Giacomo Bonaventura

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Giacomo Bonaventura

Bonaventura me MilaninSuperkupën Italiane 2016.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëGiacomo Bonaventura
Datëlindja (1989-08-22) 22 gusht 1989 (34 vjeç)
VendlindjaSan Severino Marche, Itali
Gjatësia1.80 m (5 ft 11 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Fiorentina
Karriera me të rinjtë
2006–2007Atalanta
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2007–2014Atalanta104(17)
2009Pergocrema (huazim)4(1)
2010Padova (huazim)15(0)
2014–2020Milan155(30)
2020–Fiorentina0(0)
Karriera ndërkombëtare
2008Italia U194(1)
2009–2010Italia U2012(2)
2013–2018Italia14(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 1 gusht 2020
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 10 tetor 2018

Giacomo "Jack" Bonaventura[1] (lindur më 22 gusht 1989) është një futbollist profesionist italian i cili luan si mesfushor për klubin italian Fiorentina.

Bonaventura e nisi karrierën e tij te Atalanta në vitin 2007. Në vitet 2009 dhe 2010 ai u huazua respektivisht te Pergocrema dhe Padova. Në sezonin e tij të parë pas rikthimit ai ndihmoi Atalantën të fitonte titullin e Serie B dhe të rikthehej në elitë. Në sezonet e ardhshme, ai u bë protagonist dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit. Në gusht 2014, Bonaventura u transferua te Milani për 7 milion €.

Bonaventura bëri debutimin e tij me kombëtaren italiane në vitin 2013 dhe që nga ajo kohë ka luajtur edhe 13 ndeshje të tjera.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Atalanta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2008–2010: Debutimi në Serie A dhe huazimet te Pergocrema dhe Padova[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi luajti me ekipin e të rinjëve të San Francesco 93', Bonaventura u transferua te Tolentino ku u dallua nga një zbulues talentesh i Atalantës, Antonio Bongiorni. Bonaventura bëri debutimin e tij me Atalantën më 4 maj 2008 në ndeshjen e Serie A kundër Livornos. Kjo ishte ndeshja e vetme që ai luajti në sezonin 2007–08. Ai luajti ndeshjen e dytë më nëntor, këtë herë kundër Fiorentinës.

Më 13 janar 2009, Atalanta njoftoi se Bonaventura kishte kaluar te Pergocrema në formë huazim për pjesën e mbetur të sezonit 2008–09.[2] Pesë ditë më vonë, ai bëri debutimin me klubin e tij të ri, duke shënuar kundër Sambenedettese. Ai luajti edhe tre ndeshje të tjera para se të rikthehej te Atalanta.

Bonaventura u rikthye te Atalanta por priti janarin e vitit 2010 për të luajtur ndeshjen e tretë në Serie A, këtë herë kundër Palermos. Më 1 shkurt 2010, ai u huazua te PadovaSerie B deri në përfundim të sezonit.[3] Ai debutoi më 20 shkurt në takimin kundër Triestinës.

Në qershor 2010, Padova vendosi të mos e blinte kartonin e lojtarit,[4] duke bërë që Bonaventura të rikthehej te Atalanta, ku rinovoi kontratën deri në vitin 2015.[5]

2010–2014: Rikthimi te Atalanta dhe vitet si protagonist[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 9 nëntor 2010, Bonaventura regjistroi golin e parë me Atalantën në një ndeshje kundër Modenës. Ai ishte një lojtar i rëndësishëm i ekipit gjatë sezonit 2010–11 në Serie B, duke shënoi nëntë gola. Atalanta u shpall kampione dhe u rikthye në elitë pas vetëm një sezoni.

Më 11 prill 2012, Bonaventura shënoi golin e parë në Serie A kundër Napolit, para se të shënonte sërisht kundër Fiorentinës po në atë muaj. Më 3 mars 2013, ai shënoi dopietën e parë si profesionist në fitoren 2–0 kundër Sienës në shtëpi.[6]

Milan[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2014–2016: Transferimi dhe fitimi i Supercoppa Italiana[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bonaventura në aksion me Milanin gjatë një ndeshje miqësore para-sezonale kundër Bayern München në korrik 2016.

