Gaztori
Pamja

Gaztori ishte pjesetar i oborrit të një fisniku ose monarku, i përdorur për të argëtuar të ftuarit.
Gaztorët ishin gjithashtu performues që udhëtonin dhe argëtonin njerëzit e thjeshtë në panaire ose tregje qytetesh. Kjo disiplinë vazhdon edhe sot, ku gaztorët performojnë në evenimente me temë historike. Gjatë Rilindjes, mendohet se ata mbanin veshje me ngjyra të ndezura dhe kapele. Gaztorët argëtonin me një gamë të gjerë aftësish; kryesore ishin kënga, muzika, rrëfimet, akrobacia, xhonglimi, shakatë dhe truket magjike. Shumica e argëtimit bëhej në një stil komik. Gaztorët bënin shaka ose talleshin me njerëz apo ngjarje të njohura nga audienca.