Giovanni Gentile

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Giovanni Gentile (30 maj 1875 - 15 prill 1944) ishte një filozof idealist neohegelian dhe politikan fashist italian. [1] [2] I vetëquajtur "Filozof i Fashizmit", ai kishte një ndikim të konsiderueshëm në forcimin e një themeli intelektual për Fashizmin Italian, madje duke qenë edhe autor i një pjesë të Doktrinës së Fashizmit (1932) krahas me Benito Musolinin. Ai ishte i përfshirë në ringjalljen e idealizmit hegelian në filozofinë italiane dhe gjithashtu sajoi sistemin e tij të mendimit, të cilin ai e quajti "idealizëm aktual" ose "aktualizëm", i cili ndryshe është përshkruar si "ekstremi subjektiv i traditës idealiste". [3] [4] [5] Ka dhënë kontribut të konsiderueshëm edhe në fushën e arsimit e pedagogjisë dhe sidomos në fushën e pedagogjisë nazifashiste.

Filozofi i Fashizmit Giovanni Gentile vdiq nga një atentat më 15 prill të vitit 1944 në Firence [6] ndërsa u varros në kishën Santa Croce të Firences. [7]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Giovanni Gentile | Italian philosopher". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Giovanni Gentile, un Italiano nelle intemperie". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Gentile, Giovanni. "The Theory of Mind as Pure Act". archive.org. Translated by H. Wildon Carr. London: Macmillan and Co., Limited. fq. xii. Marrë më 2016-12-21. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Harris, H.S. (1967). "Gentile, Giovanni (1875-1944)". përmbledhur nga Gale, Thomas (red.). Encyclopedia of Philosophy. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Giovanni Gentile". Encyclopedia of World Biography. The Gale Group, Inc. 2004. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Bruno Fanciullacci on Italian Wikipedia. The surname Fanciullacci translates as "bad kids" in English, a coincidental irony given Gentile's actualism proposed the identity of philosophy, political action, and paedagogy.
  7. ^ "Giovanni Gentile". Italy On This Day. Marrë më 2020-04-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)