Gani Bajraktari
Gani Bajraktari është lindur më 29.12.1964. është kardiolog shqiptarë.
Prof. Gani Bajraktari u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1990. Ai ka mbaruar specializimin në Mjekësi Interne – Kardiologji në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (Tiranë, Shqiperi) në vitin 1997.[1]
Ka maruar shumë trajnime në Kardiologjinë Klinike dhe Ekokardiografi në Itali (Spitalin Publik në Bassano del Grappa, Spitalin Publik në Magenta dhe “Niguarda CaʹGranda Hospital”-Milano), Francë (Spitali Publik i Annemasse) dhe në Zagreb (Qendra Klinike Rebro). Ai gjithashtu ka mbaruar Kursin e Kardiologjisë Intervente në Qendrën Silesiane për Sëmundje të Zemrës në Zabrze, Poloni. Ai ka mbaruar Studimet Pasuniveristare dhe ka mbrojtur Tezën e Magjistraturës (në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Zagrebit, Kroaci), në fushën e stres-ekokardiografisë.[2]
Profesor Bajraktari ishte Dekan i Fakultit të Mjekësisë, Universiti i Prishtinës, nga 2009 deri 2011. Ai ishte Drejtor i Klinikës Interne në dy mandate, si dhe Drejtor i Klinikës së Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai ishte Shef i Katedrës së Mjekësisë Interne, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës nga viti 2012-2017.[3]
Bajraktari ka mbrojtur tri doktoratura në fushën e Kardiologjisë Klinike: në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës (2002), në Semmelweis University në Budapest, Hungari (2006), dhe në Umea University, Umea, Suedi (2014).[4]
Aktualisht, ai është Profesor i Rregullt për Mjekësi Interne – Kardiologji në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, Kryetar i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës, Kryesues i Grupit Punues për Pamjaftueshmëri të Zemrës (Shoqata e Kardiologëve të Kosovës), si dhe kërkues shkencor (post-doc) në Deparatmentin për Shëndetësi Publike dhe Mjekësi Klinike (Umea University, Suedi).[5][6]
Referanca
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ https://ganibajraktari.com/biografia/
- ↑ https://ilep.eu/gani-bajraktari/
- ↑ https://www.findhealthclinics.com/XK/Pristina/413014695837783/Prof.-Dr.-Gani-Bajraktari
- ↑ https://tkd.org.tr/2019kongre/speakers/cv/ganiBajraktari.pdf
- ↑ https://ganibajraktari.com/biografia/
- ↑ https://www.findhealthclinics.com/XK/Pristina/413014695837783/Prof.-Dr.-Gani-Bajraktari