Kërceni tek përmbajtja

Gjenovefa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjinovefa pikturë e shek. XIX

Gjenovefa lindi rreth vitit 422 në Nanter, vend shumë afër Parisit. Babai i saj quhej Sever dhe ishte bari, ndërsa nëna Gerontia

Tradita tregon se kur shenjtorja ishte 7 vjeçe, shën Gjermani i Aukserës bashkë me shën Lupin e Trojës tek po shkonin në Angli për të luftuar herezinë e Pelagjit, kaluan natën në Nanter. Të dy episkopët e shenjtë mbërritën me vështirësi, pasi një grup shumë i madh njerëzish u kërkonin bekimin. Gjenovefa ishte në këtë turmë bashkë me prindërit e saj. Shën Gjermani e dalloi nga mëshira, butësia engjëllore e tipareve të saj dhe legjenda shton se fryma e Perëndisë i dha episkopit një ndriçim të menjëhershëm dhe i zbuloi vajzës misionin e saj në të ardhmen. Gjenovefa, si u afrua së bashku me prindërit e saj, i tha se do t’i përkushtohej Perëndisë. Episkopi i dha bekimin e tij për këtë rrugë, pastaj e çoi në kishë, shoqëruar nga i gjithë populli. Gjatë këndimit të psalmeve dhe të lutjeve ai e mbajti dorën të shtrirë mbi kokën e vajzës dhe vazhdoi kështu deri në drekë, derisa babai t’i premtonte vogëlushes se do ta sillte të nesërmen përsëri para se ata të largoheshin. Të nesërmen prindërit e çuan vajzën e tyre tek episkopi në orën e caktuar. Shën Gjermani e pyeti vajzën nëse i kujtohej premtimi që kishte bërë dje para Perëndisë. “Po” u përgjigj vajza “më kujtohet dhe shpresoj të jem besnike me ndihmën e Hirit”. Episkopi i dha një medaljon bakri, ku ishte skalitur një kryq dhe e këshilloi ta mbante gjithmonë në qafë, që të kujtohej pa pushim për përkushtimin ndaj Perëndisë. Që nga kjo kohë Gjenovefa e pa veten të ndarë nga bota, megjithëse ishte shumë e re në moshë, ajo pati zell për t’u ushtruar në vepra bamirësie. E ndiente veten shumë të lumtur kur shkonte në kishë.

Jeta e Shën Gjenovefes se Parisit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shën Gjenovefa lindi rreth vitit 420 pas Krishtit në qytetin Nater pranë Parisit. Prindërit e saj ishin të pasur dhe fisnike. Kur ishte e vogël takoi Shën Gjermanon e Okserit, i cili e pa këtë vajzë të bekuar dhe u profetizoi prindërve të saj se “do jetë e madhe përpara Perëndisë ” dhe shumë do të gjejnë shpëtim nëpërmjet saj. Shën Gjermanoi e bekoi dhe i dhe një monedhë e cila kishte një shenjë kryqi.

Një herë nëna e saj e goditi sepse shkonte shpesh në kishë dhe menjëherë u verbua!!!!

Iu kthye përsëri shikimi pas dy vjetësh pasi Gjenovefa ia leu sytë në formë kryqi me ujë dhe me lotët e saj. Pas kësaj Gjenovefa nuk kishte me pengesë nga prinderit. Shkoi tek një episkop që të behej murgeshë dhe vazhdoi përpjekjet dhe jetën e saj si murgeshë në shtëpi pasi në atë kohë në Francë nuk kishte manastire grash.

Pas fjetjes të prindërve ajo u vendos në shtëpinë e nunit të saj në Paris. Atje u sëmur rëndë por e kaloi sëmundjen me forcë.

Pas shërimit  jetonte një jetv të ashpër asketike. Lutej vazhdimisht, dilte nga shtëpia vetëm për të ndihmuar të varfërit, hante vetëm dy herë në javë pak bukë dhe bath. Kështu Gjenovefa vështirësoi trupin por fitoi hirin e Shpirtit të Shenjtë.

Në fillim të vitit 451 drejt Parisit  ishte duke ardhur  Atila me grupet e tij barbare dhe grabitëse. Të gjithë i zuri paniku,vetëm Gjenovefa qëndroi e qetë dhe vetëm lutej me gra të tjera duke kërkuar me lotë dhe me kreshëm nga Perëndia ti shpëtoj. Shpejt Atila ndërroi drejtim dhe u largua për në anën tjetër dhe më pas u mposht nga ushtria romake. Shën Gjenovefa respektonte shumë Shenjtoret të cilët ndihmuan për hapjen e kishës në Francë. Një ditë Shën Gjenovefa shkonte në kishë. Ishte një kohe me shi por qiriu i ndezur që mbante Gjenovefa, nuk u shuajt. Gjatë udhëtimeve të ndryshme ajo shëronte të sëmurë dhe largonte shpirtra të këqij.

Shën Gjenovefa ndërroi jetë në moshën 80 vjeç. Kishte dashurinë dhe respektin e gjithë popullit. Nuk rreshti së mbrojturi Parisin. Mbi varrin e sa u ndërtua një kishë në nderim të saj dhe më pas manastiri i Shën Gjenovefas ku bëheshin shumë shërime.

