Gani Toptani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Gani Toptani i biri i Ali be Toptanit lindi në Tiranë rreth vitit 1859-60. Vëllai i tij, Esati, ishte katër vjet më i vogël.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Kur u rrit, Gani beu sillej në Tiranë si një cub i vërtetë, duke ngjallur terror ndërmjet miqve dhe armiqve të tij. Në një çast të caktuar, ai u detyrua të arratisej në Greqi për t'i shpëtuar ndjekjes së qeverisë osmane: ky ishte fillimi i karrierës së tij, mbasi Abdyl Hamiti, i alarmuar nga kjo arratisje, së cilës i kushtonte një rëndësi politike, e tërhoqi atë në Konstantinopojë dhe e futi në batalionin e truprojës së tij.

Në Konstantinopojë, Gani beu u tregua shumë pak skrupuloz dhe bënte njëjetë të shthurur; një rivalitet lindi ndërmjet tij dhe Xhavit Beut, djali i vezirit të madh të asaj periudhe, Halil Pufat Pashës dhe Gani beu gjeti vdekjen një mbrëmje në Pera, nga dora e një personi të quajtur Hafiz Pasha, mik i Xhavit Beut, i përmendur më lart.

Kjo vrasje mbeti e padënuar, gjë që bën të mendohet se Abdyl Hamit Beu ishte lodhur nga i përkëdheluri i tij.