Shko te përmbajtja

Giovanni Verga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Giovanni Verga

Giovanni Carmelo Verga di Fontanabianca (Katani, 2 shtator 1840[1][2]- Katani, 27 janar 1922) ishte shkrimtar, dramaturg dhe politikan italian, i njohur edhe si si figura më e madhe e verizmit, rrymë letrare e frymëzuar nga natyralizmi francez.[1]

Nga një familje borgjeze, me origjinë të lashtë fisnike[3], ai jetoi në një mjedis me tradita liberale. Fillimisht iu kushtua shkrimit të romaneve aventureske, nën ndikimin e vepratve të babait Dumas[2]; më vonë shkroi romane me tematikë pasionante, mes tyre Storia di una capinera, e cila pati një sukses të kënaqshëm. Ai u shpërngul në Firence në 1869 dhe tre vjet më vonë në Milano, ku frekuentoi qarqet letrare, duke u njohur me Arrigo Boito dhe Giuseppe Giacosa . Me novelën Rosso Malpelo ai filloi stilin verist, tashmë pjesërisht të parashikuar nga novela Nedda. Dy nga romanet më të shquara të letërsisë italiane, I Malavoglia (1881) dhe Mastro-don Gesualdo (1889), kanë një gjurmë më të vendosur veriste.[2]

Koncepti i ri verist i Vergës e vendosi themelin e veprës së tij letrare te "zhdukja" e autorit, duke bërë që ngjarjet në rrëfim të zhvilloheshin vetvetiu, si nga një domosdoshmëri spontane. Gjuha e Vergës është e vrazhdë dhe e zhveshur, si një pasqyrim i botës që ai përfaqëson, e përbërë si nga njerëz të varfër, sikur te I Malavoglia, ashtu edhe nga të pasur, si te Mastro-don Gesualdo. Të gjithë, megjithatë, janë "të mposhtur" në luftën e përditshme të jetës (dhe atyre ai u dedikoi të ashtuquajturin Cikli i të Mundurve, një grup prej pesë romanesh, nga të cilët vetëm dy të parët u përfunduan).

Shkrimtari u mor gjithashtu me teatër, duke dramatizuar disa nga novelat e tij në shfaqje. Më e famshmja prej tyre është Cavalleria rusticana (1880), mbi bazën e së cilës, dhjetë vjet më vonë, kompozitori Pietro Mascagni krijoi operën me të njëjtin titull.

Verga u bë senator i Mbretërisë së Italisë në vitin 1920 me emërim nga Mbreti Viktor Emanueli III.

Familja Verga, me prejardhje nga familje të lashta aragoneze, mbërriti në Sicili me emrin Vergas ose Vargas, në kohën e Mbrëmjes Siciliane. Tradicionalisht, themeluesi i familjes Verga të Vizzini konsiderohet të jetë Laian Gonzalo de Vergas - krahasuar me studimet më të reja kanë dalë në dritë anëtarë të rinj të familjes -, i cili erdhi në Siçili nga Spanja pas Mbretit Pjetër III të Aragonës në vitin 1282, djali i të cilit Antonio u martua me Margherita La Gurna në vitin 1318, duke u vendosur në Vizzini, një fshat në Iblei.[4]

Babai i shkrimtarit, Giovanni Battista Verga Catalano[5], ishte vendas i Vizzinit, ku familja Verga zotëronte disa prona; nëna e tij quhej Caterina Di Mauro Barbagallo dhe rridhte nga një familjeje borgjeze nga Belpasso. Giovanni ishte më i madhi nga të pesë vëllezër e motra: përveç tij, Mario, Rosa, Pietro dhe Teresa.[4][6]

Gjyshi i Giovannit, Giovanni Carmelo Verga Distefano, kishte qenë një Carbonaro[8] dhe, në vitin 1812, u zgjodh deputet i Vizzinit në Parlamentin e parë Siçilian. Ky i fundit kishte trashëguar nga familja e nënës së tij, në vitin 1771, feudinë e Fontanabiancas, të cilës i takonte titulli i baronit, i rikonfirmuar nga Ferdinandi III në vitin 1781 Don Gaetano Vergas, gjë që i dha Giovanni Vergas të drejtën të mbante predikatin "i Fontanabiancas", si dhe titullin "fisnik i baronëve të Fontanabiancas", ndonëse ai nuk e përdori atë kurrë. Sidoqoftë, familja Verga ishte tashmë e regjistruar në regjistrin fisnik të Vizzini-t deri në vitin 1813, kur feudalizmi dhe regjistrat fisnik u shfuqizuan në Siçili; deri në vitin 1813, pra, Vergat mund të quheshin "fisnikë të Vizzinit". Meqenëse Mbretëria e Italisë më pas nuk e njohu Vizzinin midis qyteteve që kishin patricistë ose fisnikëri qytetare, Vergat nuk mund të kishin titullin "fisnikët e Vizzinit" të njohur nga Këshilli Heraldik i Mbretërisë së Italisë.[9]

Vendi dhe data e lindjes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Skeda:Autografo Verga.jpg
Autografi i G. Verga
Certifikata e pagëzimit të Vergës

Giovanni Carmelo Verga u regjistrua në zyrën e lindjeve së Gjendjes Civile të komunës së Katanias, sipas aktit numër 284 (regjistri i popullsisë u krijua vetëm në vitin 1871 me rastin e censimentit të po atij viti), atëherë pjesë e Mbretërisë së Dy Sicilive, më 2 shtator 1840; megjithatë, data dhe vendi i lindjes nuk janë të pranuara universalisht.

Verga - stilolaps dhe portreti me bojëra uji i Antonino Gandolfo, koleksioni Francesco Paolo Frontini

Ekziston, megjithatë, një teori e dytë sipas së cilës Verga lindi në një pronë fshati në pronësi të xhaxhait të tij, don Salvatore në zonën Tiepidi (një zonë rurale disa kilometra larg qytetit të Vizzinit). Kjo teori mbështetet nga disa hipoteza: e para ka të bëjë me epideminë e kolerës që goditi Katanian në verën e vitit 1840, e cila mund ta ketë shtyrë familjen Verga të braktiste Katanian me verat e ashpra për të shkuar në kodrat e freskëta të Vizzinit, duke zgjedhur këtë qytezë në zonën e Kalatinos për të mbrojtur nënën dhe fëmijën që pritej të lindte, nga çdo rrezik i mundshëm. Sidoqoftë, në realitet, vala e kolerës kishte mbaruar që nga viti 1837.

