Shko te përmbajtja

Giampaolo Pazzini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Giampaolo Pazzini
Pazzini (2022)
Informacioni personal
Emri i plotë Giampaolo Pazzini
Data e lindjes 2 gusht 1984 (41 vjeç)           
Vendi i lindjes Pescia, Itali
Gjatësia 1.80 m (5 ft 11 in)[1]
Pozicioni(et) Sulmues
Karriera me të rinjtë
1999–2003 Atalanta
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2003–2005 Atalanta 51 (12)
2005–2009 Fiorentina 108 (25)
2009–2011 Sampdoria 75 (36)
2011–2012 Internazionale 50 (16)
2012–2015 Milan 74 (21)
2015–2020 Verona 128 (49)
2018Levante (huazim) 9 (1)
Gjithsej 495 (160)
Karriera ndërkombëtare
1999–2002 Italia U16 12 (4)
2002 Italia U18 1 (0)
2002–2003 Italia U19 9 (6)
2004–2007 Italia U21 22 (5)
2009–2012 Italia 25 (4)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Giampaolo Pazzini, (lindur më 2 gusht 1984), i njohur me pseudonimin Il Pazzo (shqip: I Çmenduri), është një ish futbollist profesionist italian i cili luante si sulmues. Ai njihej për instiktin e golit dhe lëvizjet pa top, veçanërisht në zonën kundërshtare si dhe për aftësinë e shkëlqyer për të shënuar gola me kokë.

Pazzini e shpenzoi shumicën e karrierës së tij në Serie A me klube si Atalanta, Fiorentina, Sampdoria, Interi, Milani dhe Verona, duke luajtur edhe në Serie B me këtë të fundit. Ai gjithashtu pati një periudhë të shkurtër te LevanteLa Liga.

Pazzini luajti mbi 40 ndeshje me ekipet e moshave të Italisë, duke fituar Kampionatin Evropian me ekipin nën-19 në vitin 2003. Ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë në vitin 2009 dhe një vit më vonë luajti në FIFA Kupën e Botës. Pazzini regjistroi 25 ndeshje dhe 4 gola me ekipin kombëtar.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pazzini fillimisht luajti në rajonin e Toskanës me Montecatini dhe Margine Coperta, përpara se të bëhej pjesë e akademisë së Atalantës në vitin 1993: aty ai njohi Riccardo Montolivon, të cilin do ta kishte shok ekipi te Fiorentina në vitin 2005 dhe Milani në vitin 2012.[2][3] Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 17 gusht 2003 në humbjen 2–0 kundër Veneziaskupë.[4] Në kampionat, 19 vjeçari shënoi 9 gola në 39 ndeshje që kontribuan në rikthimin e La DeasSerie A.[5][6]

Pazzini u konfirmua si titullar edhe në sezonin e ri,[7][8] duke bërë debutimin e tij në elitë më 12 shtator 2004 në barazimin 2–2 kundër Lecces, duke shënuar një nga golat e ekipit.[9] Gjatë fazës së parë të sezonit, ai shënoi edhe në ndeshjet kundër Interit dhe Cagliarit,[10][11] përpara se të largohej në merkaton e dimrit.[12]

Pazzini gjatë periudhës së tij te Fiorentina.

Në janar 2005, Pazzini u transferua te Fiorentina për rreth 6 milion €.[12] Gjatë pjesës së dytë të sezonit, ai shënoi edhe tre gola të tjerë në kampionat, duke ndihmuar ekipin të siguronte qëndrimin në elitë për sezonin e ardhshëm.[13] Ai u shpall lojtari i ri më i mirë i sezonit, duke mposhtur Obafemi Martins dhe Mirko Vučinić.[14] Në sezonin 2005–06, pas mbërritjes së Luca Tonit, Pazzini filloi të aktivizohej si mesfushor nga trajneri Cesare Prandelli.[15] Ai e nisi sezonin 2006–07 duke shënuar një dopietë në kupë kundër Giarres.[16] Pas kësaj, ai pësoi një dëmtim me ekipin kombëtar nën-21, duke qëndruar jashtë fushës për disa muaj.[17] Pazzini u rikthye në fushë në muajin nëntor, duke i dhënë ekipit një fitore vendimtare kundër Atalantës me një dygolësh, falë të cilës ekipi toskan – i përfshirë në skandalin e Calciopolit – eliminoi penalitetin e nisjes së sezonit, të cilën e kishin nisur me minus 15 pikë.[18]

Më 4 gusht 2007, Pazzini bëri debutimin e tij në kompeticionet evropiane duke u aktivizuar në ndeshjen e dytë të raundit të parë të Kupës UEFA kundër Groningenit; koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1–1, por Fiorentina fitoi me penallti.[19] Në kampionat, ai shënoi nëntë gola duke ndihmuar ekipin të kualifikohej në UEFA Ligën e Kampionëve.[20][21] Debutimi i tij në kompeticion erdhi më 12 gusht 2008 në fitoren 2–0 kundër Sparta Pragës në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues.[22] Në kampionat, Pazzini shënoi vetëm një gol, duke humbur vendin e titullarit veçanërisht pas mbërritjes së Alberto Gilardinos, i cili u preferua në sulm krah rumuit Adrian Mutu nga Prandelli.[23] Ai u largua në merkaton e dimrit.[24]

Pazzini në stërvitje me Sampdorian.

