Gaqo Veshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Gaqo Veshi gazetar dhe shkrimtar shqiptar, me pseudonim letraro-humoristik, Hyskë Borobojka. Ka lindur më 25 tetor 1930 në Lavdar të Oparit, rrethi i Korçës. Nga viti 1948 deri në vitin 1952 ka kryer shkollën e mesme “Asim Zeneli” në Gjirokatër bashkë me Dritëro Agollin dhe Ismail Kadarenë. Pas këtij viti ka ndjekur studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik dyvjeçar në Tiranë.

Gaqo Veshi mbahet mend si gazetari më me popullaritet, me karrierën më të sukseseshme dhe më të gjatë, prej më shumë se 20 vjetësh, nga viti 1970 e derisa ajo u mbyll në vitin 1991, në revistën humoristike “Hosteni” që dilte në periudhën komuniste, një revistë që, për hir të së vërtetës, nuk e kishte qejf as vetë regjimi, pasipërbënte të vetmen “opozitë” në Shqipëri, dhe ndoshta për këtë arsye edhe mbahej.

Por Gaqo Veshi mbahet mend edhe për korrespondencën më të gjatë, prej më shumë se 15 vjetësh, me mikun e tij të shkollës së mesme në Gjirokastër (miqësi qëmë pas zgjati gjithë jetën) me Dritero Agollin, që botohej në çdo numër të revistës “Hosteni” me pseudonimet: Gaqoja – Hyskë Borobojka dhe Driteroi – Bamkë Çomanga.

Ka shkruajtur mbi 15 libra humori. Edhe pas rënies së sistemeve ka botuar dhe vazhdon të botojë rrëfime, fejtone, skica humoristike, intervista, reportazhe në shtypin aktual.