Hipoteza e dytë është se, duke qenë se kishte lindur para kohe (shtatëmuajsh), foshnja ishted sjellë më pas përsëri në kryeqytet, ku babai i tij, Giovanni Battista Catalano Verga (me origjinë nga Vizzini, por banues i kryeqytetit), e regjistroi djalin e tij sikur kishte lindur në Katania, në banesën në rrugën Sant'Anna. Për më tepër, ka gjasë që Giovanni Battista Verga të ketë zgjedhur Katanian si vendlindjen e tij zyrtare për ti bërë qejfin gruas së tij Caterina Di Mauro (ose Mauro), e cila ishte kataneze, si dhe për lehtësi, pasi që çdo kërkesë e ardhshme për certifikime nuk do të kërkonte një udhëtim në Vizzinin e largët. Megjithatë kësaj teorie i janë privuar provat me shkrim, pa llogaritur që nëna dhe foshnja i lindur para kohe, duhet të ishin dërguan me nxitim në kryeqytet, ku babai i Vergas dyshohet se kreu një krim, në bashkëpunimin me nënpunësit e Gjendjes Civile dhe dy dëshmitarëve, kur, për të marrë një certifikatë nga bashkia e Katanias, do të kishte mjaftuar një transkriptim i thjeshtë dhe plotësisht ligjor. Hipoteza e tretë buron nga një shënim në paratitull të një kopjeje të edicionit të parë të Novelle rusticane, të cilën Verga ia dha mikut të tij, shkrimtarit Luigi Capuana, ku shkruhet: "Për Luigi Capuana-n, një "fshatar" nga Mineo - Giovanni Verga-n, një "fshatar" nga Vizzini." (Përdorimi i termit "fshatar" do të tregonte, pra, se Verga ishte në dijeni se kishte lindur në një qytet të vogël provincial si Capuana, në Vizzini, ose në çdo rast në një zonë rurale). Ose thjesht mund të ketë qenë, brenda kontekstit të miqësisë së tij me mikun e tij Capuana, një dëshmi e dashurisë së tij për një qytet ku autori katanez kishte kaluar periudha të gjata të foshnjërisë dhe fëmijërisë së tij.

Në arkivat e Senatit të Republikës Italiane, në fashikullin personal të Senatorit të Mbretërisë, Giovanni Verga, gjendet ekstrakti i certifikatës së tij të lindjes, ku Katania është shkruar si vendlindja e tij.[10]

Sa i përket edhe për datës së saktë të lindjes, pasiguria është po aq e madhe, por mendohet se është 2 shtatori i 1840. Certifikata e lindjes shënon datën 2 shtator 1840. Sidoqoftë, më 1 mars 1915, Verga një letër Benedetto Croces[11] si vijon:

„I nderuar mik, isha në Bashki për të marrë datën e saktë që dëshironi të dini: 31 gusht 1840, Katania. Unë, nga ana tjetër, besoja se ishte data 2, ose 8 shtator e po atij viti. Prandaj, ja ku jam, një javë më i vjetër, por gjithmonë me vlerësim të madh dhe afat për Ju.“

Illustre amico, sono stato al Municipio per avere la data precisa che desidera conoscere: 31 agosto 1840, Catania. Io invece credevo fosse il 2, oppure l'8 settembre dello stesso anno. Eccomi dunque più vecchio di una settimana, ma sempre con grande stima e affetto per Lei.

Data 8 shtator është në realitet data e pagëzimit, e festuar në Katania, pranë kishës kushtuar Shën Filipit (San Filippo), siç rezulton nga shtojca "ter" – një shënim zyrtar i kthyer nga famullitari i së njejtës kishë, e cila ndodhet vetëm pak hapa larg shtëpisë së lindjes në rrugën "Sant'Anna". Sipas disave, data e tij e lindjes është më e hershme dhe mund të datojë në fund të gushtit, ose edhe më 29, dita në të cilën Shën Gjoni festohet në Vizzini. Zhvendosja nga Vizzini në Katania mund të shpjegojë vonesën në regjistrim dhe shtyrjen e datës. Megjithatë, këto janë vetëm hipoteza, të pambështetura nga asnjë provë. E vetmja siguri është se lindja u regjistrua në Katania nga Giovanbattista Verga, i cili deklaroi se Giovanni Carmelo lindi në orën 5:00 të mëngjesit të së njëjtës ditë, në shtëpinë munër 8 e vendosur në Katania, në rrugën Sant'Anna, duke ia paraqitur fëmijën, në prani të dy dëshmitarëve, Senatorit të Mbretërisë dhe Regjistruesit të Gjendjes Civile, Don Francesco Bicocca. Emri Giovanni Carmelo iu dha atij në kujtim të gjyshit të tij nga babai Giovanni Carmelo dhe jo për një lindje të supozuar më 29 gusht, festën e San Giovanni në Vizzini.

Studime dhe trajnime të hershme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shtëpia-Muze e Vergës në Katania

Verga, pasi përfundimit të studimeve fillore në shkollën e Francesco Carraras, u dërgua për tëndjekur studimet e mesme në shkollën e don Antonino Abate, një shkrimtar, patriot i zjarrtë dhe republikan, nga i cili përvetësoi shijen e letërsisë romantike dhe patriotizmin. Abate i nxiste studentët të tij që të lexonin veprat e Dantes, Petrarkës, Ludovico Ariosto-s, Torquato Tasso-s, Vincenzo Montit, Manzonit dhe pjesë nga Estetika e Hegelit. Ai gjithashtu u sugjeronte romanin historiko- patriotik "I tre dell'assedio di Torino " (shkruar në 1847) të poeti nga Katania, Domenico Castorina, i cili ishte një familjar i largët i Vergës dhe që në atë kohë konsiderohej nga bashkëkohësit e si "poeti dhe shkrimtari më i mirë nga Katania i gjysmës së parë të shekullit të XIX".

