Gjallesat ne zhdukje

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Gjallesa ne zhdukje jane:leopardi,orangotangu,gorilla,peshku i kuq,breshka,tigri,delfinet,rinoceronti,elefanti,tigri siberian dhe panda e kuqe.

Orangutangu[redakto | përpunoni burim]

Orangutangu i Sumatrës është ndër speciet më të rrezikuara midis majmunëve. Gjendet vetëm në provincat veriore dhe perëndimore të Sumatrës, në Indonezi. Fatkeqësisht ai po humb shpejt habitatin e tij natyror, për shkak të vendbanimeve të njerëzve.Jane ne rrezik zhdukje

Gorilla[redakto | përpunoni burim]

Gorilla e maleve është zbuluar nga shkencëtarët në vitin 1902 dhe është një nga dy nënspeciet e Gorillës lindore.

Peshku i kuq[redakto | përpunoni burim]

Peshku i kuq i Atlantikut ndoshta është viktima më e madhe e peshqve të parregullt dhe të kontrolluar. Numri i peshqve të kuq është zvogëluar në mënyrë alarmante në dekadat e fundit.

Breshka[redakto | përpunoni burim]

Breshka leatherback ka mbijetuar për më shumë se njëqind milion vjet, por tani është në rrezik zhdukjeje. Analizat e fundit numerike demonstrojnë një rënie alarmante të mostrave gjatë viteve.

Tigri[redakto | përpunoni burim]

Më pak se 3200 kopje tigrash kanë mbetur të lirë në natyrë. Kemi humbur 97% të tigrave tanë të egër në pak më shumë se një shekull.

Leopardi[redakto | përpunoni burim]

Në natyrë janë deri në 6000 leopardë nga 12 vende, por numri i tyre është gradualisht në rënie, për shkak të habitatit dhe të gjuetisë.

Delfinë[redakto | përpunoni burim]

Delfini Vaquita

Vaquita është një delfin shumë i vogël, që jeton ekskluzivisht në gjirin e Kalifornisë në Meksikë. Specia është në rrezik zhdukjeje, mbi të gjitha për shkak të rrjetave të përdorura për peshkim në ato zona.

Delfini Irrawaddy

Një pjesë e popullatës së tyre janë drejt rrugës së zhdukjes, si për shembull ata që ndodhen në Mekong. Edhe për ta kërcënimi kryesor është kapja aksidentale gjatë peshkimit, si dhe humbja e habitatit.

Rinoceronti[redakto | përpunoni burim]

Rinoceronti i Xhavës është ndoshta gjitari më i rrallë dhe më i madh i planetit, në jo më shumë se 50 kopje të lënë në gjendje të egër dhe jo në robëri.

Elefanti[redakto | përpunoni burim]

Elefanti aziatik ka qenë i adhuruar prej shekujsh dhe është akoma sot i përdorshëm për qëllime ceremoniale dhe fetare.

Tigri Siberian[redakto | përpunoni burim]

Tigri Siberian. Pjesë e familjes së Pantherinae. Ky tigër gjendet në Siberi dhe Rusi. Është për të ardhur keq pasi në botë kanë ngelur më pak se 500 të tillë dhe shkak i humbjes së tyre është gjuetia barbare që është bërë rreth kësaj race.

Panda e kuqe[redakto | përpunoni burim]

Panda e kuqe. Pjesë e familjes së Ailuridae. Gjendet në Indi dhe Kinë, në botë kanë ngelur rreth 10.000 dhe arsyeja e rrezikimit është shpyllëzimi.