Gjenocidi i Gazës
| Gjenocidi i Gazës | |
|---|---|
| Pjesë e luftës në Gaza në konfliktin izraelito-palestinez | |
Foto të gjenocidit në Gaza:
| |
| Data | Rripi i Gazës i okupuar nga Izraeli (Palestinë) |
| Data | Pas datës 7 tetor 2023 – aktualisht[a][1] |
| Shënjestra | Populli palestinez |
| Lloji i sulmit | Gjenocidi, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, masakrat, spastrimi etnik, zhvendosja e detyruar, bombardimi, bllokada, democidi, vrasjet e shënjestruara, uria, tortura, përdhunimi dhe dhuna seksuale, sulme ndaj shëndetësisë, parandalimi i lindjeve,[2][3] ekocidi, urbicidi |
| Vdekje |
|
| Të lënduar | Të paktën 173,900[4] |
| Autorët | Shteti i Izraelit |
| Çështje gjyqësore | |
Gjenocidi i Gazës është shkatërrimi sistematik, i qëllimshëm, dhe në vazhdim,[15] i popullit palestinez në Rripin e Gazës i kryer nga Izraeli gjatë Luftës në Gaza. Ai përfshin masakrat, vrasjen e shënjestruar të fëmijëve (që llogariten si 30% e viktimave),[16] mohimin e qëllimshëm të ushqimit, lëndimin serioz fizik dhe mendor, dhe parandalimin e lindjeve. Aktet e tjera përfshijnë bllokadimin, shkatërrimin e infrastrukturës civile, shkatërrimin e instituteve shëndetësore, vrasjen e punëtorëve shëndetësorë dhe ndihmëkërkuesve, shkaktimi i zhvendosjes masive me forcë, shkaktimin e dhunës seksuale, dhe shkatërrimin e vendeve arsimore, fetare, dhe kulturore. Gjenocidi është njohur nga një këshill special i Kombeve të Bashkuara dhe një komision hetimor,[17] Shoqata Ndërkombëtare e Studiuesve të Gjenocidit, grupe të shumta të të drejtave njerëzore, qeveri të ndryshme shtetërore, studime të shumta gjenocidi dhe studiues të ligjit ndërkombëtar, dhe njohësve të tjerë.
Që nga muaji korrik 2026, të paktën 73,300 njerëz u patën vrarë në Gazë. Shumica dërrmuese e viktimave ka qenë civilë, dhe afro 50% kanë qenë femra dhe fëmijë. Krahasuar me konflikte të tjera ndërkombëtare, numri i vdekjeve të gazetarëve, punëtorëve humanitarë dhe shëndetësorë, dhe fëmijëve është ndër më të lartët. Mijëra kufoma të panumëruara mendohen të jenë të ngujuara nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Një studim në revistën mjekësore The Lancet llogariti që vdekjet nga lëndimet traumatike u numërua më pak se realiteti që prej qershorit 2024, duke cekur një numër më të madh të vdekjeve duke përfshirë vdekjet indirekte. Numri i të plagosurëve është më shumë se 173,000. Gaza ka numrin më të madh të fëmijëve të amputuar për kokë banori në botë; lufta në Gaza ka shkaktuar më shumë se 21,000 fëmijë të jenë të gjymtuar. Në korrik 2025, 18,457 fëmijë u listuan si të vdekur gjatë luftës nga autoritetet shëndetësore në Gaza, pa përfshirë vdekjet indirekte dhe ata të ngujuar nën rrënoja.
Një bllokadë izraelite ka kontribuar rëndë drejt urisë së konfirmuar. Në gusht 2025, afro 641,000 njerëz përjetuan nivele katastrofale të pasigurisë së ushqimit. Herët në konflikt, Izraeli ndërpreu rrymën dhe ujin në Gaza. Ai e riktheu më vonë ujin, por vetëm pjesërisht. Që nga muaji maj 2024, 84% e qendrave mjekësore të Gazës janë shkatërruar apo dëmtuar. Izraeli ka shkatërruar edhe një sasi të panumërt të vendeve të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë të gjitha prej 12 universiteteve të Gazës, dhe 80% të shkollave të saj. Afro 1.9 milionë palestinezë—85% e popullatës—janë zhvendosur me forcë. Bombardimi i Izraelit poashtu ka shkaktuar trazira mjedisore anë e mbanë territorit.
Në dhjetor 2023, qeveria e Afrikës së Jugut nisi procedura, Afrika e Jugut v. Izraeli, kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), duke konstatuar shkeljen e Konventave të Gjenocidit. Në janar 2024, gjykata udhëroi Izraelin që të merr të gjitha masat në fuqinë e tij që të parandalojë aktet e gjenocidit, të parandalojë dhe të ndëshkojë inkurajimin e gjenocidit, dhe të lejojë shërbimet, mjetet dhe ndihmat humanitare në Gaza. Gjykata më vonë e urdhëroi Izraelin të rrisë ndihmën humanitare në Gaza dhe të ndalojë sulmin e tij në Rafah. Izraeli nuk i zbatoi plotësisht urdhërat e gjykatës.
Palestinezët e kanë theksuar marrëdhënien mes gjenocidit në Gaza dhe dhunës politike sioniste, duke e përshkruar si vazhdim i Nakbës dhe efekteve të saj afatgjate. Izraeli dhe përkrahësit e tij insistojnë që veprimet e tij nuk përbëjnë gjenocid, se janë përgjigje ndaj sulmeve të 7 tetorit, dhe se synimi i Izraelit ka qenë të shkatërrojë Hamasin dhe të lirojë pengjet izraelite. Vlerësimi i gjenocidit mes studiuesve të gjenocidit dhe ligjit ndërkombëtar është në marrëveshje në rritje, mirëpo disa akademikë dhe shtete e sfidojnë këtë.