Në vitin 1854, për shkak të një epidemie kolere, familja u strehua në fshatin Tèbidi dhe u rikthye atje në vitin 1855 për të njëjtin shkak. Kujtimet e kësaj periudhe, të lidhura me përvojat e tij të para të adoleshencës dhe me jetën në fshat, frymëzuan shumë nga novelat e tij, të tilla si Cavalleria rusticana dhe Jeli il pastore, si dhe romanin Mastro-don Gesualdo. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, mes viteve 1856 dhe 1857, Verga shkroi romanin e tij të parë, me frymëzim nga Risorgimento, të titulluar Amore e patria, i cili mbeti i pabotuar. Romani mori një vlerësim pozitiv nga Abate, por u konsiderua i papjekur nga mësuesi i tij i latinishtes, don Mario Torrisi, i cili e bindi atë që të mos e botonte. Pasi u regjistrua në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Katanias në vitin 1858, ai nuk shfaqi interes për lëndët juridike dhe në vitin 1861 i braktisi studimet, duke preferuar t'i kushtohej aktivitetit letrar dhe gazetarisë politike. Me paratë që i dha i ati për të përfunduar studimet, i riu botoi mediatikisht me shpenzimet e tij romanin I carbonari della montagna (1861-1862). Ky ishte një roman historik i frymëzuar nga bëmat e Karbonerëve kalabrezë kundër despotizmit napoleonikMuratit. Prandaj, arsimimi i tij ishte i çrregullt dhe, siç shkruan Guido Baldi[13] «[...] shënon në mënyrë të pagabueshme fizionominë e tij si shkrimtar, e cila ndryshon nga tradita e shkrimtarëve jashtëzakonisht euroditë me një kulturë të thellë humaniste që karakterizon letërsinë tonë, madje edhe letërsinë moderne: tekstet mbi të cilat formohej shija e tij në këto vite, më shumë sesa klasikët italianë dhe latinë, ishin shkrimtarët modernë francezë me popullaritet të gjerë, në kufi me letërsinë e konsumit, si Dumas i madh (Tre Musketjerët) dhe Dumas i riu (Zonja me Kamellia), Sue (Misteret e Parisit), Feuillet (Romani i një të riu të varfër). Përveç këtij zhanri, ai parapëlqente romanet historike italiane, veçanërisht ato me një karakter të theksuar romantik, si ato të Guerrazzit, ndikimi i të cilit mund të ndihet edhe në romanin e tij të tretë të titulluar, Sulle lagune (Mbi lagunat), i botuar mes viteve 1862 dhe 1863, fillimisht me pjesë si shtojcë e revistës fiorentine "La nuova Europa", gjatë periudhës kur Venecia ishte ende nën pushtimin e padëshiruar Austriak. Romani rrëfen historinë sentimentale të një oficeri hungarez dhe një gruaje të re veneciane nga Oderzo, në një stil të ashpër dhe pa retorikë. Të dy, të dashuruar me jetën, do të përfundojnë duke vdekur së bashku. Verga gjithashtu punoi shpesh në Acitrezza dhe Acicastello gjatë kësaj periudhe.

Përvojat e para në Catania

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sicili, pati një periudhë kryengritjesh të dhunshme popullore për heqjen e taksës mbi drithërat e bluara dhe veçanërisht në provincën e Katanias, pati një reagim të ashpër nga fshatarët të cilët shkak i dëshpërimit shkuan deri te vrasjet dhe plaçkitjet e tokave. Në novelën e tij Libertà, Verga rindërton me forcë dramatike një nga këto revolta, pikërisht atë të ngjarjes së Brontes.

«Shpalosën nga kambanarja një mamiq trengjyrësh, ranë kambanat alarmuese dhe nisën të thërrisnin në shesh: "Rroftë liria!". Si një det në shtrëngatë. Turma shkumëzonte dhe gufonte përpara klubit të zotërinjve, përpara bashkisë, mbi shkallët e kishës: një det me kapele të bardha, sëpata dhe kosore që shkëlqenin. Giovanni Verga, Tutte le novelle, Milano, Arnoldo Mondadori, 1979, fq. 338.»

Me mbërritjen e GaribalditKatania, u themelua Garda Kombëtare dhe Verga, në vitin 1860, u rreshtua në rradhët e saj, duke shërbyer për rreth katër vjet. Megjithatë, duke mos pasur prirje për disiplinë ushtarake, ai u lirua me një pagesë prej 3,100 lirash[14] në Thesarin Provincial. Ndërkohë, së bashku me Nicolò Niceforo, i njohur me pseudonimin Emilio Del Cerro, themeloi të javoren "Roma degli Italiani", e cila bazohej në një program antiregjionalist. Verga e drejtoi atë për tre muaj, si dhe bashkëpunoi në revistën "L'Italia contemporanea". Më vonë javorja kaloi nën udhëheqjen e Antonino Abate.

Në vitin 1862, Verga dhe Niceforo ripërsëritën përvojën e tyre me revistën letrare "L'Italia contemporanea", ku Verga botoi novelën e tij të parë veriste, "Casa da thè". Megjithatë, revista pati jetëgjatësi të shkurtër dhe që pas numrit të parë, ajo u asimilua nga Enrico Montazio në revistën fiorentine "Italia, veglie letterarie".

Edhe gazeta " l'Indipendente" e themeluar dhe u drejtuar nga Verga në vitin 1864[15], iu la drejtimit të Abates pas vetëm dhjetë numrave. Po në atë vit, Verga botoi në "Nuova Europa" dy pjesët e para të romanit "Sulle lagune", të cilat më pas u pezullua për një vit për tu rifilluar nga fillimi e për tu përfunduar më 15 mars 1863, pas 22 pjesëve.

