zhvilloi një konflik të gjatë kundër Mbretërisë Eguafo përgjatë Bregut të Artë, Gana e tanishme. Luftërat Komenda tërhoqën mjaft mbretëri fqinje afrikane dhe çuan në zëvendësimin e tregtisë së arit me skllevërit afrikanë. Kalabari ishte vendi me tregtinë më të madhe të skllevërve në Afrikë. Sint Eustatius (Karaibet Holandeze) u bë aseti më fitimprurës i GWC-së dhe një pikë tranziti për skllevërit afrikanë në tregtinë trans-atlantike të skllevërve. Pas vitit 1734 GWC-ja u angazhua më së pari në lehtësimin e tregtisë së skllevërve,[37] dhe vetëm përgjegjëse për furnizimin me skllevër deri në vitin 1738.[38][39] Kompania pastaj filloi ta nënkontratonte tregtinë e skllevërve dhe e la atë për sipërmarrjet private, veçanërisht në Middelburg, Zelandë.[40][41]

Në vitin 1750, Thomas Hope u zgjodh në bordin e kompanisë, por pas dy vjetësh, parapëlqeu Heren XVII; ai u pasua nga Nicolaas Geelvinck në vitin 1764. Në vitin 1759 Jan Pieter Theodoor Huydecoper ishte caktuar drejtor i përgjithshëm i Bregut të Artë. Në vitin 1773, kur pirja e kafes dhe kakaos ishte popullor pothuajse kudo, familja Van Aerssen van Sommelsdijck e shiti pronësinë e saj në koloninë e Surinamit. GWC-ja mori pjesë në një ndarje më të madhe bashkë me Shoqërinë e Surinamit. Shumë latifondë në Surinam dhe Karibe u vunë në telashe financiare për shkak të garancive (Kriza e vitit 1772); kërkesa për skllevër do të binte.[42][43] Në vitin 1775, anija e fundit e skllevërve hyri në portin e Willemstad-it.[44] Nga viti 1780 e në vazhdim kompania pati humbje dhe nuk pagoi dividentë.

Pas Luftës së Katërt Anglo-Holandeze, u bë e dukshme se GWC-ja nuk ishte më e aftë ti mbronte kolonitë e saj, si Sint Eustatius, Berbice, Essequibo, Demerara dhe disa fortesa në Bregun e Artë Holandez u morën shpejt nga britanikët. Në vitin 1791 u vendos të mos rinovohej patenta për GWC-në dhe ta shpërbënin atë. Të gjitha pronat u shitën dhe territoret që më parë mbaheshin nga GWC-ja u vunë nën sundimin e Shteteve të Përgjithshme të Holandës (Parlamenti i Përgjithshëm i Holandës). Një direktorat ad-interim mori administrimin. Një Këshill i Kolonive u krijua si administrues i punëve të GWC-së deri në vitin 1795.[45] Rreth vitit 1800 pati një përpjekje për të krijuar një kompani të tretë të Indisë Perëndimore, por pa sukses.

  1. John Franklin Jameson (1887). Willem Usselinx, Founder of the Dutch and Swedish West India Companies (në anglisht). Nju Jork: G. P. Putnam’s Sons.
  2. Charles Ralph Boxer (1957). The Dutch in Brazil, 1624-1654 (në anglisht). Oksford: Clarendon Press.
  3. "Archives of the Dutch East India Company". en.unesco.org (në anglisht). Silk Roads Programme. Marrë më 1 nëntor 2022.
  4. "Plancius, Petrus". Encyclopedia.com (në anglisht). Marrë më 1 nëntor 2022.
  5. van den Broecke, Pieter (2000). La Fleur, James Daniel (red.). Pieter Van Den Broecke's Journal of Voyages to Cape Verde, Guinea and Angola, 1605-1612 (në anglisht). Hakluyt Society. fq. 95, 100. ISBN 978-090418068-8. Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2021. Marrë më 10 nëntor 2020.
  6. Boxer, Charles Ralph (1973). The Dutch Seaborne Empire, 1600-1800 (në anglisht). Harmondsworth: Penguin. fq. 27. ISBN 014021600-6. OCLC 16253529.
  7. Julia Adams (2007). The Familial State: Ruling Families and Merchant Capitalism in Early Modern (në anglisht). Cornell University Press. fq. 55. ISBN 978-0-8014-7404-0.