Në janar 2009, Pazzini u transferua te Sampdoria si pjesë e marrëveshjes që pa kalimin e Emiliano Bonazzolit te Fiorentina.[24][25] Ai shënoi golin e parë me klubin kundër Udineses në çerek-finalen e kupës.[26] Në ndeshjen e parë gjysëm-finale të këtij kompeticioni, ai shënoi një dopietë në fitoren 3–0 kundër Interit.[27] Pazzini krijoi një dyshe sulmi me Antonio Cassanon, krijueshmëria dhe teknika e të cilit rritën mesataren e golave për ndeshje të Pazzinit.[28][29] Partneriteti i tyre u krahasua me atë të Roberto Mancinit dhe Gianluca Viallit, të cilët në vitin 1991 udhëhoqën Sampdorian drejt fitmit të Scudettos.[30] Më 13 maj 2009, ai luajti në finalen e kupës kundër Lazios, me Sampdorian që u mposht 6–5 me penallti.[31]

Më 26 shtator 2009, Pazzini shënoi golin e fitores kundër Interit, duke e dërguar Sampdorian në krye të renditjes për herë të parë që nga viti 1991.[32] Megjithatë, ndryshe nga ai vit kur ata fituan kampionatin,[33] ishte Interi që u shpall kampion.[34] Pazzini pati ndikimin e tij në këtë verdikt, duke shënuar një dopietë kundër Romës, rivalit kryesor të Zikaltërve, në Stadio Olimpico, e cila rezuloi vendimtare për fatin e kampionatit.[35] Në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Napolit, Pazzini shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 51të, duke i dhënë ekipit tre pikë. Sampdoria e mbylli sezonin në vendin e katërt, duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve për herë të parë pas 19 vitesh.[36]

Në gusht, në raundin play-off të kompeticionit, Pazzini shënoi tre gola në dy ndeshje kundër Werder Bremenit, por Sampdoria u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 5–4.[37] Ekipi u zhvendos në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Evropës, aty ku sulmuesi shënoi golin e vetëm të fitores së vetme të ekipit kundër Debrecenit.[38] Më 21 nëntor, Pazzini shënoi një tregolësh në fitoren 3–2 në transfertë kundër Lecces.[39]

Pazzini me Interin, 15 shkurt 2011.

Më 28 janar 2011, Pazzini u transferua te Interi për 12 milion € dhe kartonin e mesfushorit Jonathan Biabiany.[40] Ai firmosi një kontratë deri në qershor 2015.[41] Debutimi i tij erdhi tre ditë më vonë në ndeshjen kundër PalermosSan Siro; ai u aktivizua si zëvëndësues në pjesën e dytë, duke shënuar dy gola dhe duke fituar një penallti, që u shënua nga Samuel Eto'o, me Interin që fitoi 3–2 me përmbysje.[42][43] Pas kësaj, ai shënoi në fitoren 3–0 në transfertë kundër Barit në ndeshjen e dytë me klubin.[44] Më 16 shkurt, Pazzini shënoi golin e 100të në karrierë në fitoren 2–1 në transfertë kundër Fiorentinës.[45] Dy muaj më pas, Pazzini shënoi dy gola në kohën shtesë të fitores 2–1 me përmbysje kundër Cesenës, duke e mbajtur Interin në gare për Scudetton. Ai e mbylli gjysmën e dytë të sezonit me 11 gola në 20 ndeshje.[46][47] Më 29 maj, ai fitoi edhe trofeun e parë në karrierë, Kupën e Italisë, pasi Interi mposhti Palermon 3–1 në finale.[48]

Pazzini e humbi vendin e titullarit gjatë periudhës së shkurtër të trajnerit Gian Piero Gasperini në krye të solit Zikaltër.[49][50] Ai shënoi golin e parë të sezonit 2011–12 në fitoren 3–1 kundër Bolonjës në javën e 5të.[51] Në ndeshjen e rradhës, ai shënoi në fitoren 3–2 kundër CSKA Moskës në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.[52] Pazzini gjeti më shumë hapsira me Ranierin dhe Stramaccionin si trajner,[53] por sezoni i tij ishte zhgënjyes, duke shënuar vetëm 8 gola, 5 prej të cilave në kampionat.[54][55][56]