Në fund të muajit gusht 2014, Hellas Verona sipas raportimeve kishte arritur marrëveshjen për blerjen e lojtarit, dhe se ish drejtori sportiv i klubit Sogliano kishte folur me Bonaventurën.[7] Megjithatë, më 1 shtator, Milani njoftoi transferimin e mesfushorit nga Atalanta për rreth 7 milion € pasi Kuqezinjtë kishin dështuar të merrnin francezin Jonathan Biabiany.[8][9] Agjenti i tij zbluoi se Bonaventura kishte qarë pasi kishte firmosur kontratën.[10] Ai mori fanellën me numrin 28, e cila së fundmi ishte mbajtur nga Urby Emanuelson.

Bonaventura bëri debutimin e tij me Milanin më 14 shtator në transfertë kundër Parmës, duke shënuar një nga golat e fitores 5–4 të Kuqezinjëve.[11] Goli i tij i dytë erdhi më 29 tetor kundër Cagliarit ku ai u shpall edhe lojtari i ndeshjes. Më 12 dhjetor, ai shënoi dhe asistoi në fitoren 2–0 kundër Napolit, duke u shpallur lojtari i ndeshjes. Ai u shpall lojtari më i mirë edhe në ndeshjen e rradhës kundër Romës. Në disfatën 3–2 në transfertë Sassuolos më 17 maj 2015, Bonaventura u përjashtua për herë të parë në karrierë pas dy kartonëve të verdhë të marrë. Më 30 maj, ai shënoi një dopietë në fitoren 3–1 kundër ish klubit të tij Atalanta. Bonaventura e mbylli sezonin e parë në Milano me 7 gola dhe 4 asiste në 34 ndeshje, përfshirë 33 në kampionat dhe 1 në kupë.

Bonaventura e nisi sezonin 2015–16 më 23 gusht duke luajtur në humbjen 2–0 ndaj Fiorentinës në javën hapëse të kampionatit.[12] Në ndeshjen e rradhës kundër Empolit, ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 55të dhe asistoi golin e fitores të shënuar nga Luiz Adriano me një goditje këndi.[13] Ai vazhdoi formën pozitive në fillimin e sezonit duke asistuar golin e Carlos Baccës dhe duke shënuar vetë me goditje dënimi në fitoren 3–2 kundër Palermos. Më 1 dhjetor, Bonaventura regjistroi golin e parë në Kupën e Italisë për Milanin, duke shënuar me goditje dënimi në një fitore 3–1 kundër Crotones. Më 21 maj 2016, ai luajti 120 minuta të plota në finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit, ku Milani u mposht 1–0 në kohën shtesë.[14] Ai e përfundoi sezonin e dytë me 7 gola dhe 8 asiste në 39 ndeshje midis kampionatit dhe kupës.

Në fillim të sezonit 2016–17, Bonaventura ndërroi numrin e fanellës nga 28 në 5. Ai ishte progatonist në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A kundër Torinos. Në pjesën e dytë, ai fitoi një penallti pas një ndërhyrje të gabuar nga Joel Obi, e cila u shënua nga Carlos Bacca për të plotësuar përmbysjen e Milanit 3–2.[15] Ai regjistroi golin e parë të sezonit më 2 tetor në në një fitore me përmbysje 4–3 të Milanit kundër Sassuolos.[16] Më 23 dhjetor, Bonaventura luajti në ndeshjen e Superkupës së Italisë kundër Juventusit; ai e nisi ndeshjen si titullar dhe në minutën e 38të shënoi golin e barazimit për ekipin e tij. Koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1–1, duke bërë që ndeshja të shkonte te gjuajtjet e penalltive. Milani fitoi 4–3 me Bonaventurën që shënoi tentativën e dytë të ekipit të tij, duke regjistuar edhe trofeun e parë me Kuqezinjtë.[17][18]

2017–2020: Ndeshja e 100të, dëmtimet e vazhdueshme dhe largimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 17 janar 2017, Bonaventura firmosi një kontratë të re me Milanin deri në qershor 2020.[19] Dymbëdhjetë ditë më pas, gjatë humbjes 2–1 kundër Udineses ku ai shënoi edhe golin e vetëm të ekipit të tij, Bonaventura pësoi një dëmtim të rëndë në kofshë, duke u operuar.[20] Mediat italiane rapotuan se ai do të humbiste pjesën e mbetur të sezonit.[21] Pavarësisht kësaj, Bonaventura u rikthye në ekip për ndeshjen e fundit të sezonit kundër Cagliarit më 28 maj, por nuk u aktivizua me Milanin që u mposht 2–1. Ai e mbylli sezonin e tretë në Milano me vetëm 22 ndeshje dhe 5 gola në të gjitha kompeticionet.