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Sulmet e udhëhequra nga Hamas kundër Izraelit më 7 tetor 2023 formalisht shënojnë fillimin e luftës, mirëpo burimet nuk pajtohen në datën e fillimit të gjenocidit brenda luftës.
- ↑ Vdekje gjithsej prej 7 tetorit 2023 sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës,[4] që është pranuar si e besueshme nga organizatat e pavarura[5][6][7][8] dhe zyrtarët izraelitë të sigurisë.[9][10][11] Totalet publike të Ministrisë janë gjithsej dhe përfshijnë si civilët ashtu edhe luftëtarët.[8][12]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Amnesty International report 2024, f. 37.
- ↑ Independent International Commission of Inquiry 2025, ff. 1, 37, 39.
- ↑ "Israel's escalating use of torture against Palestinians in custody a preventable crime against humanity: UN experts". Office of the United Nations High Commissioner for Human Rights (në anglisht). 5 gusht 2024. Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2024. Marrë më 17 dhjetor 2024.
- 1 2 "Reported impact snapshot – Gaza Strip (22 July 2026)". United Nations Office for the Coordination of Humanitarian Affairs (në anglisht). 24 korrik 2026. Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2026. Marrë më 30 korrik 2026.
- ↑ Gómez-Ugarte et al. 2025, f. 2.
- ↑ Maad 2024.
- ↑ Prothero 2024.
- 1 2 Debre, Isabel (6 nëntor 2023). "What is Gaza's Ministry of Health and how does it calculate the war's death toll?". Associated Press (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2025.
- ↑ Johnson, Dan (29 janar 2026). "Israeli media cite official accepting Hamas figure of 70,000 war dead". BBC News (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2026.
- ↑ Fabian, Emanuel (29 janar 2026). "IDF believes 70,000 Gazans killed in war, as claimed by Hamas; civilian-combatant ratio unclear". Times of Israel (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2026.
- ↑ Borger, Julian (12 shtator 2025). "'We took the gloves off': ex-IDF chief confirms Gaza casualties over 200,000". The Guardian (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2026.
- ↑ Hofmann, Sarah Judith (3 korrik 2025). "Gaza: What is the actual death toll, and how can we be sure?". Deutsche Welle (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2026. Marrë më 13 dhjetor 2025.
- ↑ "Key statistics – November 13, 2025". Documenting the Targeting and Destruction of the Health Sector in the Gaza Strip (në anglisht). Institute for Palestine Studies. 13 nëntor 2025. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2025. Marrë më 8 dhjetor 2025.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑ "Gaza Health Ministry: 151 Martyrs in the Last 24 Hours". Sada News Agency (në anglisht). 11 tetor 2025. Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2025. Marrë më 8 dhjetor 2025.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑
- "Israel's genocide against Palestinians 'not over' despite ceasefire - new Amnesty briefing". Amnesty International. 27 nëntor 2025. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2025. Marrë më 4 janar 2026.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - Segal, Raz (28 nëntor 2025). "The genocide in Gaza is far from over". The Guardian (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2025. Marrë më 4 janar 2026.
- "UN expert warns torture has become 'state doctrine' in Israel, making prisons instruments of genocide and torture". OHCHR (në anglisht). 23 mars 2026. Marrë më 17 maj 2026.
- "Gaza Genocide: Children Maimed, Hunger Spreads, World Silent". The Eastern Herald (në anglishte amerikane). 8 prill 2026. Marrë më 17 maj 2026.
- "This is not a ceasefire: Life in Gaza continues to be suffocated six months on". Médecins sans frontières (në anglisht). 10 prill 2026. Marrë më 17 maj 2026.
- "Israel/OPT: Israel's systematic destruction of high-rise buildings must be investigated as war crimes of wanton destruction and collective punishment". Amnesty International (në anglisht). 11 maj 2026. Marrë më 14 maj 2026.
Israel's unlawful and wanton destruction of civilian high-rise buildings continues to have devastating consequences for displaced Palestinian families in the occupied Gaza Strip, where reconstruction remains a distant dream amid ongoing genocide and air strikes despite the October 2025 so-called ceasefire, said Amnesty International today.
- Saifi, Zeena (24 qershor 2026). "Israel deliberately targeting children in ongoing genocide against Palestinians, UN commission finds". CNN (në anglisht).
- "Israel's genocide against Palestinians 'not over' despite ceasefire - new Amnesty briefing". Amnesty International. 27 nëntor 2025. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2025. Marrë më 4 janar 2026.
- ↑ Holmes, Oliver (23 qershor 2026). "Israel continues to commit genocide by targeting children in Gaza, UN inquiry finds". The Guardian (në anglisht). Marrë më 25 qershor 2026.
- ↑ Pieris, Mohan (19 nëntor 2024). A genocide is unfolding before our eyes: History will not forgive our inaction, UN Special Committee warns General Assembly 4th Committee report (Fjalim) (në anglisht). Office of the United Nations High Commissioner for Human Rights. Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2025. Marrë më 9 prill 2025.
Our findings conclude that Israel's methods of war align with the characteristics of genocide ... Our report leaves no room for ambiguity. A genocide is unfolding before our eyes. Failing to act now—failing to put an end to this atrocity crime—will tear apart the very foundation of the international rule of law we have collectively built to protect peace, security, and the well-being of all. Our inaction today is setting a perilous precedent for tomorrow. Think about it.