Pasi u nxorr në merkato nga Interi,[57] Pazzini firmosi një marrëveshje me Milanin më 22 gusht 2012.[58] Si pjesë e transferimit, Milani i pagoi Interit 7.5 milion € si dhe kartonin e Antonio Cassanos.[59][60] Më 1 shtator, në ndeshjen e tij të dytë me klubin, Pazzini shënoi tre gola në një fitore 3–1 kundër Bolonjës në shtëpi;[61] mënyra e shënimit të golave bënë që ai të krahasohej me legjendën e klubit Filippo Inzaghi.[62][63] Ai e mbylli sezonin e parë me Kuqezinjtë duke shënuar 16 gola në 37 ndeshje. Në maj 2013, ai u operua në gjurin e majtë që e mbajti jashtë fushave deri në fund të vitit.[64]

Pas rikthimit në fushë, Pazzini pësoi një tjetër dëmtim, këtë herë në muskujt e aduktorit, duke qëndruar jashtë për disa javë.[65] Ai shënoi vetëm tre gola në 21 ndeshje në sezonin 2013–14.

Pazzini gjeti më pak hapsira me emërimin e Inzaghit si trajneri i ri i ekipit për sezonin 2014–15.[66][67][68] Më 24 maj 2015, në fitoren 3–0 në shtëpi kundër Torinos, ai shënoi golin e 100të në Serie A; në këtë ndeshje ai gjithashtu veshi shiritin e kapitenit për herë të parë.[69][70]

Në korrik 2015, në moshën 31 vjeç, Pazzini u transferua te Verona, duke u ribashkuar me ish shokun e ekipit te Fiorentina, Luca Toni.[71] Ai firmosi një kontratë pesë-vjeçare me rrogë 1 milion € në sezon.[72] Pazzini shënoi golin e parë me klubin më 18 tetor në barazimin 1–1 kundër Udineses, duke realizuar me penallti.[73] Gjatë këtij sezoni, Verona vendosi një rekord negativ duke mos fituar asnjë nga 22 ndeshjet e kampionatit;[74] ata i dhanë fund rekordit negativ duke arritur fitoren e parë sezonale kundër Atalantës, falë edhe golit të Pazzinit në minutën e 83të.[75] Më 20 shkurt 2016, ai shënoi në Derby della Scala kundër Chievos për t'i dhënë ekipit fitoren e dytë.[76] Pazzini e mbylli sezonin me vetëm 6 gola në 30 ndeshje, duke qënë sëbashku me Tonin golashënuesi më i mirë i ekipit. Verona e mbylli sezonin në vendin e fundit, duke rënë në Serie B.[77]

Në sezonin e rradhës, Pazzini kontriboi në rikthimin e menjëhershëm të Veronës në elitë. Me 23 gola në 35 ndeshje, ai u shpall Capocannoniere i kampionatit.[78] Me rikthimin në Serie A, Pazzini gjeti pak hapsira në formacion; në janar 2018, ai u transferua në Spanjë te Levante në formë huazimi deri në fund të sezonit.[79] Në debutimin e tij me klubin, Pazzini u aktivizua si zëvëndësues në ndeshjen kundër Real Madridit dhe shënoi golin që i dha ekipit një barazim 2–2 në shtëpi.[80]

Pas përfundimit të sezonit ai u rikthye te Verona, e cila do të luante sërisht në Serie B.[81] Ai u emërua kapiten i ekipit,[82] duke shënuar dhjetë gola në sezonin e rregullt dhe dy në fazën play-off (të dyja kundër Perugias);[83] Verona mposhti në finale Cittadellën dhe siguroi rikthimin e menjëhershëm në elitë.[84]

Pazzini nuk u aktivizua shpesh në fazën e parë të kampionatit, kjo edhe për shkak të problemeve fizike.[85][86] Më 15 dhjetor 2019, ai shënoi golin e parë sezonal me penallti nē barazimin 3–3 kundër Torinos.[87] Ai më pas shënoi edhe në ndeshjen e rradhës kundër SPAL më 5 janar 2020; goli i tij me kokë kontriboi në fitoren 2–0 të Verdhebluve.[88] Ai gjithashtu shënoi penallti në fitoren 3–0 kundër Lecces dhe 2–1 kundër Juventusit,[89] duke e mbyllur sezonin me 4 gola në 16 ndeshje.

Në ditët e fundit të korrikut, Pazzini njoftoi se do të largohej nga Verona.[90] Ai nuk e rinovoi kontratën dhe u largua nga klubi me të cilën luajti pesë sezone, duke regjistruar 50 gola në 135 ndeshje. Pas një tratative të shkurtër për një transferm të mundshëm te klubi i qytetit të lindjes, Pistoiese,[91][92] Pazzini njoftoi tërheqjen nga futbolli në moshën 36 vjeç.[93]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pazzini ka luajtur me disa ekipe moshash të Italisë, duke fituar UEFA Kampionatin Evropian me ekipin nën-19 në vitin 2003.[94] Gjatë turnamentit, Pazzini ishte vendimtar, duke shënuar golin e vetëm të fitores 1–0 kundër Republikës Çeke në gjysëm-finale. Ai gjithashtu shënoi një nga dy golat e fitores kundër Portugalisë në finale. Nga viti 2004 e deri në 2007, ai ishte pjesë e ekipit nën-21,[95] duke marrë pjesë në dy edicione të Kampionatit Evropian.[96] Më 24 mars 2007, Pazzini shënoi një tregolësh në barazimin 3–3 kundër Anglisë në përurimin e Stadiumit Wembley;[97] ai u bë lojtari i parë që shënon në këtë stadium, duke e arritur në sekondën e 28të të ndeshjes.[97]

