Jump to content

Gjermania naziste

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Gjermania Naziste)
Rajhu Gjerman
(1933–1943)
Deutsches Reich

Rajhu i Madh Gjerman
(1943–1945)
Großdeutsches Reich
1933–1945
Flag of Gjermania naziste
Flamuri
(1935–1945)
Stema (1935–1945) e Gjermania naziste
Stema
(1935–1945)
Himnet: 
Das Lied der Deutschen
("Kënga e Gjermanëve")

Horst-Wessel-LiedStampa:Hsp[a]
("The Horst Wessel Song")
Kontrolli territorial i Gjermanisë në maksimum shtrirja gjatë Luftës së Dytë Botërore (në fund të vitit 1942): Stampa:Parabr
Kryeqyteti
dhe qyteti më i madh
Berlin
52°31′N 13°23′E / 52.517°N 13.383°E / 52.517; 13.383
Gjuhët e zakonshmeGjermanisht
Besimi
[1]
NofkaGjerman
Qeveria
Lloji i qeverisjesShteti unitar nazist njëpartiak fashist nën një diktaturë totalitare
Kreu i shtetit 
• 1933–1934
Paul von Hindenburg[c]
• 1934–1945
Adolf Hitler[d]
• 1945
Karl Dönitz[c]
Kancelari 
• 1933–1945
Adolf Hitler
• 1945
Joseph Goebbels[e]
• 1945
Lutz von Krosigk[f]
KuvendiReichstag
Reichsrat (u shkri më 1934)
Epoka historikendërluftaStampa:*Lufta e Dytë Botërore
30 janar 1933
23 mars 1933
• Anschluss
12 mars 1938
1 September 1939
30 prill 1945
2 maj 1945
• Dorëzimi
8 maj 1945
5 qershor 1945
Sipërfaqja
1939633,786 km2 (244,706 sq mi)
1940823,505 km2 (317,957 sq mi)
Popullsia
• 1939
79,375,281
• 1940
109,518,183
Ekonomia
MonedhaReichsmark (ℛℳ)
Të dhëna të tjera
Paraprirë nga
Pasuar nga
Republika e Weimarit
Shteti Federal i Austrisë
Gjermania Lindore
Gjermania Perëndimore
Austria
  1. ^ Më 12 korrik 1933, Reichsinnenminister Wilhelm Frick, Ministri i Brendshëm, urdhëroi që Horst-Wessel-Lied të luhej menjëherë pas himnit kombëtar Das Lied der Deutschen, më së miri i njohur si Deutschland Über Alles.Tümmler 2010, p. 63.
  2. ^ Përfshirë Protektoratin e Bohemisë dhe Moravisë dhe Qeverinë e Përgjithshme
  3. ^ a b si President
  4. ^ si Führer und Reichskanzler
  5. ^ De jure nga 30 prilli deri më 1 maj.
  6. ^ De jure nga 2 maji deri më 23 maj.

Gjermania Naziste, e njohur zyrtarisht si Rajhu Gjerman nga 1933 deri në 1943, dhe Rajhu i Madh Gjerman nga 1943 deri në 1945, ishte shteti gjerman midis viteve 1933 dhe 1945, kur Adolf Hitleri dhe Partia Naziste kontrolluan vendin, duke e transformuar atë në një diktaturë. Nën sundimin e Hitlerit, Gjermania u bë shpejt një shtet totalitar ku pothuajse të gjitha aspektet e jetës kontrolloheshin nga qeveria. Rajhu i Tretë, që do të thotë "Mbretëria e Tretë" ose "Perandoria e Tretë", aludoi në pretendimin nazist se Gjermania naziste ishte pasardhëse e Perandorisë së Shenjtë Romake (800–1806) dhe Perandorisë Gjermane (1871–1918). Rajhu i Tretë, të cilin Hitleri dhe nazistët e quanin Rajhu Mijëvjeçar, përfundoi në maj 1945 pas vetëm 12 vjetësh kur aleatët mundën Gjermaninë, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

Partia Naziste u bë partia më e madhe në parlament pas zgjedhjeve federale gjermane të korrikut 1932, por ajo nuk mbajti shumicën dhe nuk mundi të formonte një koalicion të shumicës. Për të zgjedhur Hitlerin në rolin e kancelarit të Gjermanisë, industrialistë dhe politikanë të djathtë ushtryan trysni mbi presidentin, duke detyruar Paul von Hindenburgun të emëronte Hitlerin në detyrë më 30 janar 1933. Me ardhjen e tij në pushtet, Hitleri nisi procesin e prishjes së sistemit të kontrolleve dhe balancave, duke krijuar mundësinë e krijimit të shtetit totalitar me ligjet dhe strukturat ekzistuese të Republikës së Vajmarit.

Djegia e Rajhstagut u përshkrua nga nazistët si fillimi i një revolucioni komunist dhe Hitleri i kërkoi Hindenburgut të miratonte Dekretin presidencial të Zjarrit të Rajhstagut, i cili frenoi ndjeshëm të drejtat civile për qytetarët gjermanë dhe pezulloi lirinë e shtypit dhe të drejtat e habeas corpus.

Akti mundësues i vitit 1933 ishte një ligj special që i dha kabinetit gjerman dhe kryesisht kancelarit kompetencat për të krijuar dhe zbatuar ligje pa përfshirjen e Parlamentit ose të Presidentit të Republikts. Miratimi i këtij ligji, solli de facto krijimin e Gjermanisë naziste. Partia Naziste që në hartimin e këtij ligji, dhe më pas me manovrat për të arritur kuorumin e votimit, nisi përpjekjet për eleminimin e partive politike në Gjermani. Me miratimin e Aktit Mundësues dhe dekreteve që pasuan, Hitleri eleminoi të gjithë opozitën politike.

