Gjeografia e Arabisë Saudite

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arabia Saudite është shteti më i madh i regjionit të Azisë Jugperëndimore. Me 2,1 milion km2, ajo pëfshin afro 80% të Gadishullit të Arabisë. Asnjë shtet i këtij regjoni nuk ka një fizionomi specifike, siç ka Arabia Saudite. Ajo në pjesën më të madhe është shtet shkretinor. Në strukturën gjeologjike Gadishulli i Arbisë është i ngjashëm me kontinentrin e Afrikës. Zgjaten, deri në periudhën e terciarit, Gadishulli i Arabisë ka qenë pjesë tokësore e kontinentit të afrikës. Lëvizjet tektonike në terciar shkaktuan çrregullime në relievin e saj, duke formuar grebenin më të madh në Detin e Kuq, dhe me këtë bëhet bashkimi i Gadishullit të Arabisë me kontinentin e Azisë.

Relievi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në aspektin relievor, Arbinë Saudite e karakterizojnë rrafshnaltat si formë dhe kategori morfologjike. Arabia Saudite është e tëra një rrafshnaltë, skaji perëndimor i së cilës është i ngritur, kurse në drejtim të lindjes ajo ulet gradualisht. Pjesa veriore dhe e brendshme e saj karaktyerizohet me një reliev të rrafshët me lëkundje të vogla të lartësive. Në formimin e relievit bien në sy dy elemente më të rëndësishme : çarjet dhe zhvendosjet vertikale, të cilat shprehen plotësisht në bregdetin e detit të kuq, dhe alterimi fizik, përhapja e të cilit është në brendësinë e shtetit.

Klima[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klima aride është manifestuar në përhapjen e sipërfaqeve të mëdha të shkretirave. Në veri shtrihet shkretira Nefudi i Madh e, midis Riadit, kryeqendrës së Arabisë Saudite dhe të bregdetit të Gjirit Persik, shkretira Nefudi i Vogël. Ndër shkretirat më të mëdha , jo vetëm në Arabinë Saudite por edhe në botë është shkretira Rub-el-hali, e cila shtrihet në jug të vedit. Vetëm kjo përfshinë një teritor prej 650.000km2. Mbizotërimi i klimës shkretinore përkujton Saharën në kontinentin e Afrikës. Temperaturat janë të larta gjat tërë vitit. Në Riad, në lartësinë prej 577 m, temperature mesatre vjetore është 24,6 °C, ajo e muajit më të ftohtë e janarit 14,4 °C dhe e muajit më të nxetë 33,8 °C, ndërsa në lokalitetin Xhida, në Detin e Kuq, temperatura mesatare vjetore është 28,3 C, e muajit më të ftohtë të janarit 23,9 °C dhe e muajit më të nxehtë e korrikut 31,7 C..

Reshjet janë të pakta dhe të rralla. Ato nuk janë më të mëdha se 100 mm në vit e në shkretira kalojnë vite e nuk bie pika shiut.