Gjeografia e Portugalisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
S P A N J A
S P A N J A
Faro

Portugalia ndodhet në pjesën jugperëndimore të Evropës, me dalje në Atlantikun verior, në perëndim të Spanjës. Sipërfaqja e përgjithshme e Portugalisë së bashku me ujdhesat është 92,391 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 39 30 V, 8 00 L dhe 91,951 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 440 km 2 ujë.

Vija bregdetare e Portugalisë është 1,793 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 1,214 km i gjatë dhe e ndanë atë nga Spanja.

Klima e Portugalisë është oqeanike e ndryshueshme, e ftohtë dhe me reshje në veri ndërsa në jug e ngrohtë.

Pjesa më e madhe e relievit të Portugalisë është terren malorë në veri të lumit Tagus dhe terren i vrazhdë në jug. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit të oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,351 metrave në vendin e quajtur "Pika e vjetër" (por.:Ponta do Pico) në Azores.

Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: peshkimi, tapa (nga drunjtët), bakri, zinku, kallaji, argjendi, ari. urani, mermeri, argjila, gipsi, kripa, toka e punueshme si dhe prurja e ujit.