Gent Demaliaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gent Demaliaj në një koncert

Gent Demaliaj ishte një kantautor shqiptar. Vokalisti i grupit të famshëm të viteve 90-të, "Djemtë e Detit", prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe dhe nuk arriti të fitonte betejen me vdekjen.

Demaliaj në vitin 1989 krijoi ne qyetin e tij të lindjes, Lezhë, bashkë me shokët e tij grupin e rrokut qe do te futej ne historine e muzikes shqiptare. Grupi ka qenë pjesemarres ne shume festivale brenda dhe jashtë vendit. “Baladë për Jakup Ferrin”, “Ëndrrat që për ty i thura”, “Jo tani”, “Epos”, “Mos Qaj”, janë disa prej këngëve të grupit “Djemtë e Detit”.

Demaliaj është cilësuar si një ndër vokalistët më të mirë të rrokut në Shqipëri dhe zëri i tij ka spikatur ne cdo interpretim. Në vitin 2012 në turneun veror “Summer Fest” në qytetin e tij të lindjes Lezhë ai ka interpretuar disa prej hiteve me të sukseshme. Ai ishte i martuar dhe ka një vajzë.