  8. "The 1621 Charter of the Dutch West India Company". Historical Society of the New York Courts (në anglishte amerikane). Marrë më 1 nëntor 2022.
  9. Jaap Jacobs. "De Scheepvaart en handel van de Nederlandse Republiek op Nieuw-Nederland 1609-1675". rabbel.nl (në holandisht). Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2022. Marrë më 25 shtator 2022.
  10. bewindhebber van de WIC ter Kamer Amsterdam
  11. 1 2 3 "Freedoms, as Given by the Council of the Nineteen of the Chartered West India Company to All those who Want to Establish a Colony in New Netherland". World Digital Library (në anglisht). 1630. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2021.
  12. Michiel van Groesen (2017). "I. Anticipation". Amsterdam's Atlantic: Print Culture and the Making of Dutch Brazil (në anglisht). Filadelfia: University of Pennsylvania Press. fq. 37–38. ISBN 978-0-8122-4866-1.
  13. Charles Ralph Boxer (1957). The Dutch in Brazil, 1624-1654 (në anglisht). Oksford: Clarendon Press. fq. 10–11.
  14. Charles Ralph Boxer (1957). The Dutch in Brazil, 1624-1654 (në anglisht). Oksford: Clarendon Press. fq. 12.
  15. Charles Ralph Boxer (1957). The Dutch in Brazil, 1624-1654 (në anglisht). Oksford: Clarendon Press. fq. 13.
  16. Charles Ralph Boxer (1957). The Dutch in Brazil, 1624-1654 (në anglisht). Oksford: Clarendon Press. fq. 14.
  17. P. W. Klein (1999). "5. De overzeese handel van Elias Trip, in Het Bijzonder op Afrika en Rusland". De Trippen in de 17e eeuw: Een studie over het ondernemersgedrag op de hollandse stapelmarkt (në holandisht). Taylor & Francis. fq. 150. ISBN 978-0-415-19079-4.
  18. Jonathan Irvine Israel (1982). The Dutch Republic and the Hispanic World, 1606-1661 (në anglisht). Oksford: Clarendon Press. fq. 197. ISBN 978-019826534-4.
  19. Jonathan Irvine Israel (1982). The Dutch Republic and the Hispanic World, 1606-1661 (në anglisht). Oksford: Clarendon Press. fq. 198–99. ISBN 978-019826534-4.
  20. Jonathan Irvine Israel (1982). The Dutch Republic and the Hispanic World, 1606-1661 (në anglisht). Oksford: Clarendon Press. fq. 201–02. ISBN 978-019826534-4.
  21. Jonathan Irvine Israel (1982). The Dutch Republic and the Hispanic World, 1606-1661 (në anglisht). Oksford: Clarendon Press. fq. 203. ISBN 978-019826534-4.
  22. Jonathan Irvine Israel (1982). The Dutch Republic and the Hispanic World, 1606-1661 (në anglisht). Oksford: Clarendon Press. fq. 204. ISBN 978-019826534-4.
  23. "Conditions as Created by their Lords Burgomasters of Amsterdam". World Digital Library (në anglisht). 1656. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2013.
  24. Frederick Robertson Jones (1904). "1: I. Early Dutch Settlements on the Hudson, 1613-1647". The Colonization of the Middle States and Maryland (në anglisht). George Barrie & Sons. fq. 17.
  25. Heijer, Henk J. den (1994). De geschiedenis van de GWC (në holandisht). Walburg. fq. 97. ISBN 978-906011912-9.
  26. Johannes Gerard van Dillen (1970). Van Rijkdom tot Regenten: handboek tot de economische en sociale geschiedenis van Nederland tijdens de Republiek (në holandisht). Martinus Nijhoff. fq. 169. ISBN 978-902475012-2.
  27. Johannes Gerard van Dillen (1970). Van Rijkdom tot Regenten: handboek tot de economische en sociale geschiedenis van Nederland tijdens de Republiek (në holandisht). Martinus Nijhoff. fq. 127. ISBN 978-902475012-2.
  28. P. W. Klein (1999). "6. Elias Trip en de Oostindische Compagnie". De Trippen in de 17e eeuw: Een studie over het ondernemersgedrag op de hollandse stapelmarkt (në holandisht). Taylor & Francis. fq. 181. ISBN 978-0-415-19079-4.
