Gjeologjia e mirdites
GJEOLOGJIA E MIRDITES-Shkëmbinjtë magmatikë Intruzivë (gabro, gabrotraktolitë, traktolitë, verlite, lercolite plagjioklazite) Shtrihen në një sipërfaqe relativisht të gjerë në Mollëz të Kaçinarit në kuota relativisht të larta 900-1230 metra. - Ngjyra dhe përbërja mineralogjike, fortësia dhe karakteristikat mekanike i veçojnë si shkëmbinj magmatikë me vlera dekorative. - Pesha volumore 2.73 gr/cm3, pesha specifike 2.7- 2.92 gr/cm3, rezistenca në shtypje 560-1260 kg/cm2, rezistenca në tërheqje 77-139 kg/cm2, rezistenca në prerje 110-200 kg/cm2, fortësia 8-10.6, moduli i elasticitetit 4,1 dhe koficenti i thyeshmërisë i ulët. - Bllokshmëria e tyre është nga më të lartat në të gjithë territorin e Mirditës. - Janë llogaritur rreth 40 000 000 ton rezerva në kushte të përshtatshme për shfrytëzim. Harta gjeologjike Fang me vendburim gëlqeror dekorativ dhe rëra-zhavore
Ndue GEGA
- Karakterizohen nga një varietet i shumtë petrografik duke filluar nga llojet ultrabazikë deri tek shkëmbinjtë bazikë intruzivë. Tipi verlite, lercolite dhe dunite plagjioklazike ka vlera të larta dekorative. - Aksesi rrugor ka nivel të mesëm meqenëse përshkohet nga një arterie dytësore Gjegjan-Kuzhnen. Shkëmbinjtë magmatikë efuzivë (Bazaltet) Janë të perhapur në Kaçinar, Spaç, Prosek, Bardhaj, Lëkundë, Rubik, Velë, Rrëshen, Shpal etj. - Mbështetur në treguesit fiziko-mekanikë e kimikë këta shkëmbinj janë të vetmit që plotësojnë kushtin teknik për tu përdorur si lëndë inerte ofiolitike për bazamente aeroportesh, portesh, linjash hekurudhore, autostradash etj duke zevendësuar plotësisht lëndën inerte të lumenjve dhe atë karbonatikë që përdoret tani për tani duke rendur pas fitimit në kurriz të cilësisë së infrastrukturës. Harta gjeologjike Kuzhnen me vendburim gurësh dekorative (Traktolite dhe peridotite plagjioklazite) - Me rezervat e mëdha që kemi me lënde bazaltike të shpërndara në gjithë rajonin plotësohen jo vetëm kërkesat e brendshme të vendit por shtohet dhe një zë i ri në eksport. Shkëmbinjtë dhe dherat me vlerë industriale Argjilat: Janë zbuluar 15 shfaqje me shtrirje nga Jezulli, Proseku, Perlati Qendër, Vadhishta dhe karakterizohen nga këto veçori kryesore: - Shtrihen në depozitimet mollasike, kuaternare dhe korja e prishjes së ofioliteve. - Përfaqësohen nga disa shtresa ku dy prej tyre janë të rëndësishme. Trashësia e tyre është nga 0.5 deri në 4,5 metra. Kanë ngjyrë bezhë e gri dhe rrallë kafe e çelur. - Përmbajnë fraksione më të vogla se 0,05-0,005 në masën deri 97,98 %. Temperatura e pjekjes 9500. Tkurrja në tharje dhe ajo totale është brenda kufijve të lejuar. Harta gjeologjike Rrëshen me vendburime të bazalteve më të vlerësuara - Përbërja kimike: SiO2=57 %, Fe2O3=8 %, AL2O3=15.2 % , MgO=2.88 %, CaO=4.4 % - Përbërja mineralogjike: Klorit-montmorillonit, talk, vermikulit, kaulinit feldshpate dhe kuarce (10%) - Në gjithë rajonin Prosek-Perlat-Urakë janë llogaritur 6 570 748 m3. - Fusha e përdorimit: Qeramikë. Harta gjeologjike Ulëz me vendburim argjilash Xhamat vullkanikë. Shtrihen në rajonin Shpal, Spaç, Gurth-Spaç, Letiten dhe më pak të përhapura në Beqiraj (Kaçinar). Karakterizohen nga këto veçori kryesore: - Shtrihen në trajtë trupash të çrregullt