Pazzini u thirr për herë të parë në ekipin e parë nga trajneri Marcello Lippi[98] dhe bëri debutimin e tij më 28 mars 2009 në moshën 24 vjeç në ndeshjen kualifikuese të FIFA Kupës së Botës 2010 kundër Malit të ZiPodgoricë, duke shënuar një nga dy golat e fitores 2–0.[99] Në ndeshjen e tij të dytë kundër Irlandës, ai u përjashtua me karton të kuq nga gjyqtari Wolfgang Stark në minutat e para të takimit pasi goditi me brryl mbrojtësin kundërshtar John O'Shea.[100] Në qershor, ai nuk u thirr në ekipin që do të luante në FIFA Kupën e Konfederatave 2009.[101]

Një vit më pas, Pazzini luajti në FIFA Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut,[102] ku Italia, i cili ishte kampioni në fuqi, u eliminua në fazën e grupeve. Ai luajti vetëm një ndeshje si zëvëndësues në barazimin 1–1 kundër Zelandës së Re.[103]

Më 6 shtator 2011, Pazzini shënoi golin e fitores kundër Sllovenisëkualifikueset e UEFA Euro 2012, duke i siguruar Italisë matematikisht kualifikimin në turnament.[104] Megjithatë, trajneri Prandelli, me të cilin kishte punuar më parë te Fiorentina, vendosi të merrte Fabio Borinin në turnament në vend të tij,[105] për edhe për shkak të sezonit zhgënjyes që pati te Interi.[106] Mosthirrja në turnament praktikisht i dha fund karrierës së tij me ekipin kombëtar.[107][108] Ai luajti ndeshjen e fundit me Italinë më 11 shtator 2012 në fitoren 2–0 kundër Maltës në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2014.

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Festimi karakteristik i Pazzinit.

Pazzini ishte një sulmues oportunist, i cili dallohej për lëvizjet e tij brënda zonës kundërshtare.[109] Ai njihej si një lojtar i rrezikshëm në luftën në ajër, duke shënuar shumë gola me kokë.[110][111] Kur ekipi nuk ishte nën zotërimin e topit, ai shpesh kthehej në mbrojtje për të kontribuar, duke fituar reputacionin e të qënit një lojtar altruist i cili sakrifikonte për ekipin. Pazzini ishte gjithashtu një specialist në gjuajtjet e penalltive, duke shënuar 35 nga 39 penalltitë që mori përsipër; në Serie A, ai humbi vetëm një nga 24 penalltitë që ekzekutoi, duke pasur një mesatare shënimi 95.8%.[112]

Pazzini vjen nga një familje futbollistësh; babai i tij Romano dhe vëllai Patrizio në të kaluarën kanë luajtur futboll në kategoritë e ulta italiane në rolin e sulmuesit.[113]

Në korrik 2011, Pazzini u martua me Silvia Slittin, me të cilën kishte një marrëdhënje dhjetë-vjeçare.[114] Ata u martuan në resortin Mandarin Oriental në Liqenin e Komos.[114] Më 21 dhjetor 2011, çifti solli në jetë fëmijën e tyre të parë, një djal të quajtur Tommaso.[115]

Pazzini ka qënë pjesë e video lojës FIFAEA Sports; ai ishte pjesë e kopertinës të edicionit 2012 të lojës në versionin italian, përkrah yllit global Wayne Rooney dhe Philippe Mexès.[116]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi: [117][118]

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Atalanta 2003–04 Serie B 39910409
2004–05 Serie A 12343166
Gjithsej 48520505
Fiorentina 2004–05 Serie A 14310153
2005–06 27553328
2006–07 24722269
2007–08 3194412[a]04712
2008–09 121004[b]0161
Gjithsej 1082512916013633
Sampdoria 2008–09 Serie A 1911442315
2009–10 3719223921
2010–11 196115[c]52512
Gjithsej 753677558748
Internazionale 2010–11 Serie A 171130002011
2011–12 335006[b]31[d]0408
Gjithsej 50163063106019
Milan 2012–13 Serie A 3015215[b]03716
2013–14 182112[b]0213
2014–15 26421285
Gjithsej 742153708624
Verona 2015–16 Serie A 30610316
2016–17 Serie B 3523203623
2017–18 Serie A 19410204
2018–19 Serie B 2912213113
2019–20 Serie A 15410164
Gjithsej 128497113550
Levante (huazim) 2018–19 La Liga 910091
Gjithsej karriera 495160392334810569191
  1. Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA
  2. 1 2 3 4 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  3. Dy ndeshje dhe tre gola në UEFA Ligën e Kampioneve, tre ndeshje dhe dy gola në UEFA Ligën e Evropës
  4. Ndeshje në Supercoppa Italiana

