Gazeta 55

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Gazeta 55.JPG

Gazeta "55" është gazetë e përditshme e pavarur që botohet në Shqipëri.

Gazeta “55” është një gazetë e përditshme e cila botohet në Tiranë që prej tetorit të vitit 1997. Numri i saj i parë është botuar më 18.10.1997 dhe aktualisht është në vitin e shtatëmbëdhjetë të botimit. Gazeta “55”, është pronë e botuesit të njohur, Fahri Balliu. Kryeredaktor i gazetës është Ilir Nikolla. Gazetarët që merren kryesisht me lajmet e politikës dhe aktualitetit janë Leonard Quku dhe Lavdrim Lita, ato të ekonomisë dhe sociales, Mina Hysa, Dossier-i Kastriot Dervishi, Kultura mbulohet nga Flori Slatina dhe Eriona Gorica dhe sektorët e rajon/botës nga Agim Popoci dhe Redi Agolli. Peshën kryesore të gazetës e përmbajne editorialet, politika dhe aktualiteti. Redaksia gjëndet në rrugën “Medar Shtylla”, pranë Komunës së Parisit, (Tiranë).

Ideologjikisht, është një organ i afërt me Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe si rrjedhojë njihet për “kritikat” dhe këndvështrimet shpesh-herë radikale ndaj partive të tjera politike, kryesisht të majta.[Cito burimet]

Sipas burimeve të vetë gazetës “55”, printon rreth 4.500 kopje në ditë të cilat shpërndahen në mbarë vëndin. Arsyeja pse themeluesit e kanë emërtuar pikërisht me një numër, 55, është për shkak të nenit 55 të Kushtetutës së ish Republikës Popullore të Shqipërisë, e cila përshkruante krimet rreth agjitacion-propagandës. Neni 55: “Ndalohet krijimi i çfarëdo organizate me karakter fashist, antidemokratik, fetar dhe antisocialist. Ndalohet verpimtaria dhe propaganda fashiste, antidemokratike, luftënxitëse, si edhe nxitja e urrejtjes kombëtare e racore”. Profili i gazetës është anti komunist, ku shpesh kritikohen edhe figura ish-komunistësh të cilët kanë qënë pjesë e aparatit të mëparshëm shtetëror në Shqipërinë e para viteve 90’.

Gazeta “55” reflekton një frymë të djathtë në editorialët dhe në dhënien e lajmeve, shpesh duke u kritikuar, nga misionet vëzhguese në vendin tonë për mos mbajtjen e paanshmërisë në përcjelljen e informacionit.[Cito burimet]

Gazeta është e ndarë në katër seksione:

  • Të rejat: përfshihen lajmet ndërkombëtare, kombëtare, politike, të biznesit, të teknologjisë, shkencore, të shëndetësisë, të sportit dhe sociale.
  • Opinione: përfshihen editorialet, oped, komente ndaj editorialeve e të ngjashme.
  • Pjesë të posaçme: përfshihen artet, filmat, teatrot, (kryesisht për epokën komunsite)
  • Dosier: përfshihen dokumente dhe të dhëna historike të panjohura më parë për lexuesin shqiptar, (kryesisht për epokën komuniste dhe Mbretërinë Zogiste)

Numra të gazetës[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Webfaqja zyrtare