Aty nga fundi i prillit ose fillimi i majit të 1865, ai shkoi për herë të parë në Firence pasi kishte braktisur studimet e drejtësisë në Universitetin e Katanias.[16] Gjatë kësaj periudhe ai shkroi një komedi të titulluar "I nuovi tartufi" të botuar vetëm në vitin 1980, e cila u dërgua, në mënyrë anonime, në Konkursin Dramatik të shpallur nga Shoqëria për Përkrahjen e Artit Teatror, por pa korrur sukses. Po në këtë periudhë ai shkroi edhe romanin "Una peccatrice".

Në atë kohë Firence ishte kryeqyteti i Mbretërisë dhe shërbeu si pikëtakim për intelektualët italianë. Verga i ri pati mundësinë të njihej me Luigi Capuana-n,i cili atëherë ishte kritik letrar i gazetës "La Nazione", me piktorët si Michele Rapisardi dhe Antonino Gandolfo, maestron Giuseppe Perrotta si dhe poetin Mario Rapisardi.

Në Firence u rikthye në prill të vitit 1869, pasi epidemia e re e kolerës që ishte përhapur në vitin 1867 e kishin detyruar atë, së bashku me familjen e tij, të gjente strehim fillimisht në pornat e tyre në Sant'Agata li Battiati dhe më pas në Trecastagni.

Prandaj, ai vendosi të vendosej në Firence, duke qëndruar atje deri në vitin 1871, pasi e kishte kuptuar se kultura provinciale ishte tepër kufizuese dhe e pengonte atë të realizohej si shkrimtar.

Ndërkohë, në vitin 1866, botuesi torinez, Negro, kishte botuar romanin "Una peccatrice". Kjo vepër me karakerautobiografik dhe fort melodramatik, rrëfen historinë e një borgjezi katanez, Pietro Brosio, i cili, megjithëse arritn të fitojë pasuri, sukses dhe kishte arritur të bëjë për vete gruan e ëndrrave të tij, Narcisën, do të rikthehet në mediokritetin e tij të vet, pasi Narcisa, e çmendur nga dashuria, i jep fund jetës së saj.

Vitet e qëndrimit në Firencë ishin vendimtare për formësimin e shkrimtarit të ri, i cili pati mundësinë të njihej me artistë, muzikantë, shkrimtarë e politikanë, si dhe të frekuentonte sallonet kulturore më të njohura të asaj kohe.

Me një letër rekomandimi nga Mario Rapisardi, ai u integrua lehtësisht në pritjet që organizoheshin në shtëpinë e shkrimtarit dhe patriotit Francesco Dall'Ongaro, ku u takua me Giovanni Prati, Aleardo Aleardi, Andrea Maffei dhe Arnaldo Fusinato.

I prezantuar nga Dall'Ongaro në sallonet kulturore të Ludmilla Assing dhe zonjave Swanzberg, nënë e bijë, të dyja piktore, ai u njoh me Vittorio Imbrianin dhe shkrimtarë të tjerë. Më pas filloi të bënte një jetë intensive shoqërore, duke frekuentuar Caffè Doney, ku u takua me autorë dhe aktorë të ndryshëm, Caffè Michelangelo, një vend takimi për piktorët më të famshëm Macchiaioli të kohës dhe duke shkuar shpesh në teatër në mbrëmje.

Kësaj periudhe i takon romani epistolar "Storia di una capinera" (Historia e një Kapeleni) i cili doli në dritë në vitin 1870 në revistën e modës "Il Corriere delle Dame" dhe u botua në vitin pasardhës, falë interesimit të Dall'Ongaro-s, nga shtypshkronja Lampugnani në Milano. Parathënia e romanit u shkrua nga Dall'Ongaro, i cili përfshiu një letër që i kishte shkruar Caterina Percoto- s duke prezantuar librin. Romani pati një sukses të madh dhe Verga filloi të fitonte fitimet e tij të para.

Portreti i Vergës


Poetika dhe idetë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ideologjia që qëndron në themel të letërsisë së tij më të mirë është një ringjallje personale e natyrës shkencore, impersonalitetit dhe pozitivizmit të natyralistëve, të refuzuar në një kuptim pesimist, pa asnjë shpresë për përmirësim shoqëror. Ndikimi i disa teorive të kohës është i fortë, siç është ai i darvinizmit social . Njerëzve të përulur të tregimeve dhe romaneve të tij u mohohet pothuajse çdo shpresë, qoftë providenciale, duke iu referuar stilit të Manzonit, apo laike dhe sociale, të frymëzuara nga Zola. Verga mohon se lumturia e vërtetë është e pranishme ose e arritshme edhe nga anëtarët e klasave të pasura, duke pasur parasysh përfaqësimin që ai i bën asaj si në romanet jo-veristike ashtu edhe në disa pjesë të Ciklit të të Mundurve dhe në tregimet e shkurtra. Vetëm disa vlera, të tilla si familja, mjedisi vetjak dhe puna ("ideali i gocës së detit") mund të japin pak qetësi.[17]