Burimi: [119][120]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Italia 200951
201090
201193
201220
Gjithsej254

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi: [119]

Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Giampaolo Pazzini
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 28 mars 2009Podgorica City Stadiumi i Qytetit të Podgoricës, Podgorica, Mali i Zi1 Mali i Zi2–02–0Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010
2 3 qershor 2011Stadio Alberto Braglia, Modena, Itali17 Estonia3–03–0Kualifikueset e UEFA Euro 2012
3 6 shtator 2011Stadio Artemio Franchi, Firence, Itali21 Sllovenia1–01–0
4 11 nëntor 2011Stadion Miejski, Wrocław, Poloni22 Polonia2–02–0Ndeshje miqësore
Internazionale
Italia nën-19
  1. "Giampaolo Pazzini" (në anglisht). Transfermarkt. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2024. Marrë më 16 dhjetor 2024.
  2. Giuseppe Calabrese (15 shkurt 2011). "C'era una Coppia La strana notte di Pazzolivo, amarcord dei gemelli diversi" (në italisht). La Repubblica. fq. 10.
  3. Alessandra Gozzini (22 gusht 2012). "Pazzo e Montolivo La coppia fissa che ora si riforma" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  4. U. Negrini (17 gusht 2003). "L'Atalanta stecca a Venezia (2-0) Ginestra e Fantini la puniscono" (në italisht). Eco di Bergamo.
  5. Gaetano De Stefano (5 qershor 2004). "Il Messina vola in Serie A" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  6. Jacopo Manfredi (12 qershor 2004). "L'Atalanta ritorna in serie A Spareggio Fiorentina-Perugia" (në italisht). La Repubblica.
  7. Emanuele Gamba (9 shtator 2004). "Juve e Inter, attacco al Milan ma è un torneo di incognite" (në italisht). La Repubblica.
  8. Daniele Vulpi (9 shtator 2004). "Giovani, talentuosi e sfacciati la "meglio gioventù" del calcio" (në italisht). La Repubblica.
  9. "Atalanta e Lecce, la meglio gioventù pareggio tra emozioni e spettacolo" (në italisht). La Repubblica. 12 shtator 2004.
  10. "L'Inter rischia di affondare alla fine ci pensa il solito Adriano" (në italisht). La Repubblica. 22 shtator 2004.
  11. "Gol ed emozioni, tutto nel primo tempo Tra Atalanta e Cagliari finisce 2-2" (në italisht). La Repubblica. 23 tetor 2004.
  12. 1 2 "Bojinov alla Fiorentina" (në italisht). Eurosport. 31 janar 2005.
  13. Valerio Clari (29 maj 2005). "Fiorentina salva, Brescia in B" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  14. "Oscar Aic, Gilardino miglior giocatore" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 23 janar 2006.
  15. Giuseppe Calabrese (7 mars 2006). "Pazzini, un gol al futuro" (në italisht). La Repubblica. fq. 10.
  16. Giampiero Timossi (20 gusht 2006). "Due volte Pazzini Fiorentina avanti" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  17. "L'Under21 vince in Islanda più vicino lo spareggio di ottobre" (në italisht). La Repubblica. 1 shtator 2006.
  18. Luca Calamai (12 nëntor 2006). "Super Pazzini La Fiorentina toglie lo zero" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  19. Alessandra Gozzini (4 tetor 2007). "Uefa amara per le italiane Passa solo la Fiorentina" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  20. "La Lazio e Ballotta allo sbando la Fiorentina passa all'Olimpico" (në italisht). La Repubblica. 3 nëntor 2007.
  21. "Uno splendido gol di Osvaldo la Fiorentina esulta: è Champions" (në italisht). La Repubblica. 18 maj 2008.
  22. "Mutu-Gila, ed è subito Violashow" (në italisht). Eurosport. 12 gusht 2008.
  23. Giuseppe Calabrese (19 tetor 2008). "Gilardino fa volare la Fiorentina e lancia subito la sfida a Toni" (në italisht). la Repubblica. fq. 53.
  24. 1 2 "Bonazzoli: "Cassano? Meglio Mutu"" (në italisht). Eurosport. 14 janar 2009.
  25. ""Pazzini alla Samp, è ufficiale" Scambio sull'asse Firenze-Genova" (në italisht). La Repubblica. 14 janar 2009.
  26. "Udinese, ossessione dischetto in semifinale va la Sampdoria" (në italisht). La Repubblica. 21 janar 2009.
  27. Gianni Piva (5 mars 2009). "Schiaffi per Mourinho La Samp travolge l'Inter e arriva il deferimento" (në italisht). La Repubblica. fq. 48.
  28. Stefano Zaino (23 shkurt 2009). "Pazzini & Cassano la nuova ditta del gol" (në italisht). La Repubblica.