dhe rrallë herë në trajtë dajkore me përmasa 70 metra në shtrirje dhe 20-30 metra në trashësi. - Kanë përmbajtje të lartë fenokristalesh (5-25 %) të kuarcit, plagjioklazit, bazik dhe piroksenit monoklin. - Përbëhen nga 85 % xham vullkanik,10 % fenokristale dhe 5 % fragmente të kristalizuara. - Përbërja kimike: SiO2=63,37 %, Fe2O3=2,65 %, AL2O3=10,04 % , MgO=0,61 %, CaO=4,9 % , TiO2= 0,46 %, MnO = 0,1 % - Në Gurth janë llogaritur 50 000 ton, Letiten-Modhëz 200 000 ton, Shpal 50 000 ton. - Fusha e përdorimit: Mund të përdoren me sukses si lëndë e parë në industrinë e çimentos dhe në prodhimin e perlitit teknik. Harta gjeologjike Reps me shfaqje xhami vullkanik dhe bazalte industriale Rëra dhe zhavore: Përfaqësojnë depozitime aluviale me shtrirje sipas shtratit të lumit Fan. Rezervat kryesore gjenden në segmentin Rrethi i Epërm – Skuraj. Janë produkte të ngurta, të rrjedhura nga shkëmbinjtë kryesisht magmatikë si rezultat i erozionit dhe të përpunuara në fraksione me madhësi të ndryshme gjatë transportit ujor. Trajta e fraksioneve dhe përbërja petrografike shtojnë cilësinë dhe për pasojë vlerat e përdorimit në fushën e ndërtimit Qymyret: Në Mirditë ato janë evidentuar si shfaqje por mbështetur në treguesit cilësorë e sasiorë mbeten të parëndësishme. Ato ekspozohen në Malin e Shejtit (Liqeni i Konajve, Guri Nuses, Shkalla Konaj) ose rreth kristaleve të mëdha dhe mund të përhapet jashtë derisa përfundimisht e gjithë masa të jetë shndërruar në kristale të imëta të kuarcit, tridymitit dhe feldsparit alkalin. Gëlqerorë industrial: Përfaqësohen nga depozitime korbonatike të kretakut me shtrirje në Kurbnesh e Bisakë dhe karakterizohen nga këto veçori kryesore: Harta gjeologjike Kurbnesh me vendburime gelqeroresh industrial - Ndërtohen nga gëlqerorë pllakorë me shtresë të trashë deri masiv e me ngjyrë gri të bardhë dhe me një thyerje të çrregullt e guackore. - Janë pjesë përbërëse e masivit karbonatik të Valmorit me trashësi e shtrirje të konsiderueshme. - Përmbajtja e lartë e CaO(>50%) dhe vlerat e ulëta të MgO, FeO, SiO2 rrisin vlerat industriale si lëndë e parë në prodhimin e çimentos. - Ka rezerva të konsiderueshme me parametrat e kërkuara(disa dhjetra milion ton) dhe kushte të favorshme shfrytëzimi. Me të njëjtat karakteristika kimike e petrografike janë edhe gëlqerorët e Bisakës dhe në aspektin regjional ata ndërtojnë vargmalin karbonatik Kurbnesh-Nënshejt. RELIEVI Relievi në krahinën e Mirditës, ashtu si në të gjithë territorin e vendit tonë, është formuar kryesisht në fazën e Pliocen-Kuanternarit, ku kanë ndodhur edhe ndryshime të shpeshta klimatike. Zona kodrinore përfshin lartësitë nga 300-1000 metra mbi nivelin e detit. Kodrat kanë drejtime që përputhen me ato të maleve verilindje-jugperendim dhe juglindje. Kodrat kanë moshë gjeologjike të re dhe përbëhen kryesisht prej shkëmbinjsh gëlqerorë, magmatikë dhe terrigjenë. Në zonën kodrinore format e relievit janë pasojë e veprimit të ujërave rrjedhëse për shkak të mungesës së bimësisë dhe mbizotërimit të shkëmbinjve terrigjenë. Në pjesën verilindore të rrethit mbizotërojnë malet me lartësi të konsiderueshme si mali i Munellës(1991 metra), mali i Runës (1856 metra), i Zepës(1987 metra), Guri Nuses (1858 