Gilda (këngëtare)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gilda
Emri i lindjesMiriam Alejandra Bianchi
Lindi(1961-10-11)tetor 11, 1961 Buenos Aires, Argentina
VdiqGabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti Villa Paranacito, Argentina
ZhanretCumbia
Këngëtare
Vitet aktik1991–1996

Miriam Alejandra Bianchi (11 tetor 1961 - 7 shtator 1996), e njohur me emrin artistik si Gilda, ishte një këngëtare dhe kompozitore Argjentinase.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emri i saj i skenës u zgjodh në nder të karakterit femme fatale të luajtur nga Rita Hayworth në filmin Gilda. Gilda filloi të përfshihej në muzikë ndërsa organizonte festivale në një shkollë katolike. Pas takimit me muzikantin dhe agjentin Juan Carlos "Toti" Giménez, Gilda u bë një këngëtare rezervë, duke u bashkuar me një grup të quajtur La Barra dhe së shpejti mori pjesë në një grup të dytë të quajtur Crema Americana. Në vitin 1993, Giménez e bindi atë që të filloj një karrierë solo, duke regjistruar De corazón a corazón ("Nga zemra në zemër"), pas nënshkrimit me kompaninë lokale Magenta. Një vit më pas u lëshua albumi La única ("Një dhe i vetëm") që përmbante këngët hit Corazón herido ("Zemër thyer") dhe La puerta ("Dera").

Në vitin 1995 u lëshua albumi Pasito a pasito ("Hap pas hapi"), duke përfshirë këngën hit (dhe një nga këngët e saj më të njohura) No me arrepiento de este amor ("Unë nuk pendohem për këtë dashuri").

Vdekja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 7 shtator 1996, Gilda vdiq në një aksident tragjik derisa ishte në turne për të promovuar albumin e saj të fundit dhe më të suksesshëm, Corazón valiente ("Zemra e guximshme"). Gilda, së bashku me nënën e saj, vajzën e saj, tre nga muzikantët e saj dhe shoferi i autobusit vdiqën kur një kamion e kaloi kordonin ndarës të autostradës dhe goditi autobusin e saj përballë në kilometrin 129 të Rrugës Kombëtare 12 në Provincën e Entre Ríos, Argjentinë.

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Albumet Studio[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. 1992 - De corazón a corazón - Disgal S.A.
  2. 1993 - La única - Clan Music
  3. 1994 - Pasito a pasito con... Gilda (CD) - Clan music
  4. 1995 - Pasito a pasito con... Gilda (LP) - Santa Fe Records
  5. 1995 - Corazón valiente (Gold and Double Platinum album in Argentina) - es:Leader Music
  6. 1996 - Si hay alguien en tu vida - es:Magenta Discos
  7. 1997 - Entre el cielo y la tierra (posthumous) - Leader Music

Albume të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. 1997 - 17 Grandes éxitos y remixes - Por siempre Gilda - Universal Music Group
  2. 1997 - Un sueño hecho realidad - Magenta Discos
  3. 1998 - Por siempre Gilda 2 - Grandes Exitos y Remixados - Universal Music Group
  4. 1999 - Cuando canta el corazón - Universal Music Group
  5. 1999 - Las alas del alma - Leader Music
  6. 1999 - Un sueño hecho realidad 2 - Temas inéditos - Magenta Discos
  7. 1999 - Gildance - Músicavisión
  8. 1999 - El álbum de oro - Universal Music Group
  9. 2000 - Desde el alma [Grandes éxitos] - Universal Music Group
  10. 2004 - Colección furia tropical - Warner Bros. Records
  11. 2005 - Colección de oro Vol 1 - Magenta Discos
  12. 2005 - Colección de oro Vol 2 - Magenta Discos
  13. 2006 - Megamix (24 Hits) - Leader Music
  14. 2007 - La única - Leader Music
  15. 2008 - La más grande - Magenta Discos
  16. 2011 - Un amor verdadero (DVD) - Leader Music
  17. 2011 - 20 grandes éxitos - Leader Music
  18. 2011 - No me arrepiento de este amor - Leader Music
  19. 2014 - Grandes éxitos - Magenta Discos

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]