  29. Augusto De Bartolo (5 mars 2009). "Cassano-Pazzini nuovi gemelli del gol? Il web dice "ni"" (në italisht). Sky Sports. Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2019. Marrë më 18 janar 2019.
  30. "Pazzini e Cassano nuovi gemelli del goal? Il "Pazzo": "Che palloni mi regala Antonio..."" (në italisht). Goal.com. 27 gusht 2009.
  31. Jacopo Manfredi (13 maj 2009). "Lazio, la Coppa servita ai rigori" (në italisht). La Repubblica.
  32. Alberto Cerruti (27 shtator 2009). "Pazzini PER LA SAMP Inter battuta I blucerchiati soli in testa" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  33. "Pazzini vola basso "Lo scudetto? È impossibile"" (në italisht). La Repubblica. 28 shtator 2009.
  34. "Internazionale take fifth successive Serie A title with win at Siena" (në anglisht). The Guardian. 16 maj 2010. Marrë më 10 dhjetor 2024.
  35. Franco Capitano (26 prill 2010). "Del Neri mago, Pazzini bomber la Champions è dietro l'angolo" (në italisht). La Repubblica. fq. 7.
  36. Armando Ossorio (16 maj 2010). "Samp, è festa Champions Pazzini stende il Napoli" (në italisht). La Repubblica.
  37. Pierfrancesco Archetti (25 gusht 2010). "Samp, che incubo Pazzini, Cassano poi la beffa al 93'" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  38. Armando Ossorio (30 shtator 2010). "Pazzini di rigore Samp col minimo sforzo" (në italisht). La Repubblica.
  39. Giuseppe Calvi (22 nëntor 2010). "Pazzini esagerato La Samp festeggia Il Lecce s'arrabbia" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  40. "Accordo trovato Pazzini è dell'Inter" (në italisht). La Repubblica. 27 janar 2011.
  41. "Welcome to Inter, Giampaolo Pazzini!". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 28 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2011. Marrë më 28 janar 2011.
  42. Luigi Garlando (31 janar 2011). "Rimonta da Pazzo Pazzini entra, fa 2 gol e si procura un rigore Inter da 0-2 a 3-2 in 19'" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  43. Andrea Sorrentino (31 janar 2011). "L'uomo in più" (në italisht). La Repubblica. fq. 26.
  44. "Pazzini leads Inter Milan to win over Bari" (në anglisht). Sportsnet. 3 shkurt 2011. Marrë më 17 dhjetor 2024.
  45. Marco Gaetani (16 shkurt 2011). "Pazzini fa ripartire l'Inter Leonardo rivede il Milan" (në italisht). La Repubblica.
  46. Andrea Sorrentino (1 maj 2011). "Il guastafeste Cinque minuti da Pazzo l'Inter trattiene lo scudetto" (në italisht). La Repubblica. fq. 46.
  47. Andrea Sorrentino (23 maj 2011). "L'Inter si scalda con Pazzini" (në italisht). La Repubblica. fq. 31.
  48. Emanuele Gamba (30 maj 2011). "Coppa sua" (në italisht). La Repubblica. fq. 25.
  49. Matteo Dalla Vite (22 gusht 2011). "Ora Tevez. E non solo Gasperini: «Siamo in pochi Qui ne servono 3»" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  50. Alberto Cerruti (21 shtator 2011). "Gasperini, siamo all'addio È caos Inter: senza gioco senza squadra senza punti Novara ne fa 3" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  51. "Bologna 1–3 Inter" (në anglisht). Sky Sports. 24 shtator 2011. Marrë më 11 dhjetor 2024.
  52. "Zárate winner gets Inter going at CSKA" (në anglisht). UEFA. 27 shtator 2011. Marrë më 11 dhjetor 2024.
  53. Luigi Panella (22 janar 2012). "Milito e Pazzini firmano il sorpasso" (në italisht). La Repubblica.
  54. Matteo Dalla Vite (14 shkurt 2012). "Inter venti mesi di crisi" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  55. "Pazzini: «Meno gol? I problemi di squadra un po' condizionano»" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 17 shkurt 2012.
  56. Sebastiano Vernazza (30 prill 2012). "La Stracura funziona L'Inter batte il Cesena ed è terza" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  57. "Pazzini prepared to wait for move" (në anglisht). Soccer News. 19 gusht 2012. Marrë më 2 shtator 2012.
  58. "Giampaolo Pazzini is now officially a Milan player". acmilan.com (në anglisht). A.C. Milan. 22 gusht 2012. Marrë më 22 gusht 2012.
  59. "Pazzini & Cassano, scambio a Milano" (në italisht). UEFA. 22 gusht 2012.
  60. "AC Milan and Inter agree terms over Pazzini-Cassano swap" (në anglisht). Goal.com. 21 gusht 2012. Marrë më 22 gusht 2012.