Bonaventura u rikthye në askion pas më shumë se gjashtë muajsh në fitoren minimale 1–0 kundër Universitatea Craiovës në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës më 27 korrik. Në ndeshjen e kthimit një javë më pas, ai shënoi në minutën e 9të dhe ndihmoi ekipin të fitonte 2–0. Ky ishte goli i tij i parë në kompeticionet evropian si dhe u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Më 14 shtator, Bonaventura luajti ndeshjen e tij të 100të me Milanin në të gjitha kompeticionet në një fitore 5–1 në transfertë kundër Austria Wien në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës. Ai shënoi golin e parë në Serie A për sezonin 2017–18 më 3 dhjetor në barazimin 2–2 në transfertë kundër Beneventos; për vendasit kjo ishte pika e parë në Serie A në historinë e tyre pas 14 humbjesh në po kaq javë.[22] Një javë më pas, ai regjistroi një dopietë në fitoren 2–1 kundër Bolonjës.

Bonaventura e nisi vitin 2018 me dy arritje personale; më 6 janar ai luajti ndeshjen e 100të me Milanin në Serie A në një fitore 1–0 kundër Crotones,[23] kurse më 21 janar luajti ndeshjen e 200të në Serie A në një fitore 2–1 kundër Cagliarit.[24] Në tetor, ai pësoi një dëmtim serioz në gju që e mbajti jashtë fushave të lojës për nëntë muaj.[25] Kjo bëri që ai të luante vetëm 8 ndeshje gjatë sezonit 2018–19, duke regjistruar 3 gola. Pas plot 11 muajve, Bonaventura u rikthye në aksion më 26 shtator 2019 në ndeshjen e javës së pestë të Serie A ku Milan u mposht nga Torino 2–1 në Stadio Olimpico Grande Torino.[26][27]

Në qershor 2020, klubi konfirmoi se Bonaventura do të largohej në përfundim të sezonit 2019–20 pas skadimit të kontratës.[28] Ai luajti ndeshjen e tij të fundit me Milanin më 1 gusht në fitoren 3–0 kundër Cagliarit në javën e fundit të kampionatit, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 38të në vend të Rafael Leão.[29]

Fiorentina[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 10 shtator 2020, Bonaventura u transferua te Fiorentina me parametra zero.[30]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bonaventura me kombëtaren italiane para nisjes së ndeshjes miqësore kundër Portugalisë, 16 qershor 2015.

Bonaventura fillimisht e nisi karrierën e tij ndërkombëtare me ekipet e moshave, fillimisht duke luajtur me ekipin nën-19 në vitin 2008 dhe më pas me ekipin nën-20 në periudhën 2009–10.

Më 31 maj 2013, Bonaventura luajti ndeshjen e tij të parë me ekipin e parë në një miqësore të fituar 4–0 kundër San Marinos në Bolonja, pasi mori një ftesë nga trajneri Cesare Prandelli.[31] Ndeshja e tij e dytë erdhi 16 muaj më pas, në një tjetër ndeshje miqësore, këtë herë kundër Shqipërisë, ku ai asistoi golin e vetëm të ndeshjes të shënuar nga Stefano Okaka.[32] Në maj 2016, ai ishte në listën paraprake me 30 lojtarë të zgjedhur nga Antonio Conte për të luajtur në UEFA Euro 2016Francë.[33] Megjithatë, ai ishte një nga shtatë lojtarët e hequr për listën finale me 23 lojtarë për turnamentin.[34]

Stili i lojës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bonaventura është një mesfushor sulmues i shkathët, puntor dhe krijues, i cili zotëron vizion të mirë, pasime të sakta dhe teknikë.[35] Falë qëndrueshërisë dhe shkathtësisë së tij, ai mund të luajë në disa pozicione në mesfushë.[36][37] Pavarësisht se pozicioni i tij i preferuar është ai i rolit të organizatorit mbrapa sulmuesve, ai është aktivizuar edhe si mesfushor qëndor dhe anësor i majtë, me këtë të fundit është aktivizuar në formacionin 4–3–3.[36]