Ballina e një botimi të I Malavoglia-s
  • Dashuria dhe Atdheu (1856-1857) [i pabotuar 672 e tutje. skripta të raportuara pjesërisht në Lina Perroni, Studi verghiani, II, Kujtime të D'Artagnan. Rinia e hershme e Giovanni Verga-s dhe dy nga romanet e tij të panjohura: Dashuria dhe Atdheu; Karbonarët e Malit, Palermo, Ed. del sud, 1929].
  • Karbonarët e Maleve, 4 vëllime, Catania, Galatola, 1861-1862.
  • Në laguna, në "La Nuova Europa", 5 dhe 9 gusht 1862 - 13 janar dhe 15 mars 1863.
  • Një mëkatar, Torino, Negro, 1866.
  • Historia e një Kapeleni të Zi, Milano, Lampugnani, 1871.
  • Eva, Milan, Treves, 1873.
  • Eros, Milano, Brigola, 1875.
  • Tiger Mbretëror, Milano, Brigola, 1875.
  • The Malavoglia, Milano, Treves, 1881.
  • Burri i Elenës, Milan, Treves, 1882.
  • Mastro-don Gesualdo, Milano, Treves, 1889.
  • Nga e jotja tek e imja, Milan, Treves, 1906.
  • Dukesha e Leyra, e papërfunduar në Federico De Roberto, Casa Verga e altri saggi verga, Firence, Le Monnier, 1964.
  • Romane për të rinj, redaktuar dhe me një pasthënie nga Giuseppe Leonelli, Milano, Frassinelli, 1996.
  • Nedda . Skica siciliane, Milano, Brigola, 1874.
  • Pranvera ; Bishti i Djallit ; X ; Disa Argumente ; Historitë e Kështjellës Trezza ; Nedda, Milano, Brigola, 1877.
  • Rosso Malpelo, në "Fanfulla", 2-5 gusht 1878.
  • Jeta në Fusha . Tregime të Reja, Milano, Treves, 1880. [ Ëndërrim, Jeli Bariu, Rosso Malpelo, Kalorësia Fshatare, Ujkja, I dashuri i Gramignës, Lufta e Shenjtorëve, Pentolaccia ]
  • Një tjetër përmbytje, në "Roma-Reggio", numër special i "Corriere dei Comuni", Romë, Shtypshkronja Elzeviriane e Zyrës së Statistikës, 1880.
  • Materiali, në " Revistën javore të politikës, shkencës, letrave dhe arteve ", 26 dhjetor 1880.
  • Casamicciola, në "Don Chisciotte", n. 8, 3 prill 1881.
  • Rrethinat e Milanos, në Milano 1881, Milano, Ottino, 1881.
  • Si, kur dhe pse, në shtojcën e botimit të dytë të Vita dei campi, Milano, Treves, 1881.
  • Bukë e zezë, Catania, Giannotta, 1882.
  • Liria, në "Domenica letteraria", 12 mars 1882.
  • Përralla fshatare, Torino, Casanova, 1883. [ I nderuari, Çfarë është Mbreti, Don Licciu Papa, Misteri, Malaria, Jetimët, Gjërat, Historia e Gomarit të Shën Jozefit, Buka e Zezë, Zotërinjtë, Liria, Përtej Detit]
  • Në rrugë, Milano, Treves, 1883. [ Bastioni i Monforte-s, Në Piazza della Scala, Në ballo, Kanarini i Nr. 15, Dashuri pa lidhëse sysh, Një histori e thjeshtë, Taverna e "Miqve të Mirë", Xhelozi, Shokë, Via Crucis, Rehati, Dita ' fundit ]
  • Në stallë, në Arkadinë e Bamirësisë. Dhuratë ndërkombëtare në dobi të viktimave të përmbytjeve, Lonigo, Tipo-litografia red. Luigi Pasini, 1883.
  • Drama Intime, Romë, Sommaruga, 1884. [ Drama Intime, fragmenti 2, «Në Karvanin e Refugjatëve» (fragmenti 3), fragmenti IV, Një Përmbytje Tjetër, - Bëj Karnaval me kë të duash; - Bëj Krishtlindjet dhe Pashkët me të tutë. -, Vizita e Fundit ]
  • Bota e Vogël, në "Nuova Antologia", 1 tetor 1884.
  • Vagrancy, Firence, Barbera, 1887. [ Vagrancy, Mësuesi i Djemve, Një sprovë, Gostia e të Vdekurve, Artistë me Rëndësi të Vogël, Shenja e Dashurisë, Agonia e një Fshati, ...dhe Ata që Jetojnë Vjen në Paqe, Armando i Bukur, Nanni Volpe, Ata që Vuajnë nga Kolera, Gjëra që Të Qajnë]
  • Kujtimet e Kapiten D'Arce, Milano, Treves, 1891. [ Kujtimet e Kapiten D'Arce, Betimet e Marinarit, Komedi në Sallën e Vizatimit, As Kurrë, As Gjithmonë!, Carmen, Para dhe Pastaj, Çfarë fshihet në fund të gotës, Dramë intime, Vizita e Fundit, Buletini Shëndetësor (Korrespondenca në faqen e 4-t) ]
  • Don Candeloro dhe Ci, Milano, Treves, 1894. [ Don Candeloro dhe Ci, Kukullat që flasin, Page Fernando, Mbrëmja e Divës, Perëndimi i Afërditës, Papa Siksti, Një Epik i Vogël, Vepra e Dashurisë Hyjnore, Mëkati i Gruas së Shenjtë, Thirrja e Motrës Agnese, Dashnorët, Ndër Skenat e Jetës ]
  • Një kabinë dhe zemra jote, në "Illustrazione italiana", 12 shkurt 1922.
  • Të gjitha tregimet e shkurtra, 2 vëllime, Milan, A. Mondadori, 1940-1942.