  61. Enrico Currò (2 shtator 2012). "Gol da Pazzi. L'ultimo arrivato ne fa tre, il Milan ritrova il sorriso" (në italisht). La Repubblica. fq. 56.
  62. "From Pippo to Pazzo" (në anglisht). Football Italia. 2 shtator 2012.
  63. "Galliani Won Over By Pazzini" (në anglisht). Football Italia. 2 shtator 2012.
  64. "Milan, Pazzini operato al ginocchio: rischia sei mesi di stop" (në italisht). La Repubblica. 23 maj 2013.
  65. "Milan: Pazzini ko, lesione a adduttore" (në italisht). Il Giorno. 17 janar 2014.
  66. Stefano Scacchi (24 qershor 2014). "Milan, Pazzini: "Problemi con Seedorf, mi rifarò con Inzaghi"" (në italisht). La Repubblica.
  67. Fabiana Della Valle (24 qershor 2014). "Milan, Pazzini: "Rinasco con Inzaghi. Seedorf? Rapporti difficili"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  68. "Lady Pazzini contro Inzaghi: "Non c'è meritocrazia". E Galliani telefona al giocatore: "Il Milan ti stima"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 30 tetor 2014.
  69. Enrico Currò (25 maj 2015). "El Shaarawy regala al Milan due gol per il futuro E Galliani va da Ancelotti" (në italisht). La Repubblica. fq. 28.
  70. Alessandra Gozzini (24 maj 2015). "Milan-Torino 3-0: 2 gol di El Shaarawy, Pazzini fa 100, Ventura fuori dall'Europa" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 24 maj 2015.
  71. Alessandro De Pietro (29 korrik 2015). "Verona, Pazzini si presenta: "Toni è un mostro, io voglio l'Europeo"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  72. Alessandro De Pietro (10 korrik 2015). "Pazzini dice sì al Verona: contratto di 5 anni per un milione di euro a stagione" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  73. "Verona-Udinese 1-1; primo gol di Pazzini con la maglia dell'Hellas" (në italisht). Eurosport. 18 tetor 2015.
  74. Quique Rubio (2 shkurt 2016). "Hellas Verona, only winless team in major euro leagues" (në anglisht). Diario AS.
  75. "Verona-Atalanta 2-1; un gol di Pazzini decide la contesa" (në italisht). Giallo Blu. 3 shkurt 2016.
  76. Liam Stewart (20 shkurt 2016). "Hellas Verona 3-1 Chievo: Mastini triumph during hotly contested Derby Della Scala" (në anglisht). Forza Italian Football.
  77. "Verona, dai gol di Toni alla stagione nera: la B a un passo, i tifosi contestano" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 17 prill 2016.
  78. "Pazzini capocannoniere della Serie B" (në italisht). Tuttomercatoweb. 18 maj 2017.
  79. "Verona, Pazzini al Levante in prestito con diritto di riscatto" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 31 janar 2018.
  80. "Pazzini, gol al Real Madrid: un debutto più "Pazzo" dell'altro" (në italisht). Sky Sports. 4 shkurt 2018.
  81. "L'Hellas Verona riparte col giallo Pazzini" (në italisht). Virgilio. 19 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2023. Marrë më 12 dhjetor 2024.
  82. "Pazzini o Caracciolo Chi farà il capitano?" (në italisht). Giallo Blu. 20 gusht 2018.
  83. "Verona-Perugia 4-1 dts (Video Gol Serie B): Di Carmine, Empereur e Pazzini eliminano gli umbri, scaligeri in semifinale" (në italisht). SuperNews. 19 maj 2019. Marrë më 5 korrik 2019.
  84. "Verona, è Serie A! Tris show al Cittadella" (në italisht). Sky Sport. Marrë më 5 korrik 2019.
  85. "Bollettino medico: Giampaolo Pazzini" (në italisht). Hellas Verona F.C. Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2020. Marrë më 14 janar 2020.
  86. "Verona, Juric: "Peccato l'assenza di Pazzini, sarebbe stata la sua partita"" (në italisht). Il Corriere dello Sport. Marrë më 14 janar 2020.
  87. "Il Pazzo is back! A 35 anni il gol in A che mancava dal 2017. "Ora una grande stagione"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 15 dhjetor 2019.
  88. "Spal Verona 0-2, Semplici rischia l'esonero" (në italisht). Il Resto del Carlino. Marrë më 14 janar 2020.
  89. "Verona-Juventus 2-1: Ronaldo illude i bianconeri, Borini e Pazzini la ribaltano" (në italisht). La Repubblica. 8 shkurt 2020. Marrë më 9 shkurt 2020.
  90. "Verona, i tifosi salutano Pazzini: 'Ciao capitano'" (në italisht). Sky Sport. Marrë më 5 gusht 2020.