Bonaventura në disa raste ka luajtur në rolin e mefushorit të gjithanëshëm, i cili mbulon praktikisht të gjithë mesfushën.[36] Ai e ka quajtur këtë rol tuttocampista (një lojtar i cili mbulon të gjithë fushën). Ai shquhet për ruajtjen e zotërimit të topit, kjo falë driblimeve.[38] Bonaventura gjithashtu dallohet për krijimin e hapsirave për shokët e ekipit me lëvizjet e tij.[39] Përveç aftësive në asistimin e golave, ai gjithashtu njihet edhe si një golashënues, kjo falë gjuajtjeve të tij të sakta dhe të forta nga distanca me të dyja këmbët, pavarësisht se këmba e tij e preferuar është e djathta.[40] Bonaventura gjithashtu dallohet për lëvizjet e tij sulmuese, gjuajtjet me kokë dhe goditjet e lira.[41]

Bonaventura gjithashtu shquhet për cilësitë si udhëheqës, karakterin, pjekurinë si futbollist dhe intensitetin e punës kur është pa top.[42] Falë këtyre aftësive ai është dalluar për ndjekjen dhe presionin që i bën kundërshtarëve për të rikuperuar topin si për detyrat mbrojtëse për ekipin, duke mbuluar zonat e lëna bosh nga shokët e ekipit.[43] Për shkak të efektivitetit të tij në lojë, Bonaventura ka fituar pseudonimin "Jack" (nga karta e pokerit, e cila është gjithashtu një shkurtim i versionit anglisht i emrit të tij) në media; kjo pasi karta bie në fushë, ashtu si Bonaventura, prania e saj nuk kalon asnjëherë pa u vënë re.[44]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 1 gusht 2020[45][46]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni League Kupa Europa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Atalanta 2007–08 Serie A 1 0 0 0 1 0
2008–09 1 0 0 0 1 0
2009–10 1 0 0 0 1 0
2010–11 Serie B 31 9 2 0 33 9
2011–12 Serie A 29 2 1 0 30 2
2012–13 35 7 1 1 36 8
2013–14 31 5 0 0 31 5
2014–15 1 0 1 0 2 0
Gjithsej 130 23 5 1 135 24
Pergocrema (huazim) 2008–09 Lega Pro 3 1 0 0 3 1
Padova (huazim) 2009–10 Serie B 16 0 0 0 2[a] 1 18 1
Milan 2014–15 Serie A 33 7 1 0 34 7
2015–16 33 6 6 1 39 7
2016–17 19 3 2 1 1[b] 1 22 5
2017–18 33 8 5 0 9[c] 1 47 9
2018–19 8 3 0 0 2[c] 0 10 3
2019–20 29 3 3 1 32 4
Gjithsej 155 30 17 3 11 1 1 1 184 35
Gjithsej karriera 304 54 22 4 11 1 3 2 340 61
  1. ^ Të gjitha ndeshjet në fazën play-off të rënjes në Serie B
  2. ^ Ndeshje në Supercoppa Italiana
  3. ^ a b Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 10 tetor 2018[47]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Italia 2013 1 0
2014 1 0
2016 6 0
2018 6 0
Gjithsej 14 0

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bonaventura duke festuar titullin e Serie B në sezonin 2010–11.

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Atalanta[45]
Milan[45]

