Gazetaria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Gazetaria term gjithëpërfshirës i profesioneve që kanë të bëjnë me lajmërimin, njoftimin, raportimin, editimin, redaktimin, vizualizimin, prezantimin etj., me një fjalë të artikulimit të ngjarjeve dhe ndodhive ditore nëpërmjet mjediseve të ndryshme, e në veçanti të mjeteve të shtypit.

Historia e gazetarisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Fillete e gazetarisë shqiptare vijnë nga koha e rilindjes shqiptare, nga një gjeneratë e cila edhe përkundër rrethanave të vështira mbi supet e saja kishte një mision të rëndë. Për shkak të rrethanave të njohura nga historia, institucionalizimi, d.m.th. krijimi i një rrjete të institucionalizuar ishte i pa mundshëm. Mirëpo me kalimin e kohës dhe hapjes së shkollave në gjuhen shqipe u rritë edhe nevoja së informimit në gjuhën amtare. Për këtë qëllim dhe qëllime tjera të pushtet mbajtësve u paraqitë nevoja e profesionalizimit të gazetarisë. Kështu rreth vitit 1964 në Republikën Socialiste të Shqipërisë, filluan përgatitjet e para për themelimin e shkollës shqipe për gazetari. Në fillim d.m.th. në vjeshtën e vitit 1964, gazetaria mësohej në degën e gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike të Universitetit të Tiranës, pastaj Katedër dhe Sektor Shkencor. Përderisa në këtë kohë në brendi të trojeve shqiptare krijohej shkolla e gazetarisë, në pjesën jashtë saj fillojë të krijohet rrjeta e shkollave në gjuhën shqipe. Sido që të ketë qenë, shkolla e gazetarisë mirëmbahej nga student që kishin marr mësime gazetarese sovjetike në Moskë dhe Leningrad, ndër këta fatosa të gazetarisë dalloheshin Fiqri Vogli, Sofokli Lazri, Marash Hajati, Dritëro Agolli, Fatmir Dibra, Ymer Minxhozi dhe Hamit Boriçi. Në vitin akademik 1964/65 Dega e Gazetarisë ishte me program profesional dyvjeçar. Studentët vinin nga Degë e Fakultete të Gjuhësisë e Letërsisë, të Ekonomisë e Drejtësisë si dhe nga Instituti i Lartë i Bujqësisë. Si Degë dhe Katedër e rregullt ka filluar në vitin akademik 1967/1968.[1] Gjatë këtij intervali kohor, shqiptarët që jetonin në Jugosllavi studimet e tyre i ndiqnin në gjuhë të huaj nëpër institutet jugosllave. Edhe në këto shkolla dominonte fryma socialiste por paksa e këmbyer me atë perëndimore dhe kundër sovjetike.

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Intervistë e Hamit Boriçi, dhënë Demir Reshiti më 2008 në Prishtinë

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]