  91. Stefano Bentivogli (9 gusht 2020). "Pistoiese, idea Pazzini per la squadra di Frustalupi" (në italisht). Tutto Hellas Verona. Marrë më 2 mars 2021.
  92. Marco Varini (15 gusht 2020). "Il derby in famiglia di casa Pazzini: per Patrizio il più bravo è il fratello Giampaolo" (në italisht). Marrë më 2 mars 2021.
  93. "Pazzini annuncia il ritiro: "È stato un viaggio pazzesco" - Sportmediaset". Sportmediaset.it (në italisht). Marrë më 21 nëntor 2020.
  94. 1 2 Francesco Oddi (5 gusht 2003). "L'Under19 è campione d'Europa" (në italisht). Campionato Primavera.
  95. "Atalanta, sapiente mix" (në italisht). Eurosport. 6 shtator 2004.
  96. "Under 21, debutto con un pareggio il ct Casiraghi: "Sono soddisfatto"" (në italisht). La Repubblica. 16 gusht 2006.
  97. 1 2 Andrea Elefante (25 mars 2007). "Pazzini show (tre gol). E il nuovo Wembley lo applaude" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  98. "Lippi ignora Cassano ci sono Motta e Pazzini" (në italisht). La Repubblica. 22 mars 2009.
  99. Luigi Panella (28 mars 2009). "Pirlo-Pazzini e l'Italia va" (në italisht). La Repubblica.
  100. Armando Ossorio (1 prill 2009). "Il Trap fa soffrire l'Italia" (në italisht). La Repubblica.
  101. "Confederations, c'è Santon Fuori D'Agostino e Pazzini" (në italisht). La Repubblica. 4 qershor 2009.
  102. Riccardo Pratesi (1 qershor 2010). "Italia, Lippi sceglie i 23 Borriello o Rossi a casa" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  103. Maurizio Crosetti (20 qershor 2010). "Delusione Italia Adesso si fa dura" (në italisht). La Repubblica.
  104. Alessandro Massini Innocenti (6 shtator 2011). "Pazzo-gol, l'Italia si qualifica" (në italisht). Sport Mediaset. Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2019.
  105. Eva A. Provenzano (13 maj 2012). "I trenta convocati di Prandelli per l'Europeo. Fuori Pazzini, dentro Ranocchia". fcinter1908.it (në italisht).
  106. Riccardo Pratesi (30 maj 2012). "L'Italia con l'attacco mignon Meglio i piedi buoni dei muscoli" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  107. Enrico Currò (2 shtator 2012). "Pazzini e il sogno azzurro "Ma non mi faccio illusioni"" (në italisht). La Repubblica.
  108. Stefano Rossi (4 mars 2013). "Pazzini: "Prandelli? Entrambi sappiamo cosa pensa l'altro..."" (në italisht). Viola News.
  109. "L'Opinione: Non sono Vialli-Mancini, ma semplicemente Cassano-Pazzini!" (në italisht). Goal.com. 2 mars 2009.
  110. Timothy Ormezzano (3 qershor 2010). "Prima punta cercasi, Pazzini il più vicino" (në italisht). La Repubblica.
  111. Enrico Bricchi (20 maj 2017). "Il pazzo Pazzo" (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2019. Marrë më 16 janar 2019.
  112. "Giampaolo Pazzini - Reti da rigore" (në italisht). Transfermarkt. Marrë më 9 shkurt 2020.
  113. "Pazzini Senior centra il poker di vittorie con il Margine Coperta" (në italisht). Il Tirreno. 11 janar 2019.
  114. 1 2 "Wedding Bells for Giampaolo and Silvia". 7msport.com (në anglisht). 10 korrik 2011. Marrë më 15 gusht 2011.
  115. "Arriva baby Pazzini". vanityfair.it (në italisht). Vanity Fair. 24 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2022. Marrë më 23 dhjetor 2011.
  116. Adriano Della Corte (29 korrik 2011). "FIFA 12: Giampaolo Pazzini sulla boxart italiana". everyeye.it (në italisht). Marrë më 25 prill 2015.
  117. "Giampaolo Pazzini" (në anglisht). Soccerway. Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2025. Marrë më 15 dhjetor 2024.
  118. "Giampaolo Pazzini" (në anglisht). World Football. Marrë më 15 dhjetor 2024.
  119. 1 2 "Giampaolo Pazzini". EU-Football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 23 janar 2019.
  120. Benjamin Strack-Zimmermann. "Giampaolo Pazzini" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
  121. "Eto'o brace helps Inter win Coppa Italia" (në anglisht). ESPN FC. 29 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2012. Marrë më 31 maj 2011.
  122. "Oscar, solo Gilardino e Juve". La Gazzetta dello Sport (në italisht). 23 janar 2006. Marrë më 25 nëntor 2016.
  123. "Happy birthday, Giampaolo Pazzini" (në anglisht). Football Italia. 2 gusht 2017. Marrë më 2 tetor 2017.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]