Shko te përmbajtja

Garda Car Lazari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Garda Car Lazari
Formuar më2007
ThemeluesAndrej Milić and Željko Vasiljević
LlojiOrganizatë e ekstremit të djathtë
Ideologjia
Nacionalizëm serb, ultranacionalizëm
Shqiptarofobi
Islamofobi
E djathta e krishterë
Pozicioni politik
E djathta ekstreme

Garda Shën Car Lazari (serbisht: Garda svetog cara Lazara), apo Garda Car Lazari (Garda cara Lazara), është një organizatë paraushtarake e ekstremit të djathtë e udhëhequr nga Hadži Andrej Milić dhe Željko Vasiljević. Ajo u formua nga Lëvizja e Veteranëve të Serbisë për të luftuar kundër pavarësisë së Kosovës nga Serbia.[1] Ajo mban emrin e Princ Lazarit të Serbisë, i cili vdiq në Betejën e Kosovës.

Më 5 maj 2007, Lëvizja Kombëtare Serbe priti një Asamble Serbe në Kishën Lazarica në Krushevac ku u betua se "Garda e Shën Car Lazarit u zotua të çlironte Kosovën dhe Metohinë". Vasiljević deklaroi se do të ishte "krijimi i një skuadre të parë të uniformuar të milicisë së krishterë, të përbërë nga veteranë lufte nga e gjithë Serbia". Kjo rezultoi në formimin e organizatës. Policia serbe arrestoi 27 persona në këtë ngjarje. Udhëheqësit e saj vlerësuan se organizata kishte rreth 5,000 anëtarë, ndërsa burime të tjera vlerësuan jo më shumë se disa qindra. Serbët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë kanë qenë anëtarë të organizatës.

Më 28 qershor 2007, Garda mori pjesë në përkujtimin e Betejës së Kosovës të organizuar nga qeveria serbe. Zyrtarët e OKB-së reaguan ashpër ndaj pranisë së Gardës, dhe zyrtarët ndërkombëtarë pretenduan se ishte provokim dhe përpjekje për të destabilizuar situatën. Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) i'a ka ndaluar organizatës hyrjen në Kosovë dhe e ka konsideruar atë të paligjshme. Organizata deklaroi "se të gjithë shqiptarët do të vriten ose do të dëbohen dhe kërcënoi serbët që nuk pajtoheshin me pikëpamjet e tyre".

Në mesin e nëntorit 2007, grupi tha se lufta në Kosovë ishte e pashmangshme, me Miliçin që tha se "Ashtu siç Martiçi bombardoi Zagrebin, ne do t'ia bëjmë të njëjtën gjë edhe Prishtinës. Meqenëse Shqiptarët janë riprodhuar si lepuj, ata do të vdesin si lepuj. Nuk do të ketë të mbijetuar. Zoti i ndihmoftë ushtrisë dhe policisë serbe nëse përpiqen të na pengojnë. Ne do t'i shohim ata si armiq dhe do t'u bëjmë atyre të njëjtën gjë që do t'u bëjmë Shqiptarëve". Në fund të nëntorit, ai u ndalua nga policia serbe, por më vonë u lirua. Grupi donte që kuvendi serb të ndërhynte ushtarakisht në Kosovë, megjithatë marrëdhënia e saj me qeverinë serbe ka qenë negative. Pasi Kosova shpalli pavarësinë në shkurt 2008, aktivistët e organizatës sulmuan ndërtesat dhe automjetet e UNMIK-ut në kufirin e saj administrativ. Më 23 shkurt 2008, organizata mori përgjegjësinë për djegien e postës kufitare në Rudnicë. Miliçi u arrestua më 9 shtator 2010, pas kërcënimeve kundër paradës së Krenarisë të vitit. Ai pretendoi se pësoi një sulm në zemër ndërsa ishte i burgosur në Beograd.

  1. "B92 - Info - Tsar Lazar Guard rounds up Kosovo volunteers". web.archive.org. 2012-11-04. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2012. Marrë më 2025-05-21. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)