Gerti Deutsch

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gerti Deutsch (e njohur ndryshe si Gertrude Helene Deutsch dhe Gertrude Hopkins) (1908-1979) ishte një fotografe austriake. Ajo njihet për punën e saj si fotografe në revistën “Picture Post” nga 1938 deri në 1950.[1][2]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gerti Deutsch ishte fëmija i vetëm i një familjeje hebraike. Mamaja e saj ishte prej Olomouc, Moravia kurse i ati nga Silesia lindore. Ajo u rrit në një apartament mbrapa kishës “Karlskirche” në qendër të Vjenës. Ajo u edukua në shtëpi nga një edukatore franceze dhe më pas ndoqi shkollën në Vjenë, ku ajo qëndroi në një shkollë me konvikt derisa u regjistrua në Akademinë e Muzikës në Vjenë. Pas diplomimit ajo kishte si pikësynim karrierën si pianiste, por për shkak të pezmatimit nervor në krahun e djathtë, performancat nuk shkonin më larg se brenda mbledhjeve familjare në shtëpinë e prindërve të saj. Nga 1933-1934 ajo mori lekisone për fotografinë në një shkollë dizajni grafik në Vjenë.[3][4]

Pas një periudhe qëndrimi në Paris dhe Londër ku ajo mendoi se do të merrej më seriozisht si fotografe profesionale, Gerti Deutsch u rikthye në Vjenë ku babai i saj ishte në grahmat e fundit të jetës. Gjithsesi, për shkak të klimës së ashpër ndaj hebrenjve si dhe mundësive më të shumta për punë në Angli,[5] ajo u rikthye në Londër. Në 1936 ajo zhvilloi ekspozitën e saj të parë në një hapësirë informale kulturore në Londër, paraardhëse e "Forumit Kulturor Austriak",[6] si dhe në 1938 ajo nisi punë si fotografe e pavarur për revistën javore “Picture Post”, e themeluar nga redaktori hungarez, Stefan Lorant. Asokohe asistenti i redaktorit ishte Tom Hopkinson (i cili u emërua redaktor nga 1941-1950) dhe me të cilin ajo u martua në po të njëjtin vit. Së bashku ata lindën dy vajza, Nicolette dhe Amanda.

Punët kryesore të Gerti përfshijnë kopertinat e revistës përgjatë viteve 1937 deri në mes të 1960, ku përfshihen portrete dhe foto udhëtimesh, fotografi familjare. Pas shpërthimit të luftës, ajo nuk u rikthye për më shumë se dy vite për të vizituar vendlindjen e saj, teksa shumica e familjarëve të saj si dhe babai kishin vdekur.[7] Ajo doli në pension në 1969 dhe më pas u shpërngul për të jetuar nga Londra drejt një fshati jashtë Salcburgut. Ajo u rikthye në Angli në 1975, ku mori përkujdesje nga e bija për sëmundjen e saj derisa vdiq në dhjetor 1979.[8]

Puna artistike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për një periudhë prej 30 vitesh, Gerti Deutsch realizoi një seri setesh fotografike për revista të ndryshme, të cilat i shërbyen si referenca për portfolion e saj për të marrë lejen e qëndrimit si dhe të drejtën e qëndrimit në Britani prej 1937. Gjithashtu për një periudhë të shkurtër ajo udhëhoqi studion e saj fotografike në rrugën “Grafton” ku ajo realizoi foto profesionale dhe portrete familjare.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Hopkinson, Amanda. Gerti Deutsch of Vienna, page 6. In: Kurt Kaindl Gerti Deutsch: Photographs 1935–1965, Salzburg: Fotohof edition, 2011. ISBN 978-3-902675-55-2.
  2. ^ Hopkinson, Amanda. Gerti Deutsch of Vienna, page 18. In: Kurt Kaindl Gerti Deutsch: Photographs 1935–1965, Salzburg: Fotohof edition, 2011. ISBN 978-3-902675-55-2.
  3. ^ cf. Hopkinson, Amanda. Gerti Deutsch of Vienna, page 6. In: Kurt Kaindl Gerti Deutsch: Photographs 1935–1965, Salzburg: Fotohof edition, 2011. ISBN 978-3-902675-55-2.
  4. ^ cf. Hopkinson, Amanda; Roeske, Nicolette. Introduction. pages 4–7. in: Photographs by Gerti Deutsch. Exhibition Catalogue produced by the Austrian Cultural Forum (ACF), London 2010
  5. ^ Hopkinson, Amanda. Gerti Deutsch of Vienna, page 10. In: Kurt Kaindl Gerti Deutsch: Photographs 1935–1965, Salzburg: Fotohof edition, 2011. ISBN 978-3-902675-55-2.
  6. ^ cf. Hopkinson, Amanda; Roeske, Nicolette. Introduction. pages 5. in: Photographs by Gerti Deutsch. Exhibition Catalogue produced by the Austrian Cultural Forum (ACF), London 2010
  7. ^ Sabine Coelsch-Foisner. Gerti Deutsch- Writing Life in Pictures. page 136. In: Kurt Kaindl Gerti Deutsch: Photographs 1935–1965, Salzburg: Fotohof edition, 2011. ISBN 978-3-902675-55-2.
  8. ^ Hopkinson, Amanda. Gerti Deutsch of Vienna, page 18. In: Kurt Kaindl Gerti Deutsch: Photographs 1935–1965, Salzburg: Fotohof edition, 2011. ISBN 978-3-902675-55-2.