Hindenburgu vdiq më 2 gusht 1934 dhe pas vdekjes së tij, Hitleri u bë diktator i Gjermanisë duke bashkuar zyrat dhe kompetencat e kancelarisë dhe presidencës. Një referendum kombëtar i mbajtur më 19 gusht 1934 konfirmoi Hitlerin si Führer (udhëheqës) i vetëm i Gjermanisë. I gjithë pushteti u përqendrua në personin e Hitlerit dhe fjala e tij u bë ligji më i lartë. Qeveria nuk ishte më një organ i koordinuar dhe bashkëpunues, por një koleksion fraksionesh që luftonin për pushtet dhe favore nga Hitleri. Në mes të Depresionit të Madh, nazistët rivendosën stabilitetin ekonomik dhe i dhanë fund papunësisë masive duke përdorur shpenzime të rënda ushtarake dhe një ekonomi të përzier. Duke përdorur shpenzimet e deficitit, regjimi ndërmori një program masiv të fshehtë riarmatimi, duke formuar Wehrmacht (forcat e armatosura) dhe ndërtoi projekte të gjera të punëve publike, duke përfshirë autostrada dhe investime në infrastrukturë që do i shërbenin dhe industrisë së saj të luftës. Kthimi në stabilitetin ekonomik rriti popullaritetin e regjimit.

Gjenocidi, vrasja masive dhe puna e detyruar në shkallë të gjerë u bënë shenja dalluese të regjimit. Duke filluar nga viti 1939, qindra mijëra qytetarë gjermanë me aftësi të kufizuara mendore ose fizike u vranë në spitale dhe azile. Skuadrat paraushtarake të vdekjes Einsatzgruppen shoqëruan forcat e armatosura gjermane brenda territoreve të pushtuara dhe kryen gjenocidin e miliona hebrenjve dhe viktimave të tjera të Holokaustit.

Të dielën e 22 qershorit 1941, nisi operacioni 'Barbarossa' dhe në orën 3:15 Vermahti sulmoi Bashkimin Sovjetik, pa e marrë parasysh Paktin Hitler-Stalin për mossulmim.Muaj të tërë, Hitleri dhe gjeneralët e tij punuan për këtë moment. Mbi tre milionë e gjysmë gjermanë dhe ushtarë aleatë të mbështetur nga artileria, aviacioni ushtarak dhe tanket, nisën sulmin në masë dhe pamëshirë. Aviacioni ushtarak bombardoi avionët sovjetikë kur këta ishin në tokë. Linja e frontit u shtrinë mes Detit Baltik dhe Detit të Zi në një gjatësi prej më shumë se 1600 km. Ky është fronti më i gjatë në histori.[2]

Me ofensivën në formën e një lufte blic, nisi faza më e përgjakshme e Luftës së Dytë Botërore dhe e agresionit nazist në Evropë.[2] Pas vitit 1941, miliona hebrenj, kundështarë politik dhe grupe të tjerë të papëlqyer nga nazistët u burgosën, punuan deri në vdekje ose u vranë në kampet e përqëndrimit nazist dhe në kampet e shfarosjes masive.

Ndërsa pushtimi gjerman i Bashkimit Sovjetik në 1941 ishte fillimisht i suksesshëm, ringjallja sovjetike dhe hyrja e Shteteve të Bashkuara në luftë do të thoshte që Vermahti humbi iniciativën në Frontin Lindor në 1943 dhe nga fundi i 1944 ishte shtyrë në kufirin e para vitit 1939. Hitleri e pati nënvleftësuar jashtë mase kundërshtarin dhe Vehrmahti ishte nisur nga premisa, se „me një luftë të madhe blic me beteja rrethimi afër kufijve, do të mund ta mposhtte Bashkimin Sovjetik. Trupat gjermane u përballën me rezistencë të vazhdueshme nga ana e sovjetikëve, që mënin nga taktitkat e gabuara të gjermanëve. Gjithashtu, burimet e caktuara për sulmin nisën të pakësoheshin, duke i vendosur gjermanët në pozitë të pafavorshme.[2]

Më së voni me humbjen e betejës së Stalingradit më 2 shkurt 1943 planet pushtuese të Hitlerit dështuan. Rajhu Gjerman kishte ndërmarrë më shumë nga sa i mbante kurrizi duke hapur luftë në fronte kundër aleatëve perëndimorë dhe Bashkimit Sovjetik. Dështimi i sipërmarrjes Barbarossa konsiderohet si pikë kthese në Luftën e Dytë Botërore.[2] Pas pushtimit aleat të Francës, Gjermania u pushtua nga Bashkimi Sovjetik nga lindja dhe aleatët e tjerë nga perëndimi, dhe forcat gjermane kapitulluan zyrtarisht në maj 1945. Refuzimi i Hitlerit për të pranuar humbjen çoi në shkatërrim masiv të infrastrukturës gjermane dhe vdekje të tjera të lidhura me luftën në muajt e fundit të luftës. Aleatët fitimtarë filluan një politikë denazifikimi dhe vunë në gjyq shumë nga udhëheqja naziste e mbijetuar për krime lufte në gjyqet e Nyrëmbergut.

  1. ^ Ericksen & Heschel 1999, f. 10.
  2. ^ a b c d "Përpara 80 vjetësh: Gjermania naziste sulmon BRSS – DW – 22/06/2021". dw.com. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2023. Marrë më 2023-04-03.