Gjeografia e Grenlandës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Grenlanda nga sateliti

Grenlanda është ishull me një sipërfaqe prej 2.166.086 km² nga e cila 1.755.637 km² (81%) është e mbuluar me akull. Bregdeti ka një gjatësi 39.330 km, që është gati sa gjatësia e Ekuatorit.

Pesha e mbulesës së akullt në brendësi të ishullit ka krijuar kanjonin rreth 300 m nën nivelin e detit.[1] Të gjitha vendbanimet janë përgjat bregdetit i cili nuk është i mbuluar me akull. Më së shumti banorë jetojnë në brgdetin perëndimor. Territori në verilindje, i cili pësrfshin pjesët e Grenlandës Veriore dhe Grenlandës Lindore nuk është pjesë e asnjë njësie administrative, porse është vend ku gjindet parku më i madh nacional në botë.

Në pjesën qendrore të Grenlandës , e cila është e mbuluar me akull, gjinden më së paku katër stacione hulumtuese shkencore dhe kampe. Radiostacioni Jørgen Brøndlund Fjord deri në vitin 1950 ka qenë radiostacioni më verior në botë.

Toka e Perit, gadishulli në pjesën veriore të Grenlandës, nuk është e mbuluar me akull për shkak se ajri është i thatë për tu formuar mbulesa e borës. Nëse e tërë mbulesa e akullit të shkrihet në Grenlandë, niveli i detit botëror do të rritej për 7 m dhe Grendlanda sigurisht do të shëndrrohej në arqipelag.[2]

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ DK Atlas, 2001.
  2. ^ Greenland Melt May Swamp LA, Other Cities, Study Says


Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]