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Italia nën-20

Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Premio Gentleman: 2016[49]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Jack Bonaventura a Tuttosport: "A Bergamo l'affetto della gente è incredibile, ma il mio futuro..."" [Jack Bonaventura në Tuttosport: "Në Bergamo dashuria e njerëzve është e pabesueshme, por e ardhmja ime..."] (në italisht). Tutto Atalanta. 6 mars 2013. Marrë më 27 mars 2013.
  2. ^ "BONAVENTURA AL PERGOCREMA" [Bonaventura te Pergocrema] (në italisht). Atalanta B.C. Marrë më 13 janar 2009.[lidhje e vdekur]
  3. ^ "Ufficiale: Padova, presto in prestito Bonaventura" [Zyrtare: Padova, vjen në huazim Bonaventura] (në italisht). Calcio News. 1 shkurt 2010. Marrë më 24 qershor 2020.
  4. ^ "Calciomercato" (në italisht). Calcio Padova. 23 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2011. Marrë më 24 qershor 2010.
  5. ^ "Atalanta, rinnova Bonaventura fino al 2015" [Atalanta, Bonaventura rinovon deri në vitin 2015] (në italisht). Tutto Mercato Web. Marrë më 16 korrik 2010.
  6. ^ "GIACOMO BONAVENTURA: scheda, video, gol e stipendio" (në italisht). Pianeta Milan. Marrë më 5 maj 2020.
  7. ^ "SOGLIANO AL VERONA: "AVEVO PRESO BELOTTI E GOMEZ"" [Sogliano te Verona: "Kam marr Belottin dhe Gomezin] (në italisht). Goal.com. Marrë më 24 qershor 2020.
  8. ^ "Official: AC Milan sign Giacomo Bonaventura from Atalanta" [Zyrtare: AC Milan firmos me Giacomo Bonaventurën nga Atalanta] (në anglisht). Goal.com. 1 shtator 2014. Marrë më 24 qershor 2020.
  9. ^ "Galliani explains Milan chaos" [Galliani shpjegon kaosin e Milanit] (në anglisht). Football Italia. 1 shtator 2014. Marrë më 24 qershor 2020.
  10. ^ "'Bonaventura cried when he signed'" [‘Bonaventura qau kur ai firmosi’] (në anglisht). Football Italia. 2 shtator 2014.
  11. ^ "Shpërthen Interi, spektakël i Milanit". Gazeta Panorama. 15 shtator 2014. Marrë më 24 qershor 2020.
  12. ^ "Fiorentina mposht Milanin". Klan Kosova. 23 gusht 2015. Marrë më 24 qershor 2020.
  13. ^ "Milan arrin fitoren e parë në Serie A". TV Klan. 29 gusht 2015. Marrë më 24 qershor 2020.
  14. ^ "Milan 0–1 Juventus" (në anglisht). BBC Sport. 22 maj 2016. Marrë më 24 maj 2016.
  15. ^ "Milan 3-2 Torino: Bacca hits hat-trick at San Siro" [Milan 3-2 Torino: Bacca shënon tripletë në San Siro] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 21 gusht 2016.
  16. ^ "Përmbysje dhe ripërmbysje, Milani mund Sasuolon". Top-Channel.tv. 2 tetor 2016. Marrë më 2 korrik 2020.
  17. ^ "Milani fiton Superkupën e Italisë". Opinion.al. 23 dhjetor 2016. Marrë më 2 korrik 2020.
  18. ^ "Milani fiton Superkupën e Italisë, mposht Juventusin (VIDEO)". Lajmi.net. 23 dhjetor 2016. Marrë më 2 korrik 2020.
  19. ^ "Bonaventura rinovon deri në 2020-n me Milanin". Botasot.info. 18 janar 2017. Marrë më 2 korrik 2020.
  20. ^ "Milani, dëmtohen De Sciglio dhe Bonaventura". Rilindja Demokratike. 30 janar 2017. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2020. Marrë më 2 korrik 2020.
  21. ^ "Milan: Bonaventura mbyll sezonin". Rilindja Demokratike. 2 shkurt 2017. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2020. Marrë më 2 korrik 2020.
  22. ^ "Portieri i siguron Beneventos pikën e parë në Serie A". Koha.net. 4 dhjetor 2017. Marrë më 4 dhjetor 2017.
  23. ^ "Milan, Bonaventura col Crotone raggiungerà le 100 presenze: che feeling con Gattuso!" [Milan, Bonaventura me Crononen do të arrij 100 paraqitje: çfarë ndjesie me Gattuson!] (në anglisht). 90min.com. 6 janar 2018. Marrë më 11 janar 2018.
  24. ^ "Cagliari 1 AC Milan 2: Kessie at the double in comeback win" [Cagliari 1 AC Milan 2: Kessie dopietë në fitoren me përmbysje] (në anglisht). Sport Star Live. 21 janar 2018. Marrë më 21 shkurt 2018.
  25. ^ "Zyrtare: Bonaventura nëntë muaj jashtë fushave". Gazeta Express. 27 nëntor 2018. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2020. Marrë më 2 korrik 2020.
  26. ^ "Torino e përmbys në 4 minuta, Milan zhytet në vend të 13". a2news.com. 26 shtator 2019. Marrë më 2 korrik 2020.
  27. ^ "VIDEO/ Milani zhgënjen sërish, Belotti i përmbys për 4 minuta". Newsport.al. 26 shtator 2019. Marrë më 2 korrik 2020.