  29. Charles Ralph Boxer (1957). The Dutch in Brazil 1624 – 1654 (në anglisht). Oksford: Clarendon Press.
  30. F. Svensli (2018). "Evil Disposed Netherlanders: The Dutch West India Company's Opposition to Danish Activity on the Gold Coast, 1657–1662". Itinerario (në anglisht). 42 (3): 326–350. doi:10.1017/S0165115318000578.
  31. S. van Brakel (1918). "III. Bescheiden over den slavenhandel der Westindische Compagnie". Economisch-Historisch Jaarboek: bijdragen tot de economische geschiedenis van Nederland (në holandisht). Vëll. IV. Nederlandsch Economisch-Historisch Archief. Martinus Nijhoff. fq. 50, 67.
  32. "The History of Curaçao". curacao-travelguide.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2019. Marrë më 15 korrik 2019.
  33. Binder, Franz (1979). "Dirck Dircksz. Wilre en Willem Godschalk van Focquenbroch(?) Geschilderd door Pieter de Wit te Elmina in 1669". Bulletin van het Rijksmuseum (në holandisht). 27: 7–29. Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2014.
  34. P. W. Klein (1999). "5–6. De overzeese handel van Elias Trip, in Het Bijzonder op Afrika en Rusland; Elias Trip en de Oostindische Compagnie". De Trippen in de 17e eeuw: Een studie over het ondernemersgedrag op de hollandse stapelmarkt (në holandisht). Taylor & Francis. fq. 182. ISBN 978-0-415-19079-4.
  35. Law, Robin (1994). "The Slave Trade in Seventeenth Century Allada: A Revision". African Economic History (në anglisht). 22 (22): 76–77. doi:10.2307/3601668. JSTOR 3601668. Marrë më 27 gusht 2022.
  36. Johannes Gerard van Dillen (1970). Van Rijkdom tot Regenten: handboek tot de economische en sociale geschiedenis van Nederland tijdens de Republiek (në holandisht). Martinus Nijhoff. fq. 380. ISBN 978-902475012-2.
  37. Dave Boone (2015). Nederlandse relaties met Ashanti Het perspectief van de Tweede West-Indische Compagnie, 1750-1772 (në holandisht). Universiteit Leiden. fq. 29–30.
  38. Karwan Fatah-Black (2013). "Smokkelhandel en slavenhandel in Suriname gedurende de ondergang van de Nederlandse macht op zee, 1780-1795" (PDF). Tijdschrift Voor Zeegeschiedenis (në anglisht). Nederlandse Vereningin voor Zeegeschiedenis. 32 (2): 42. ISSN 0167-9988.
  39. Gerard Leenders; Kees Slager (12 prill 1998). "Het Spoor Terug: Kooplieden, kapers en kolonisten 11: De ondergang". De Geschiedenis van de West - Indische Compagnie (1621-1791) (në holandisht). Kiki Amsberg dhe Aad Bos. VPRO/Eigen Wijs.
  40. "The Voyage – History: The Dutch West India Company" (në anglisht dhe holandisht). Zeeuws Archief.
  41. Jacob de Petersen; J. F. Berewout (11 qershor 1776). "Hoog Mogende Heeren". Notulen Van de Edel Mogende Heeren Staten van Zeelandt, dAnno 1776 (në holandisht). Provincie Zeeland: 1–4.
  42. "Trans-Atlantic Slave Trade - Estimates" (në anglisht). Slave Voyages.
  43. Roel Janssen (2022). Gokkers en graaiers: finaciële schandalen van de VOC tot de Zuidas (në holandisht). Follow the Money. ISBN 978-908319605-3.
  44. Pieter Cornelis Emmer (2011). "De slavenhandel naar de Nederlandse Guyana's en de opheffing van het monopolie van de West-Indische Compagnie". De Nederlandse slavenhandel 1500-1850 (në holandisht). Amsterdam: Uitgeverij De Arbeiderspers. fq. 48–55. ISBN 978-90-295-7652-9.
  45. "1.05.02 Inventaris van het archief van de Directie ad Interim, [1791-1792]; Raad der Koloniën, [1792-1795], (1773) 1791-1795 (1796)". nationaalarchief.nl (në holandisht). Nationaal Archief.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]