Transpozicionet teatrale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Gjuetia e Ujkut - Gjuetia e Dhelprës . Skica Pamjeje, Treves, Milano, 1902.
  • Tartufet e reja (1865-1866)
  • Trëndafila gjetherënës (1867)
  • Nderi I (1869)
  • Honor II
  • Kalorësia Rustike (1884)
  • Në zyrën e portierit (1885)
  • Ujkja (1886)
  • Pas (1886)
  • Mjeshtri-Don Gesualdo (1889)
  • Kalorësia Rustike (1896)
  • Gjuetia e Ujkut (1901)
  • Gjuetia e Dhelprave (1901)
  • Nga e jotja tek e imja (1903)
  • Liria, Dramë me një akt (2014)
  • Chevalerie rustique (1910) nga Victorin Jasset (ose, sipas historianëve të tjerë, Émile Chautard ose Raymond Agnel )
  • Rustic Cavalleria (1916) nga Ugo Falena
  • Kalorësia Rustike (1916) nga Ubaldo Maria Del Colle
  • Royal Tiger (1916) nga Piero Fosco ( Giovanni Pastrone )
  • Historia e një Kapelezi (1917) nga Giuseppe Sterni
  • Gjuetia e Ujkut (1917) nga Giuseppe Sterni
  • Një mëkatar (1918) nga Giulio Antamoro
  • Eva (1919) nga Ivo Illuminati
  • Burri i Elenës (1921) nga Riccardo Cassano
  • Rustic Cavalleria (1924) nga Mario Gargiulo
  • Cavalleria rusticana (1939) nga Amleto Palermi
  • Historia e një Kapeleje të Zezë (1943) nga Gennaro Righelli
  • Dridhet Toka (1948) nga Luchino Visconti, i frymëzuar nga I Malavoglia
  • Ujkja (1953) nga Alberto Lattuada
  • Cavalleria rusticana (1953) nga Carmine Gallone
  • Gramigna's Lover (1968) nga Carlo Lizzani
  • Bronte: kronika e një masakre që librat e historisë nuk e kanë treguar (1971) nga Florestano Vancini, bazuar në romanin Libertà
  • Cavalleria rusticana (1982) nga Franco Zeffirelli, film-opera
  • Historia e një Kapeleje të Zezë (1993) nga Franco Zeffirelli, me Vanessa Redgrave, i frymëzuar nga romani me të njëjtin emër
  • Ujkja (1996) nga Gabriele Lavia, me Monica Guerritore, Michele Placido dhe Raoul Bova, i frymëzuar nga romani me të njëjtin emër
  • Cavalleria rusticana (1996) nga Liliana Cavani, film televiziv
  • Rosso malpelo (2007) nga Pasquale Scimeca
  • Malavoglia (2010) nga Pasquale Scimeca
  • Luigi Pirandello mbajti fjalimin e titulluar "Festimi i Giovanni Verga" në Teatro Massimo Bellini në Katania më 2 shtator 1920, me rastin e ditëlindjes së tetëdhjetë të Giovanni Verga. Vittorio Emanuele Orlando mbajti "Fjalën Përkujtimore për Giovanni Verga" më 27 janar 1923, në përvjetorin e vdekjes së Vergës ( Shkrime mbi Verga, nga Luigi Pirandello dhe Vittorio Emanuele Orlando, parathënie nga Giuseppe Giarrizzoone Category, Giuseppe19,19).
  • Në vitin 2010, Alitalia ia kushtoi atij një nga avionët e saj Airbus A320-216 (EI-DTK).
  • Tetëdhjetë vjeçari Giovanni Verga shfaqet i luajtur nga Renato Carpentieri në filmin italian të vitit 2022 La stranezza me regji të Roberto Andò, me Toni Servillo dhe Ficarra e Picone .
  1. 1 2 Giovanni Verga: scrittore, romanzier, novelliere. Etna. 1964. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. 1 2 3 Ettore Allodoli, Giovanni Buti, Storia della letteratura italiana, Sandron, Firenze, 1963.
  3. Giovanni Verga: scrittore, romanzier, novelliere. Etna. 1964. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. 1 2 "Scheda della Mostra "Verga dietro le quinte"" (PDF). {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. "Scheda senatore VERGA Giovanni". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]Page Stampa:Modulo:Chiarimento/styles.css has no content."Scheda senatore VERGA Giovanni". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  6. "Giovanni Verga". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. De Roberto, Casa Verga ..., p. 43. & "Casa_Verga".
  8. Nell'articolo dal titolo "Il Maestro di Giovanni Verga" si dice che è «viva la memoria del nonno paterno». Cfr. [7]
  9. Repertorio della feudalità siciliana. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. "Fascicolo Giovanni Verga del Senato" (PDF). {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. Citata Arkivuar 2012-02-10 tek Wayback Machine
  12. Baldi & p. 13.
  13. [12].
  14. Prendendo i dati della tabella Istat (che purtroppo sono disponibili solo dal 1861 e non dal 1860 come la voce richiederebbe) che prendono come riferimento il 2008 si ottiene che 3.100 lire del 1861 corrispondono a 13.631 euro del 2008. Se il calcolo è stato fatto nel 2004 risultano invece 12.514 euro. Per chiarimenti sul valore della lira negli anni e sulla conversione da lire in euro vedi tabella Istat per il 2004: "Il valore della moneta in Italia dal 1861 al 2007 n. 8 – 2008" (PDF). Istat. 2008. fq. 158. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 dhjetor 2009. Marrë më 1 qershor 2026. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) e tabella Istat aggiornata al 2008: "Coefficienti per tradurre valori monetari dei periodi sotto indicati in valori del 2008". Istat. Arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2009. Marrë më 1 qershor 2026. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. M. Bonura (2021). "Verga e i mass media. Il giornalismo politico-teatrale e il cinema". Palermo: Palermo University Press. {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. Carmelo Musumarra. "Giovanni Verga "I nuovi tartufi" in Firenze capitale". Nuova Antologia (Luglio - Settembre 1980). Felice Le Monnier - Firenze: 4. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. "Giovanni Verga". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Massimo Bonura, Verga dhe Mediat Massive. Gazetaria Politiko-Teatrale dhe Kinemaja, parathënie nga L.A. Callari, ese hyrëse nga G.C. Marino, pasthënie nga A. Arena, Palermo, Shtëpia Botuese e Universitetit të Palermos, 2021.
  • Nino Cappellani, Jeta e Giovanni Verga, Veprat e Giovanni Verga, vëllimet 2, Firence, Le Monnier, 1940
  • Giulio Cattaneo, Giovanni Verga, Torino, UTET, 1963
  • Francesco De Felice, Gratë që e donin Giovanni Verga, Romë, Ciranna, 1964
  • Federico De Roberto (1964). "Casa Verga e altri saggi verghiani". Firenze: Felice le Monnier. {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Giovanni Garra Agosta, Biblioteka e Giovanni Verga, Catania, Greco, 1977
  • Giovanni Garra Agosta, Verga e dashuruar, Catania, Greco, 1980