Lipsanet e saj u dogjën krejt dhe u hodhën në Sikuana nga revolucionarët në vitin 1793 por Shenjtorja vazhdon të jetë e gjallë për gjithë ata që i drejtohen me besim.

Kujtimi i saj kremtohet me 3 Janar.

“Një ditë, nëna e saj shkoi në kishë dhe nuk e mori me vete vajzën. Gjenovefa e trishtuar i kërkoi ta shoqëronte, por të gjitha këto nuk vlenin, madje nëna e paduruar i dha një shuplakë. Perëndia e dënoi këtë qëndrim me verbëri, pra nëna u verbua, por iu premtua më pas se do të shërohej duke larë dy ose tri herë sytë me ujin që vajza kishte nxjerrë nga pusi dhe mbi të cilin kishte bërë shenjën e kryqit. Më vonë nëna e saj u shërua dhe kjo shënoi mrekullinë e parë të Gjenovefës. Kjo është dhe origjina e traditës popullore të pusit në Nanter, i bekuar nga shën Gjenovefa dhe që shëron sëmundjet”. Pasi humbi prindërit, shkoi në Paris dhe qëndroi tek kumbara e saj, atje bëri jetë edhe më asketike. Nga këto ushtrime fitoi pastërtinë, përulësi të thellë, besim të gjallë, dashuri të zjarrtë, të cilat e bënë të derdhë rrëke lotësh. Shenjtëria e madhe e Gjenovefës bëri që shumë njerëz ta kishin zili dhe ta shpërfillnin, por pafajësia e saj u njoh nga të gjithë. Atila, mbreti i fiseve Hun, hyri në Francë me një ushtri të mobilizuar duke shkretuar e prishur çdo vend në të cilin kalonte. Shumica e legjendave të kësaj epoke na tregojnë përshtypjen e keqe që la në mendjen e popullit plaçkitja dhe barbaria e tij. Zhurma e mbërritjes së tij përhapi alarm në Paris; banorët, të cilët nuk kishin siguri në qytete, braktisën gjithçka. Gjenovefa e shqetësuar nga ky rrezik, me besim të fortë e të patundur tek Perëndia lajmëroi se armiku do të largohej nëse parisianët do të kreshmonin e do të luteshin. Nxiti njerëzit që të mos largoheshin dhe filloi të lutej nxehtësisht. Dhe për çudi fisi i Hunëve ndryshoi drejtim. Parisi u shpëtua dhe që atëherë shën Gjenovefa filloi të nderohej nga dita në ditë. Më vonë, kur Parisi udhëhiqej nga Shilderik, populli u kërcënua nga uria. Gjenovefa ishte në krye të atyre që shkuan të kërkonin ushqim dhe i shoqëroi deri në Arsis-syr-Ob duke u siguruar një kthim të mbarë me bollëk, me gjithë rreziqet që i kanoseshin kthimit të anijes nga stuhitë. Shilderik, megjithëse ishte pagan, e nderoi virtytin e shenjtores dhe me lutjet e kësaj të fundit kreu shumë vepra bamirësie. U imitua nga biri i tij Klovis, i cili i liroi të burgosurit sa herë që e lumura ndërmjetonte për ta. Ndihmoi me këshillat e saj qeverisjen e mbretit Klovis, madje ishte krahu i djathtë i tij. Tek disa autorë gjejmë edhe këtë shprehje: “Shën Gjenovefa ishte engjëlli mbrojtës i Klovisit”. Prej saj ky i fundit u pagëzua dhe kjo ngjarje shënoi një rëndësi për përhapjen e Krishterimit në Perëndim. Në moshën 89-vjeçare, pasi kishte bërë çdo lloj vepre bamirësie, shën Gjenovefa fjeti në 3 janar 512, pesë javë pas Klovisit, mbretit të parë të krishterë. Në çdo epokë të historisë shën Gjenovefa, mbrojtësja e Parisit, është kujtuar. Më 1129 nën mbretërimin e Lyi-lë-Gro, një sëmundje e tmerrshme po bënte kërdinë. Me gjithë mjekimet dhe lutjet publike epidemia vazhdonte dhe me shpresën për ta ndaluar u bë një procesion solemn, ku eshtrat e shën Gjenovefës u çuan në katedrale. Që nga ajo kohë u bë kjo ceremoni për çdo fatkeqësi publike.

Shenjtorja quhet mbrojtësja e Parisit, sepse ka shpëtuar qytetin nga përmbytjet, sëmundjet, epidemitë, zitë e bukës dhe vazhdon ta mbrojë përherë. Për fat të keq, gjatë Revolucionit francez më 1789, lipsanet e saj u hodhën në lumin Sen nga revolucionarët, por disa pjesë gjenden sot në Panteon, në Paris. Sot ekzistojnë shumë rrugë, kisha e biblioteka që mbajnë emrin e saj.

Lidhje te jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

https://www.orthodhoksiaebashkuar.al/shenjtore-dhe-eter/jeta-e-shen-gjenovefes-se-parisit/