  28. ^ "Fundi i një "dashurie"! Në fund të sezonit Giacomo Bonaventura largohet përfundimisht nga Milani". Sport Ekspres. 8 qershor 2020. Marrë më 3 gusht 2020.
  29. ^ "VIDEO/ Mezi largohet nga "San Siro", futbollisti i Milanit i dëshpëruar pas lamtumirës me "Djallin"". Panorama Sport. 2 gusht 2020. Marrë më 3 gusht 2020.
  30. ^ "Bonaventura bëhet me skuadër të re, transferohet te Fiorentina". Klan Kosova. 10 shtator 2020. Marrë më 13 shtator 2020.
  31. ^ "Italy comfortably beats San Marino 4–0 in friendly" [Italia mposht në mënyrë komode San Marinon 4–0 në miqësore] (në anglisht). Sports Illustrated. 31 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 21 qershor 2013. Marrë më 2 korrik 2020.
  32. ^ "Italia me shumë fat, fiton në fund". portalb.mk. 18 nëntor 2014. Marrë më 2 korrik 2020.
  33. ^ "Italy name provisional 30-man Euro 2016 squad" [Italia emëron ekipin paraprak me 30 lojtarë për Euro 2016] (në anglisht). Marca. 23 maj 2016. Marrë më 2 korrik 2020.
  34. ^ "Eder included in Italy squad as Jorginho misses out" [Eder përfshihet në ekipin e Italisë, Jorginho e humbet] (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2016. Marrë më 31 maj 2016.
  35. ^ Marco Pasotto (5 maj 2020). "L'addio silenzioso di Jack. Il Milan perde il 2° bomber dell'ultimo decennio..." [Lamtumira e heshtur e Jack. Milani humbet bomberin e 2të të dekadës së fundit...] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 5 maj 2020.
  36. ^ a b c Enrico Cerruti (13 nëntor 2016). "Più jolly che Jack: tutti i ruoli di Bonaventura" [Më shumë xhol se Jack: të gjitha rolet e Bonaventurës] (në italisht). Sky Sport. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2020. Marrë më 5 maj 2020.
  37. ^ Richard Hall (2 qershor 2016). "Underestimating Bonaventura" [Duke nënvlerësuar Bonaventurën] (në anglisht). Football Italia. Marrë më 3 qershor 2016.
  38. ^ "Milan, Bonaventura: 'Ruolo? Do il massimo ovunque'" [Milan, Bonaventura: 'Roli? Bëj maksimumin kudo'] (në italisht). Calcio Mercato. 29 shtator 2015. Marrë më 24 dhjetor 2016.
  39. ^ Dario Ghiringhelli (24 maj 2014). "Il mercato alternativo – Giacomo Jack Bonaventura" [Merkatoja alternative – Giacomo Jack Bonaventura] (në italisht). Spazio Juve. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 4 gusht 2015.
  40. ^ Sam Lopresti (11 nëntor 2015). "Which AC Milan Formation Is Best Suited to the Talents of Giacomo Bonaventura?" [Cili formacion i AC Milanit është më i përshtatshëm për talentin e Giacomo Bonaventurës?] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 5 maj 2020.
  41. ^ "Top 10: I migliori gol rossoneri su punizione" [Top 10: Golat më të mirë kuqezi nga goditjet e lira]. acmilan.com (në italisht). A.C. Milan. 30 gusht 2017. Marrë më 23 mars 2020.
  42. ^ Daniele Castagna (12 gusht 2014). "Mercato: i motivi che allontanano Bonaventura dal Milan" [Tregu: arsyet që e largojnë Bonaventura larg Milanit] (në italisht). Milan News. Marrë më 4 gusht 2015.
  43. ^ Federico Albrizio (2 shtator 2014). "PROFILING – GIACOMO BONAVENTURA: L'INCUBO DELL'INTER FA SOGNARE IL MILAN" [Profiling – Giacomo Bonaventura: Makthi i Interit, bën të ëndërroj Milanin] (në italisht). Pianeta Milan. Marrë më 23 mars 2020.
  44. ^ "Average goals, Bonaventura in the top 4 of Milan's history" [Mesatarja e golave, Bonaventura në top 4 të historisë së Milanit] (në anglisht). Sempre Milan. 4 maj 2020. Marrë më 2 korrik 2020.
  45. ^ a b c "Giacomo Bonaventura" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 5 korrik 2020.
  46. ^ "Giacomo Bonaventura" (në anglisht). World Football. Marrë më 5 korrik 2020.
  47. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Giacomo Bonaventura" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 5 korrik 2020.
  48. ^ "ITA – ESP 1:2 (0:0)" (PDF) (në italisht). Pescara 2009. 4 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 shkurt 2012. Marrë më 10 prill 2014.
  49. ^ "Bonaventura vince il Premio Gentleman 2016" [Bonaventura fiton Premio Gentleman 2016] (në italisht). Sport Mediaset. 3 maj 2016. Marrë më 23 maj 2017.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]