Studime mbi punën

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Alfred Alexander, Giovanni Verga, London, Grant & Cutler, 1972
  • Paul Arrighi, Le vérisme dans la prose narrative italienne, Paris, Boivin e C., 1937
  • Alberto Asor Rosa, Scrittori e popolo. Saggio sulla letteratura populista in Italia, Roma, Samonà e Savelli, 1965
  • Riccardo Bacchelli, L'ammirabile Verga, in Confessioni letterarie, Milano, Soc. ed. "La Cultura", 1932; poi in Saggi critici, Milano, Mondadori, 1962
  • Riccardo Bacchelli, Giovanni Verga, le canzoni, il romanzo, la tragedia, prefazione a G. V., I grandi romanzi, Milano, Mondadori, 1972
  • Verga e il verismo. Sperimentalismo formale e critica del progresso. Torino: Paravia. 1980. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • L'artificio della regressione. Tecnica narrativa e ideologia nel Verga verista. Napoli: Liguori editore. 1980. ISBN 88-207-0890-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Ettore Bonora Le novelle milanesi del Verga e Lo stile dei Malavoglia esemplificato nel capitolo dodicesimo in " Manzoni e la via italiana al realismo", Napoli, Liguori 1989
  • Massimo Bontempelli, Verga, in "Nuova Antologia", marzo 1940, poi in Verga, l'Aretino, Scarlatti, Verdi, Milano, Bompiani, 1941
  • Massimo Bontempelli, Sette discorsi, Milano, Bompiani, 1942
  • Nino Borsellino , Storia di Verga, Bari, Laterza, 1982
  • Felice Cameroni, Realismo. "Tigre reale" di Giovanni Verga, in "L'Arte drammatica", 10 luglio 1975; "I Malavoglia", in "La rivista repubblicana", n. 2, 1881; "Novelle rusticane", in "La Farfalla", 17 dicembre 1882; poi in Interventi critici sulla letteratura italiana, a cura di G. Viazzi, Napoli, Guida, 1974
  • Luigi Capuana, Studi sulla letteratura contemporanea, I serie, Milano, Brigola, 1880; II serie, Giannotta, Catania, 1882; ristampa a cura di G. Luti, Milano, Fabbri, 1973
  • Luigi Capuana, Gli "ismi" contemporanei, Catania, Giannotta, 1898
  • Luigi Capuana, Verga e D'Annunzio, a cura di M. Pomilio, Bologna, Cappelli, 1972
  • Carmelo Ciccia, Il mondo popolare di Giovanni Verga, Milano, Gastaldi, 1967
  • Carmelo Ciccia, Giovanni Verga, in Impressioni e commenti, Milano, Virgilio, 1974
  • Carmelo Ciccia, Giovanni Verga, in Profili di letterati siciliani dei secoli XVIII-XX, Catania, Centro di Ricerca Economica e Scientifica, 2002
  • Carmelo Ciccia, Gli scrittori che hanno unito l’Italia, Padova, Libraria Padovana, 2010
  • Benedetto Croce, Giovanni Verga, in "La Critica", I, IV, 1903; poi in La Letteratura della nuova Italia, III, Bari, Laterza, 1922
  • Giacomo Debenedetti, Presagi del Verga, in Saggi critici, III serie, Milano, Il Saggiatore, 1959
  • Eurialo De Michelis, L'arte del Verga, Firenze, La Nuova Italia, 1941
  • Giacomo Devoto, I "piani del racconto" in due capitoli dei "Malavoglia", in "Bollettino del Centro studi filologici e linguistici siciliani", II, 1954; poi in Nuovi studi di stilistica, Firenze, Le Monnier, 1962 e in Itinerario stilistico, Firenze, Le Monnier, 1975
  • Arnaldo Di Benedetto, Verga, D'Annunzio, Pirandello, Torino, Fògola, 1994.
  • Enrico Falqui, Verga, il verismo e il novecento, in "Giornale"di Sicilia", 28 novembre 1940
  • Dino Garrone, Giovanni Verga, prefazione di L. Russo, Firenze, Vallecchi, 1941
  • Emerico Giachery, "La roba" e l'arte del Verga, Roma, Quaderni di Marsia, 1959
  • Emerico Giachery, Verga e D'Annunzio. Ritorno a Itaca, Roma, Studium, 1991
  • Mario Gabriele Giordano, "Il Verismo, Verga e i veristi minori", Napoli, Conte, 1992.
  • Silvia Iannello, Le immagini e le parole dei Malavoglia, Roma, Sovera, 2008
  • Franco La Magna, Giovanni Verga e il "Castigo di Dio". Per una storia dei rapporti tra cinema e narrativa, Algra Editore, Viagrande (Catania), 2022, prefazione di Antonio Di Silvestro
  • Ignazio Lampasona, Verga, poeta dei vinti, Milano, Gastaldi, 1956
  • Sebastiano Lo Nigro, Le due redazioni di Mastro-don Gesualdo, in "Lettere italiane", I, 1, 1949
  • Vittorio Lugli, I due "Mastro-don Gesualdo", in "Rivista d'Italia", marzo 1925, poi in Dante, Balzac, Napoli, Edizioni Scientifiche Italiane, 1952 (contiene anche Il discorso indiretto libero in Flaubert e in Verga)
  • Gaetano Mariani, Sul teatro di Verga, in "Rassegna di cultura e vita scolastica", nn. 7-8 e 9, 1953; poi in Ottocento romantico e verista, Napoli, Giannini, 1972
  • Giulio Marzot, L'arte del Verga, in "Annuario dell'Istituto Magistrale A. Fogazzaro", Vicenza, 1930; rielaborato in Preverismo, Verga e la generazione verghiana, Bologna, Cappelli, 1965
  • Attilio Momigliano, Giovanni Verga narratore, Palermo, Priulla, 1923; poi in Dante, Manzoni, Verga, Messina, D'Anna, 1944
  • Aurelio Navarria, "L'amante di Raya" e "L'amante di Gramigna", in "Belfagor", VI, 2, 1951
