Shko te përmbajtja

Gjesti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lua error te Moduli:Arguments te rreshti 260: table index is nil.

Gjesti
Lindi
Besart Kelmendi

(2000-05-08)8 maj 2000
KombësiaShqiptar
ProfesioniKëngëtar, tekstshkrues
Karriera muzikore
ZhanretPop, Hip Hop
InstrumentiVokali
Vitet aktive2020–aktualisht
LabeliThree60 Music

Besart Kelmendi (lindur më 8 maj 2000), i njohur me emrin e skenës Gjesti, është këngëtar shqiptar nga Kosova. Ai filloi si këngëtar në 2020 me projekte muzikore duke debutuar me këngën "Idiote". Ai fitoi famë të gjerë pas pjesëmarrjes në sezonin e tretë të emisionit të realitetit Big Brother VIP Kosova dhe në sezonin e katërtBig Brother VIP Albania ku u shpall fitues.

Karriera muzikore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjesti nisi karrierën e tij muzikore në vitin 2020 me këngën debutuese "Idiote", e cila u prit mirë nga publiku.[1] Ai u dallua për stilin e tij unik në performancat dhe tekstet muzikore. Klipi i bashkangjitur, me regjinë e Valon Azirit, zuri brenda një jave 1.5 milionë shikime në YouTube,[2] dhe duke zënë 10 milionë shikime deri në fund të atij viti.[3]

Pas suksesit të "Idiote", Gjesti vazhdoi me projekte të tjera muzikore. Në vitin 2022, ai shkroi dhe publikoi këngën "Ani" në bashkëpunim me këngëtaren Ema.[4] Në vitin 2023, Gjesti publikoi këngën "Beba", e cila u shoqërua me një klip veror. Teksti dhe melodia ishin punuar nga vetë këngëtari, me prodhim nga Albos.[5]

Në fund të vitit 2024, Gjesti mori pjesë si banor në spektaklin televiziv Big Brother VIP Kosova 3. Ai qëndroi 83 ditë në shtëpi, duke u eliminua në një televotim përballë Drilon Ramës, i cili u shpall në fund fitues i këtij edicioni.[6]

Pas daljes nga BBVK, ai hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 në vitin 2025, duke qenë një nga surprizat e këtij edicioni. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA, ai arriti të fitojë simpatinë e publikut për sinqeritetin, spontanitetin dhe humorin e tij. Më 20 prill 2025, ai u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.[7]

  • "Idiote"
  • "Princeshë"
  • "Beba"
  • "Oh Zot"
  • "Ku Mete"
  • "Vallah"
  • "Injorante"
  • "A Menove?"
  • "Katile"
  • "Babyboo"
  • "Prap T'thirri"
  • "Qa Mbone"
  • "Veshu Ndrequ"
  • "Ty" (ft Sead)
  • "Vera" (ft Endo)
  • "Ani" (ft Ema)
  • “Zemren“ (ft Bardhi)
  1. "Gjesti, një tjetër emër i ri i skenës debuton me projektin e parë muzikor "Idiote"". Telegrafi.com. 22 janar 2020. Marrë më 20 prill 2025.
  2. "'Idiote' e Gjestit e kap 1.5 milionëshin e parë". Syri Kosova | Lajmi i fundit. 2020-02-01. Marrë më 2025-04-20.
  3. "Deklaratat e artistëve të rinj që u bënë viral me vetëm një këngë në vitin 2020". Telegrafi.com. 2 janar 2021. Marrë më 20 prill 2025.
  4. "Publikohet kënga "Ani" nga Gjesti dhe Ema". RTV21. Marrë më 20 prill 2025.
  5. "Ju kujtohet Gjesti? Kjo është kënga e tij e fundit". Gazeta Projekti. Marrë më 20 prill 2025.
  6. "Si asnjë tjetër më parë – numri total i ditëve që Gjesti ka kaluar i izoluar në dy shtëpitë e Big Brother VIP". Telegrafi. Marrë më 20 prill 2025.
  7. "Gjesti shpallet fitues i "Big Brother VIP Albania 4"". Lapsi.al. Marrë më 20 prill 2025.