metra), Maja e Zezë (1583 metra) dhe i Shejtit (1432 metra). Malet ndahen midis tyre nga një numër i madh qafash: Qafa e Benës që lidh rrethin e Mirditës me Pukën, Qafë Kumbulla që lidh Mirditën me rrethin e Kukësit, Qafë Mërkurthi që lidh zonën e Selitës me Lurën(rrethin Dibër), Qafa e Valit që lidh zonën e Perlatit me Laç-Bruçin (rrethi i Matit), Qafa e Kishës, Qafa e Malthit, Qafë Pllumthi etj. Veçoritë morfologjike Në relievin e Mirditës, format morfologjike përcaktohen nga: lartësia mbi nivelin e detit, dendësia dhe thellësia e coptimit, pjerrësia e shpateve, ekspozicioni i tyre, etj. Lakorja hipsometrike Veçori e relievit të Mirditës është karakteri kodrinor-malor i tij. Amplituda hipsometrike nga rreth 60 metra deri në 1991 metra është 1931 metra. Lakorja hipsometrike shpreh amplitudën e diferencimit tektonik, ndërtimin gjeologjik, kushtet klimatike dhe dukuritë relievformuese. Lartësia mesatare e releivit është 557 metra mbi nivelin e detit. Në rrethin e Mirditës 30% e relievit është nën 300 metra nga niveli i detit dhe 66% (ose 2/3 e sipërfaqes) gjenden deri 600 metra mbi nivelin e detit. Copëtimi horizontal i relievit (dendësia e copëtimit) Territoret me shkallë copëtimi të vogël(me vlerë deri 2 km/km2) zënë 23% të sipërfaqes së rrethit, si në Munellë, bjeshkët e Oroshit, malit të Zepës, pllajës Didhe-Valmor etj. Territoret me copëtim horizontal mesatar(me vlerë 2-4 km/km2), zënë 50% të sipërfaqes së rrethit, të përbërë nga shkëmbinj magmatik me përshkueshmëri të vogël. Territoret me copëtim horizontal të madh(me vlerë 4-6 km/km2), zënë 25% të sipërfaqes së rrethit. Shtrihen në shkëmbinjtë terrigjenë të papërshkueshëm dhe të gërryeshëm lehtësisht, si në gropën e Rrëshenit, Kuzhnenin, Dibrrin, masivin kodrinor të Kulmes së Dervenit, luginat e Fanit të Madh e Fanit të Vogël. Territoret me copëtim horizontal shumë të madh(me vlerë mbi 6 km/km2), zënë 2% të sipërfaqes së rrethit. Amplituda e madhe e relievit, vlerat e larta të energjisë dhe të copëtimit horizontal, tregojnë se rrethi i Mirditës ka një reliev kodrinor të copëtuar dhe deri diku malor të ashpër. Energjia e relievit (thellësia e copëtimit) Territoret me energji të vogël relievi(me vlerë 50-100 m/km2), zënë 3% të sipërfaqes së rrethit dhe shtrihen në rajonet e ulëta, me praninë e shkëmbinjve të butë, kryesisht atyre terrigjenë molasikë. Territoret me energji mesatare të relievit(me vlerë 100-200 m/km2), zënë 15% të sipërfaqes së rrethit dhe shtrihen në gropën e Rrëshenit, luginat e Fanit të Madh, Fanit të Vogël, bjeshkët e Oroshit, bjeshkët e Kuzhnenit etj. Territoret me energji të madhe të relievit(me vlerë 200-400 m/km2), zënë 50% të sipërfaqes së rrethit dhe ndeshen më tepër në rajonet malore të ndërtuara me shkëmbinj gëlqerorë, ultrabazikë, ranorë e konglomerat. Veçoritë morfogjenetike Në rrethin e Mirditës veçohet tipi gjenetik i releivit strukturor karstik, lumor, akullnajor të cilët lidhen ngushtë edhe me dukuritë e sotme të shpatit. Format më kryesore të relievit strukturor janë kreshtat monoklinale, rrëpirat tektonike, luginat strukturore, depresionet tektonike sinklinale, vargjet malore e kodrinore antiklinale e sinklinale, kuestet, pragjet dhe shkallët strukturore etj. Në