Ganimedi (hënë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ganimedi

Ganimedi është një hënë e planetit Jupiter dhe njihet si hëna më e madhe në sistemin diellor. Me një diametër prej 5268 km është hëna më e madhe prej katër hënave të mëdha të Jupiterit dhe më i madh se planeti Merkur. Astronomi i njohur italian Galileo Galilei ishte i pari që e vrojtoi më 7 janar të vitit 1610, për këtë arsye njihet edhe si hënë galileliane. Së shpejti astronomi Simon Marius propozoi të emërohet sipas Ganimedit, një figure nga mitologjia greke që kishte shërbyer perënditë greke me pije dhe që kishte qenë i dashuri i Zeusit. Ganimedi ka një atmosferë të hollë prej oksigjeni, e cila përfshin O, O2, dhe ndoshta O3 (ozon).