  • Aurelio Navarria, "Nedda" e "Primavera" nell'opera di Verga, in "Narrativa", giugno, 1961
  • Aurelio Navarria, Lettura di poesia nell'opera di Giovanni Verga, Messina-Firenze, D'Anna, 1962
  • Aurelio Navarria, Giovanni Verga, Catania-Roma-Milano, "La Navicella", 1964
  • Aurelio Navarria, Annotazioni verghiane e pagine staccate, Caltanissetta-Roma, Sciascia, 1976
  • Francesco Nicolosi, Il realismo nelle opere giovanili di Giovanni Verga, Firenze-Messina, D'Anna, 1960
  • Francesco Nicolosi, Il Mastro don Gesualdo: dalla prima alla seconda redazione, Roma, Edizioni dell'Ateneo, 1967
  • Francesco Nicolosi, Questioni verghiane, Roma, Edizioni dell'Ateneo, 1969
  • Ugo Ojetti, Alla scoperta dei letterati, Milano, Fratelli Bocca editori, 1899
  • Enrico Panzacchi, Morti e viventi, Catania, Giannotta, 1898
  • Giuseppe Petronio, Lettura di Mastro-don Gesualdo, in Dall'illuminismo al verismo, Palermo, Manfredi, 1962
  • Studi Verghiani, a cura di L. Perroni, Palermo, Edizioni del Sud, 1929 (ristampati con il titolo Studi critici su Giovanni Verga, Roma, Bibliotheca, 1934)
  • Leone Piccioni, Per una storia dell'arte del Verga, in Lettura leopardiana e altri saggi, Firenze, Vallecchi, 1952
  • Luigi Pirandello, Giovanni Verga, in Studi critici su Giovanni Verga; poi in Saggi, Milano, Mondadori, 1939 e in Saggi, poesie e scritti vari, a cura di M. Lo Vecchio Musti, Milano, Mondadori, 1960
  • Paolo Pullega, Leggere Verga, Bologna, Zanichelli, 1975
  • Gaetano Ragonese, Giovanni Verga. Studio critico, Roma, Maglione, 1931
  • Gaetano Ragonese, La lingua parlata dei "Promessi Sposi" e del Verga, in "Belfagor", III, 3, 1948
  • Gaetano Ragonese, Interpretazione del Verga. Saggi e ricerche, Palermo, Manfredi, 1965
  • Gino Raya, Un secolo di bibliografia verghiana, Padova, Cedam, 1960
  • Gino Raya, Ottocento inedito, Roma, Ciranna, 1960
  • Gino Raya, La lingua di Verga, Firenze, Le Monnier, 1961
  • Gino Raya, Mastro don Gesualdo di Giovanni Verga, Roma, Ciranna, 1967
  • Gino Raya, Giovanni Verga, Roma, Ciranna, 1970
  • Gino Raya, Bibliografia verghiana, Roma, Ciranna, 1972
  • Gino Raya, Verga e il cinema, Roma, Herder, 1984
  • Gino Raya, Carteggio Verga-Capuana, Roma, Edizioni dell'Ateneo, 1984
  • Gino Raya, Verga e i Treves, Roma, Herder, 1986
  • Gino Raya, Carteggio Verga-Monleone, Roma, Herder, 1987
  • Gino Raya, Verga e gli avvocati, Roma, Herder, 1988
  • Gino Raya, Vita di Giovanni Verga, Roma, Herder, 1990
  • Luigi Russo, Giovanni Verga, Napoli, Ricciardi, 1920; nuova edizione, Bari, Laterza, 1934; terza edizione ampliata 1941; ultima edizione, 1974
  • Luigi Russo, Prefazione a G. V., Opere, Milano-Napoli, Ricciardi, 1955
  • Luigi Russo, Profilo critico in I narratori (1850-1957), Milano-Messina, Principato, 1958
  • Luigi Russo, Verga romanziere e novelliere, Torino, Eri, 1959
  • Giorgio Santangelo, Storia della critica verghiana, Firenze, La Nuova Italia, 1954, ultima edizione 1969
  • Natalino Sapegno, Appunti per un saggio sul Verga, in "Risorgimento", I, 3, 1945; poi in Ritratto di Manzoni e altri saggi, Bari, Laterza, 1961
  • Edoardo Scarfoglio, Il libro di don Chisciotte, Roma, Sommaruga, 1885
  • Leonardo Sciascia, I fatti di Bronte, in Pirandello e la Sicilia, Caltanissetta-Roma, Sciascia, 1961
  • Leonardo Sciascia, Verga e la libertà, in La corda pazza, Torino, Einaudi, 1970
  • Leonardo Sciascia, Giovanni Verga e la memoria, in "Notiziario culturale italiano", Istituto italiano di cultura, Parigi, XIV, 1, 1973
  • Riccardo Scrivano, La narrativa di Verga, Roma, Bulzoni, 1977
  • Ermanno Scuderi, Interpretazioni verghiane, Firenze, La Nuova Italia, 1937
  • Ermanno Scuderi, Verga, Catania, Camene, 1950
  • Ermanno Scuderi, La cultura del Verga, Torino, Bottega d'Erasmo, 1965
  • Ermanno Scuderi, Verga: la condizione storica ed esistenziale, l'arte, Catania, Tringale. 1976
  • Ermanno Scuderi, Interpretazioni verghiane ieri e oggi, Catania, Tringale, 1979
  • Adriano Seroni, La Nedda nella storia dell'arte verghiana, Lucca, Lucentia, 1950
  • Adriano Seroni, Studi verghiani, in Nuove ragioni critiche, Firenze, Vallecchi, 1960
  • Adriano Seroni, Verga (antologia della critica), Palermo, Palumbo, 1960
  • Adriano Seroni, Da Dante a Verga, Roma, Editori Riuniti, 1972
  • Renato Serra, Le lettere, Roma, Bontempelli, 1914
  • Leo Spitzer, L'originalità della narrazione nei "Malavoglia", in "Belfagor", XI, 1, 1956
  • Francesco Torraca, Saggi e rassegne, Livorno, Vigo, 1885
  • Federigo Tozzi, Giovanni Verga e noi, in "Il messaggero della domenica", 17 novembre 1918; poi in Realtà di ieri e di oggi, Milano, Alpes, 1928
  • Gaetano Trombatore, Mastro-don Gesualdo, in "Ateneo veneto", luglio-agosto, 1935; poi in Saggi critici, Firenze, La Nuova Italia, 1950
  • Karl Vossler, Letteratura italiana contemporanea, Napoli, Ricciardi, 1916