Gjeraqina këmbëshkurtër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Gjeraqina këmbëshkurtër

Gjeraqina këmbëshkurtër ( Accipiter brevipes ) është një shpend i vogël grabitqar . Ajo ka një gjatësi prej 32–38 centimetra (13–15 in) me një gjatësi të krahëve prej 65–75 centimetra (26–30 in). Femra është më e madhe se mashkulli, por diferenca nuk është aq e theksuar sa është me gjeraqinën euroaziane. Mashkulli i rritur sipër është me ngjyrë të kaltër me gri, me majë krahësh të errëta ndërsa në pjesën e poshtme ka një ngjarë të kuqërremtë.

Femra e rritur sipër ka ngjyrë gri me shirita krahësh të errët ndërsa në pjesën e poshtme të tyre ka ngjyrë kafe, pjesën e poshtme me vija të kuqërremta. Ka një shtrirje tejet të ngushtë dhe mund të haset në pyjet e Greqisë dhe vendet tjera Ballkanike deri në jug të Rusisë. Është shpend migrator, dimëron në rajonin nga Egjipt deri në Iranin jugperëndimor ndërsa mund të migrojë në tufa të mëdha, për dallim nga gjeraqina e shkurtës e cila ka një shtrirje globale më të përhapur.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Beaman, Mark; Madge, Steve (1998). The Handbook of Bird Identification for Europe and the Western Palearctic (në anglisht). London, UK: Christopher Helm. ISBN 978-0-7136-3960-5.
  • Clark, William S.; Schmitt, N. John (1999). A Field Guide to the Raptors of Europe, the Middle East, and North Africa (në anglisht). Oxford, UK: Oxford University Press. ISBN 0-19-854662-9.
  • Ferguson-Lees, James; Christie, David A. (2001). Raptors of the World (në anglisht). London, UK: Christopher Helm. ISBN 0-618-12762-3.