relievin e Mirditës veçohen kreshtat monoklinale në struktura luspore e mbulesore dhe në ato molasike. Në vargjet sinklinale veçohet vargu Zepë-bjeshkët e Oroshit dhe Munella. Element i rëndësishëm i relievit strukturor është pragu strukturor Livadhes-Bukmirë dhe pragjet e formuara nga thyerjet tektonike normale. Proceset karstike janë aktive edhe sot, ato zhvillohen në shkëmbinj gëlqerorë dhe dolomite. Zhvillimi i karstit dhe relievit karstik ndeshen gjerësisht në pllajat karstike të bjeshkëve të Oroshit (Mali i Shejtit), Didhe-Valmor, në malin e Munellës, Zepës etj. Karsti sipërfaqësor përfaqësohet me lapiezat (Munellë), hinkat (Munellë, Zepë), ndërsa karsti nëntokësor me shpellat karstike (Mërkurth, Shutrreja, Valit, Doçit, Dajçit, Fatmirave etj). Krijimi dhe zhvillimi i relievit lumor përfaqësohet me luginat lumore të Fanit të Madh dhe Fanit të Vogël. Dukuritë gërryese favorizohen nga kushtet natyrore e veçanërisht nga shkëmbinjtë terrigjenë dhe magmatikë. Relievi akullnajor ka ndikim veçanërisht në shpatin verilindor të malit të Zepës. KLIMA Në tiparet e klimës së Mirditës(si për çdo vend tjetër) ndikojnë pozicioni gjeografik, format e relievit, drejtimi i vargjeve malore, rrjeti ujor, bimësia, ndikimi detar etj. Duke i analizuar në tërësi këta faktorë, arrihet në përfundimin se Mirdita ka një klimë mesdhetare me nuanca mesatare. Format e shumta të relievit dhe copëtimi i madh horizontal dhe vertikal i tij, bëjnë të mundur evidentimin e disa mikroklimave. Rrethi i Mirditës shtrihet në tre zona klimatike. Lugina e Fanit të Bashkuar, luginat në rrjedhjet e poshtme të Fanit të Madh dhe Fanit të Vogël, Ultësira e Rrëshenit deri në lartësinë 400 metra mbi nivelin e detit, shtrihen në zonën e klimës mesdhetare kodrinore e veçanërisht në nënzonën veriore të saj. Në lartësinë 400-1000 metra mbi nivelin e detit shfaqet zona e klimës mesdhetare paramalore e veçanërisht nënzona veriore. Kjo zonë prek kurrizin e Dervenit, Malësinë e Velës, territore masive në zonat Selitë, Orosh, Fan dhe Kaçinar. Në brezin e tretë, brezin e klimës mesdhetare malore, në nënzonën lindore të saj, përfshihen ekstremet veriore, verilindore dhe lindore të rrethit, pra bjeshkët e Kuzhnenit, masivi malor i Munellës, bjeshkët e Fanit, bjeshkët e Oroshit dhe pllajat karstike Trangë- Valmor-Didhe. Vihen re edhe përmbysje(inversione) klimatike, kjo më e dukshme kur bie dëborë në zonat e ulëta kodrinore që rrethojnë gropën e Rrëshenit. Për ilustrim po shprehim disa elementë të klimës në këtë rreth. Diellëzimi në rrethin e Mirditës është 2400 orë në vit. Temperaturat e ajrit. Temperatura mesatare vjetore është 11,50C. Temperatura mesatare vjetore në rrethin e Mirditës është më e lartë se e rretheve Pukë, Kukës, Dibër dhe më e ulët se e rretheve Lezhë e Kurbin. Muajt më të nxehtë janë korriku dhe gushti, me mesatare 27,50C, ndërsa muaji më i ftohtë është janari me 4-50C. Temperatura mesatare vjetore në Rrëshen është13,30C, Kurbnesh 10,40C dhe Domgjon 10,90C. Maksimumi absolut i temperaturës së rregjistruar në Rrëshen është 40,50C me datë 13 korrik 1973, ndërsa në Mashtërkorë 38,50C dhe në Kurbnesh 390C. Minimumi absolut i temperaturës së rregjistruar deri tani është shënuar në Kurbnesh