Shko te përmbajtja

Ghislaine Maxwell

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ghislaine Maxwell
Conviction(s)
  • Trafikim seksual i të miturve
  • Transportim i të miturve me qëllimin angazhimin në aktivitet seksual kriminal
  • Konspiracion kriminal (3 akuza)[1][2][3]
Criminal penalty20 vite në burg federal amerikan
Partner(s)Jeffrey Epstein
Imprisoned atFederal Prison Camp, Bryan

Ghislaine Noelle Marion Maxwell (e lindur më 25 dhjetor 1961) është një ish-personalitet publik britanik, e bija e Robert Maxwell dhe bashkëpunëtore e ngushtë e Jeffrey Epstein. Në vitin 2021, ajo u shpall fajtore për trafikim seksual të fëmijëve dhe vepra të tjera penale në bashkëlidhje me financierin amerikan Jeffrey Epstein të dënuar për krime seksuale.[4] Në vitin 2022, ajo u dënua me 20 vjet burgim në Shtetet e Bashkuara.[5][6]

E lindur në Francë dhe e rritur në Oksford të Anglisë, ajo ndoqi Kolegjin Balliol në Oksford në vitet 1980 dhe u bë një anëtare e shquar e skenës shoqërore të Londrës. Ajo është shtetase e natyralizuar amerikane dhe mban shtetësinë franceze dhe britanike.

Maxwell punoi për të atin e vet, Robert Maxwell, deri në vdekjen e tij në vitin 1991; më pas ajo u transferua në New York City, ku vazhdoi të jetonte si një figurë e shquar dhe ku zhvilloi një marrëdhënie të ngushtë me Jeffrey Epstein .[7] Krahas Epstein, Maxwell ndërtoi një rrjet të gjerë shoqëror të përbërë nga elita të shquara.[8] Dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së zbulojnë se ajo kishte mbajtur miqësi me Naomi Campbell, Andrew Mountbatten-Windsor, Bill Clinton dhe Kerry Kennedy .[9][10]

Në korrik 2020, Maxwell u arrestua nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) e SHBA-së dhe u akuzua nga qeveria federale e SHBA-së për krimet e joshjes së të miturve dhe trafikimit seksual të vajzave të mitura, të lidhura me Epsteinin[11] si rekrutuese e tij.[12] Asaj iu mohua lirimi me kusht .[13] Ajo u dënuanë dhjetor 2021 për pesë nga gjashtë akuzat e ngritura ndaj saj, përfshirë akuzën për trafikim seksual të një të mituri.[1][2][3]

Maxwell me Jeffrey Epstein më 29 shtator 1993

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. 1 2 Hays, Tom; Neumeister, Larry (29 dhjetor 2021). "Ghislaine Maxwell convicted in Epstein sex abuse case". Associated Press (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2021. Marrë më 29 dhjetor 2021.
  2. 1 2 Cohen, Luc (29 dhjetor 2021). "Ghislaine Maxwell convicted of setting up girls for Epstein sex abuse". Reuters (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2021. Marrë më 29 dhjetor 2021.
  3. 1 2 del Valle, Lauren (29 dhjetor 2021). "Jury finds Ghislaine Maxwell sex trafficked a minor for Jeffrey Epstein, guilty on five of six counts". CNN US (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2021. Marrë më 29 dhjetor 2021.
  4. ↑ Hays, Tom (29 dhjetor 2021). "Ghislaine Maxwell convicted in Jeffrey Epstein sex abuse case". AP News (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2021. Marrë më 30 dhjetor 2021.
  5. ↑ Hymes, Clare (3 janar 2022). "Jury finds Ghislaine Maxwell guilty on charges tied to Jeffrey Epstein's sex trafficking ring". CBS News (në anglisht). Marrë më 7 janar 2022.
  6. ↑ Bekiempis, Victoria (28 qershor 2022). "Ghislaine Maxwell sentenced to 20 years in prison for sex trafficking crimes". The Guardian (në anglisht). Marrë më 28 qershor 2022.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja)
  7. ↑ Twohey, Megan; Bernstein, Jacob (15 korrik 2019). "The 'Lady of the House' Who Was Long Entangled With Jeffrey Epstein". The New York Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 15 korrik 2019.
  8. ↑ Trujillo, Laura. "She's inmate No. 02879-509 in Florida. But once again, Ghislaine Maxwell is holding court". USA Today (në anglisht). Marrë më 19 nëntor 2025.
  9. ↑ Egwuonwu, Nnamdi (22 gusht 2025). "Justice Department releases Ghislaine Maxwell interview transcript and audio file". NBC News (në anglisht).
  10. ↑ Hill, James (22 gusht 2025). "What Ghislaine Maxwell told deputy AG about former President Bill Clinton". ABC News (në anglisht).
  11. ↑ "Ghislaine Maxwell, Accused of Providing Girls for Jeffrey Epstein, Arrested in N.H." New Hampshire Public Radio (në anglisht). 2 korrik 2020. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2020. Marrë më 2 korrik 2020.
  12. ↑ Hill, James; Madden, Pete (14 korrik 2020). "Ghislaine Maxwell, Epstein's alleged recruiter, under investigation in US Virgin Islands" (në anglisht). ABC News. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2020. Marrë më 14 korrik 2020.
  13. ↑ Orden, Erica (14 korrik 2020). "Ghislaine Maxwell is denied bail as judge says risks of fleeing 'are simply too great'" (në anglisht). CNN. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2020. Marrë më 14 korrik 2020.